JUGA E BARDHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Primo Shllaku

Shko poshtė

Primo Shllaku Empty Primo Shllaku

Mesazh  muratori 2008-11-18, 2:01 pm

PRIMO SHLLAKU,

GOSTIA.
Na ishim pak
dhe kishim pak me thanė.
Dielli ishte pėrshkrue nėpėr tavolinėn tonė
dhe ishte ndalė tek pasqyrat.
Vetėm frutat si kishte zanė hija.
Dora ndiqte copat e diellit
deri tek cepi i tavolinės qė mbaronte me zgrip.
Na pinin ujė tė ndejun
ndonjė dėshironte me heshtė
dhe na e lenim tė heshte
ndėrsa dielli i radhės e prekte nė shpinė.
Flisnim pėr motin, pėr thojzat, pėr piktuart me karbon e teatrin.
Flisnim pėr kambėt e Maries
Ra fjale pėr frutat qė po mbaronin,
u pėrmendėn ato qė do delnin...
Pak ishim qė donim tė flisnim.
Tė tjerėt rrinin aty tė papranishėm.
Flisnim pėr ditėt qė shkurtohen.
Flisnim pėr freskun e darkės.
Flisnim pėr gjoksin e Maries.

Na ishim pak,
askush s’kishte ma qejf tė fliste.
Dikush vėrejti se kėtė radhė
fjalėt kishin sosė para ushqimeve.
Krismat nė tavolinė ishin metalike,
krueset e dhambėve ishin mbarue tė gjitha.

Flisnim pėr Marien, pėr vdekjen e saj,
ra fjala pėr vorrin.
S’e di se kush tha, se ajo ishte skelet tashma.
Lėvizje kėmbėsh nėn tavolinė.
Kjo ishte shenjė se fjalėt,
nėse s’kishin mbarue,
ishin kah mbarimi.

Na flisnim pėr Marien,
pėr jetėn e saj, pėr fundin.
Pinim kafe me thithje tė gjata
dhe pyesnim vetveten
nėse do tė delte njė tjetėr si ajo...

ALEKSANDRA.
Shkojnė autobusėt nėpėr natė.
Zhurma e njenit duket si gjellė
qė heshtas valon.
Ai tė zbret te pragu i derės sime.
Ti sjell me vete mollė,
shkrepse,
dhe trokitje pa durim...

FUNDI I KSAJ VERE.
Ajėr i palėvizun
dhe erna tė mshefta
qė bajnė me mėrdhitė ujnat e fundit tė kėsaj vere.

Gjinkallat sharrojnė zhegun e lodhun,
ndėrsa plepat djalosharė bisedojnė atje nė majė,
me gjuhėn e ndonjė gjethi qė s’mbshet ma.

Dhe shtati i tyre avullon nėpėr zhegun
me sytė e picėrruem
Pjesazhet janė ba tė pjerėta
dhe malet janė ngjitė nė qiell me lehtėsi shpijake,
ndėrsa syni i reshkun kėrkon pemėt e fėminisė,
hijet e pėrhershme
dhe ujnat e fundit tė kėsaj stine.

Gjithēka shtihet pėrpara
nėn dorėn time qė s’mund tė zgjedhė
dhe hija e saj fort i pėrngjet
melankolisė dhe urave tė saj qė mė lidh me botėn.

Njė diell mizor
qė ka zenė vend tamam mbi lėkurėn time tė pambrojtun,
ma thith nga mendje karvanin e duerve tė sime shoqje
qė shkojnė tė lahen ndėr brigjet,
ku reh vala e gjakut tim.

Kjo dritė e fundit tė verės
qė sytė e mi si depėrton,
mė rrzon nė shpinė,
mė ngroh, mė pėshtjell me nji lbyrje tė madhe e tė gjatė,
qė mue mė topit si njė dashuni e re
e ndryshme dhe e pa pėrmbajtshme.


LULE NĖN BORĖ
Po tė niste atė natė,papritmas me ra borė,
do tė delja shpejt me i mbledhė
tė gjitha lulet qė rrejti mot i mirė

Do ti fusja nė vathė kto lule,
tė gjitha si dele tė buta,
tė bardha e tė bindura..,
Tė kėputuna.

E vatha do tė ishte nji buqetė e madhe
me erna tė lehta,
andėrruse, shtegtuse, dėshpėruse.
Vdekja i pėrngjet njė lulje tė bardhė,tė ftohtė si ajo bora
qė atė natė mund tė niste papritmas me ra.
por i pėrngjet dhe vathės ku delet janė lule
e ajo vetė buqet.

I pėrngjet erės sė ēdo lulje tė kputun,
qė shpirti i del, e i bahet aromė.

Po tė niste atė natė,
papritmas me ra borė,
do tė delja shpejt me ndejė
dhe unė nėn borė me lulet.

GJUETARĖ.

Binte shi atė ditė
dhe fėmijėt do tė shkonin pėr zogj.
Ndėr xhepa lastika egurė,
Gurė tė zgjedhun, tė rrumbullaktė.

Atė ditė shiu skishte pushue,
Por fėmijėt e kishin lėnė tė shkonin..
Kėrcisnin gurėt nėpėr xhepa,
I shkrehnin lastikat nė tė thatė.

Varg u nisėn fėmijėt nėpėr shi,
Shoshokut i shkelnin thembrat.
Gratė shifnin andrrėn e fundit,
Burrat thithnin cigaret deri afėr thonjve.

Nji pėr kaēube rrinin fėmijėt ndėr prita,
Shiu u lagte flokėt duert sytė e shpinėn.
I njėjti shi binte mbi zogjt e strukun,
Prandaj rrinin thellė nė zemėr tė ferrave.

Pritėn me orė fėmijėt kalimin e ndonjė zogu,
Iu ngrinė gishtat nė lastikat e pashkrehuna,

Me shi u kthyen me shi ashtu siē dolėn,
n’pėr ajrin blu tė ditės qė mbaron.
I mshefėn rrobat, i ndrydhėn teshtimat
Por askush s’pyeti se si e qysh e tek.

Nėn shi shkuen e nėn shi erdhėn.
Me gurė u nisėn e me gurė u kthyen,
Zogjtė kishin mbetun prej shiut ndėr skuta,
Ai shi prap binte mbi krena t’tyne n’shtretėn.
1987.

PESHKU I VOGĖL (1978)

Atė dite lumi po shterrte.
Mbeti pa grope peshku
dhe pėrherė e ma i vogėl
bahej rrethi i rrugės se tij

Njė diell i naltė
ia merrte ujin gropės,
njė toke e rreshkun
ia thithte ujin gropes.
Peshku
rrotullohej perhere e ne rrathe ma te vegjel,
ma ta vegjel.
Shpina e tij e murrme
u duk si gunge mbi uje.
barku i tij ndeshi ne zall.
Nje diell i nxehte ia thithte ujin,
nje zall i rreshkun ia vidhte ujin
peshkut.
Ky peshk i vogel
s'mund te rrinte ma vec ne bark.
Syni i tij shihte ne ajer,
tjetri vec koken e turbullt.
Mbas pak ai mbeti,
hasi ne toke
dhe miza celiku iu ndalen mbi sy.
Ai u hodh.
Diku nder male
stuhia kish shpėrthye
me shi e me rrebesh.
Ujnat e qiellit,
te bame ujenat e tokes,
po vinin neper zall
ne drejtim te peshkut te vogel
qe luftonte me mizat prej celiku.
Lekura po i thahej peshkut
me nje blu te panjohun.
Uji po vinte
me ballin e vet te shkumezuem,
po vinte drejt peshkur.
Ai perhere e ma rralle perpelitej.
perhere e ma fort ...
Dicka si jeta a vdekja
e shqetesonte peshkun e vogel.
Uji po mberrinte
tue e lage zallin me shkumen e vet kakao.
E ndieu peshku rropamen e ujit
qe po vinte afer,
e ndjeu ...
Ah, po te arrije, po te arrije ...
U ngrit peshku nalt me furi,
mizat u shperndane,
trupi ju njom.
Furia e vales
e shtyu ne nje amull.
U pshtet per breg
dhe, me gojen e hapun,
merrte nje fryme me zor.
Erdhi uji, erdhi uji,
i dha vetes peshku,
por trupi s'iu bind ma.
brenda tij sendet po ndaheshin.
I dha prape vetes qe te ndreqej.
Dicka si truni a zemra a muskujt
nuk i punonin ma peshkut.
Erdhi vone ky uji erdhi vone.
Te vinte atehere kur u duken te parat miza.
Atehere te kishte ardhe ...
Mizat prej celiku u duken prape.
Kesaj here peshku ishte i tyne ...

muratori

Numri i postimeve : 24
Registration date : 16/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi