Faruk Myrtaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Faruk Myrtaj

Mesazh  Admin prej 2008-11-19, 4:45 pm

Wrong Number

Trishtohem tek shoh time shoqe duke punuar me shtiza. Sekush i ka thėnė qė kjo lloj zeje ėshtė efikase kundėr stresit tė emigrantėve. Nuk ndryshon gjė nė humorin e saj, kur i kujtoj se edhe unė emigrant jam. As kur shtoj se nė kėtė vend, tė gjithė janė emigrantė. Nė shpresė se shkak i stresit s’jam unė, ia pranoj shtizėthurjen si zgjidhjeje fiktive.
I mbėshtetur nė anėn tjetėr tė divanit, rri e vėshtroj fytyrėn e saj. Si kurrė mė parė, ndjej se mė vjen keq. Pėr tė. Dhe pėr veten. I ėshtė zbehur drita e syve qė mė turbullonte dikur. Flokėt, qė ia krihja me gishta, i janė tharė dhe lėkura poshtė mjekrės i ėshtė zbutur. Mė besohet se pemėt e drurėt e kanė fatin mė tė mirė se njerėzit, nė kėtė planet. Zhvishen nė vjeshtė, trishtohen nė dimėr, por vjen sėrish pranvera, vishen e kundėrmojnė limfė tė re, dhe cikli nuk mbyllet aq dhimbshėm si pėr njeriun. Ndaj s’kujtohet kush tė thotė se njerėzit rrjedhin prej drurėve. Pėr shkak tė mospėrtėritjes sė tyre...Kishin kaluar mė shumė se dy muaj, kur vumė re se pėrtej dritareve tė ndėrtesės ku jetonim dhe brenda sė cilės punonim, shtrihej njė pyll i gjerė, i mrekullueshėm. Ashtu si ai gjelbėrim i pa vėnė re, rrėshqisnin duarsh jetėt nė kėtė vend. Si ka mundėsi tė mos e kemi vėnė re, pyesim veten dhe njeri tjetrin. Dhe u shndėrruam nė dy fėmijė, magjepsur me ngjyrėn e gjetheve tė pyllit nė vjeshtė. Ndryshohej, brenda ēastesh, nga e verdhė e florinjtė nė njė tė kuqe tė djegur. Pastaj rikthehej e verdha, nė nuancė tjetėr, dhe tė linte nė “ah, shiko...” pėrndezja e sė kuqes. Rrinim pa folur, nė pafuqi pėr tė pranuar se ngjyros-ē’ngjyrosja veē pėr shkak tė diellit ndodhte...
Prej asaj dite, sa herė qė bje fjala a dėgjon veshi biseda pėr jetėn dhe fatin, dashuria pėr to mė ngjan e domosdoshme si dielli. Tingėllon mrekulluese idea se njerėzit s’do tė mund tė merrnin pėrsipėr tė kryenin as edhe punėn mė tė thjeshtė, pa ndjerė dashuri pėr diēka aty qark. S’ka si nisesh, kur nuk tė pret dikush, dhe e krehura ndodh pėr sytė e dikujt tjetėr; s’ka pse rron kur kjo nuk gėzon kėnd, gjer edhe s’mund tė vdesėsh, nėse nuk loton dikush pėr ty...E tėra kjo pėr shkak tė tė qenit pjesė e natyrės. Si drurėt...
“Fati im...”, i them pa zė, “ē’tė kam bėrė...”
S’nginjem sė vėshtruari, pa njė fjalė, me frikėn se jam i lexueshėm nė ato qė mendoj, dhe mė tingėllon thjesht ngushėlluese ē’kam besuar. Njė jetė tė tėrė me njeriun qė kundroj kėto ēaste...Gjysmė e bukur e jetės sime...Jo shumė gjėra, por sadopak tė kam premtuar, vite mė parė...Dhe kėrkoja dashurisht tė mė besoje pa mėdyshje...Ngaqė i besoja edhe vetė ato qė tė thosha...
Nis e lėshohem, pastaj, nė njė numėrim mungesash qė s’kanė tė shterur. Janė rralluar orėt qė e pres, gjithnjė e mė pak e marr ‘hopa’ nė krahė, por jo ngaqė ankohet se i merret fryma dhe, pak e mė pak rrijmė veē pėr njeri tjetrin. Flasim e grindemi e gėzohemi pėr gjėra tė tjera, pėr punė qė duhen kryer dhe pėr ata tė flamosur dollarė qė rrėshkasin duarsh. Mezi na bėhen mbarė ditėt kur jemi tė dy pushim, por edhe atėherė nuk nxitojmė tė ikim, tė dalim prej mureve tė shtėpisė e t’i bashkohemi natyres, si dikur.
Po mėsohemi tė mbetemi veē e veē. Kemi tėrė ato punė pėr tė bėrė, ėshtė e vėrtetė, por s’dimė si dhe s’kujtohem prej kur, filluan tė na bindin se duke qenė bashkė punojmė mė pak. Megjithatė...dashuria nuk humbet, them sėrish me vete. Duke kqyrur me ndjesi miku tė vjetėr ballin e saj, kurthin tim tė dikurshėm. Atė ballė tė dashur, fshehur hera herės prej dallgės sė flokėve pis te zezė. “Tėrė jetėn pėr ty...”, i jam betuar dikur. “Fati im...” i kam thėnė, edhe kur kuptuam se kush djallin na shtyu ta pėrfytyronim fatin e njeriut nė dashuri si pafundėsi pengesash, privimesh e sakrificash. Jeta mund tė konsiderohet e tillė, ajo duhet pėrballuar edhe kur vjen kėshtu, por dashuria...Pėrse duhej tė mbetej e pashpėrblyer ajo? Se jeta tek dashuria merr kuptimin, por s’ėshtė e thėnė qė dashuria tė provohet si ekzistencė. Ndaj pyes dhe pyes dhe s’di t’i falė, ata qė na e shpjeguan dashurine si kalvar tė pėrbashkėt. Qė ėshtė lėndė e pandashme, e pashpėrbėrshme, e pavdekshme, kėtė po, kam dėshirė ta besoj si absolute dhe ta ripėrtyp si relative. Mė josh edhe njė si shtysė praktike: t’ja marrė shtizat dhe t’ja flakė tej dritareve, bashkė me stresin! Mė ēmende, me kėto shtiza Penelope, kur unė jam kėtu...
Por, natyrisht, s’lėviz as gishtin. I bindem idesė se ajo i dorėzohet sinqerisht iluzionit tė dy shtizave qė “japin e marrin paqe pėr tokė”. Mbushem sėrish me mrekullinė e tė besuarit se diku aty duhej tė ishte edhe dashuria, edhe pse s’ishte e lehtė tė dallohej trajta qė kishte marrė sė fundi...Mbase nė thurimėn e shtizave qė, jo krejt rastėsisht, dy janė edhe ato...
Ngrihem pėr tė ikur prej aty. Pėr ta lėnė vetėm. Atė dhe veten time. Pėr pak minuta do tė dilja prej botės sė saj, tė kėrkoja njė provė mė shumė pėr praninė atje. Mė ishin njomur sytė lotėsh. U shtyva pėr nė dhomėn tjetėr. Mbase ishte mė mire kėshtu...
Nė secilėn nga dhomat kishim vendosur nga njė TV. Pultet gjenin stacione tė ndryshme, prej mėngjesit herėt e gjer nė mbrėmje vonė, me orė tė fiksuar vetėshuarje. Tri kompjutera, pa pushim nė punė, me shėrbim interneti shumė tė shpejtė. Ne, ish qytetarėt shtetit mė tė izoluar tė botės, qė dikur druheshim t’i thoshim gjė njeri tjetrit, kumunikonim tashmė me secilin cep tė saj. Mjaft tė klikoje dhe shfaqeshin arinjtė e fundit polarė. I kisha nėnshkruar nja dy peticione pėr rrezikun e zhdukjes sė tyre, ashtu si njė tjetėr nė mbrojtje te balenave nė Detin e Japonisė (dhe s’di pse refuzova tė nėnshkruaja njė tė tillė pėr peshkaqenėt!). Por ndjehemi aq larg me njerėzit qė kemi afėr...
Shtrirė nė dhomėn tjetėr, me dėshirė tė thėrrisja. Me shqisa njomur ndjesish, pa zė: Sa kohė mė ishin humbur, pa vėshtruar imtėsisht fytyrėn e sime shoqeje? Ah, edhe ti, pėrmenda veten, tė qenka shndėrruar nė keqardhje dashuria kėshtu?! Pėr mė keq akoma, nė gjendje tė tillė lėngate shpirtėrore, mė kishte zėnė gjumi. Si vulė e trishtė e sundimit tė ftohjes polare...
Mė pėrmendi njė zile telefoni...
M’u deshėn pak ēaste kthjellimi. Gjithė-gjithė dy a tri miq kishim, nė kėtė qytet tė stėrmadh. Vendlindja na e gėlltiste jetėn nė nofulla llafesh, por s’kishim pritur vetmi kaq ngjethėse, si kjo e kėtushmja. Mezi presim tė bjerė ndonjė zile telefoni. Ndokush, qė ngatėrronte numrin, na kėrkonte ndjesė, pa e ditur i bekuari se na e ndizte pėr pak minuta fitilin e tė qenit midis njerėzish. Ta shihje si thėrmohej qetėsia brenda mureve tė shtėpisė, kur i pafajshmi i telefonatės a ndonjė nga qendrat promovuese, rastiste tė pėrdorte gjuhėn tonė...
Ndonjė shoku im do jetė, mendova, por doli se ishte zė gruaje. I avashtė, si kėrkues ndjese, si marrje frymė me zor. Nuk u prezantua dhe as nuk bėri tė ditur me cilin kėrkonte tė fliste. Gruaja ime vazhdoi tė numėronte thiletė e shtizave anti-stres, por gjeti aq kohė sa tė ngrinte sytė drejt meje si tė pyeste: kush ėshtė? S’mund t’i thosha. S’e dija as vetė me kė flisja, dhe, pėr mė tepėr, mė kishte ardhur nė majė tė hundės anti-stresi i saj. Isha gati t’i thosha: shiko hobin tėnd tė lutem! Megjithatė, ajo priti edhe pak duke mė ndjekur me sy, dhe iu kthye shtizave. Stresit tė saj, i isha shtuar edhe unė. Nė s’kisha qenė vet burimi...
“Kush ėshtė?”, pyeti ajo serish, pak ēaste me vone..
“Njė…” ia bėra, me levizje buzėsh.
Ē’t’i thosha mė shumė? I bėra shenjė tė priste edhe pak.
Vėshtrimi i saj ngulte kėmbė. Mė shumė se kurioze. E pėrqėndruar, e mekur fare, pa frymė, thuaj. As kaq gjė nuk...
Dikur telefonoheshim pėr t’u takuar, kur sapo ishim ndarė me njeri tjetrin...
“Shshshshėėėt!” ia bėra, me gishtin nė buzė.
“Po mė dėgjon?” dėgjova zėrin e asaj tjetrės.
“Po, zonjė...”
“Ah, sa mirė qė mė dėgjon…”
“Po, zonjė, ju dėgjoj mirė.”
“Sot erdhėn ata tė kompanisė telefonike. Isha ankuar pėr faturėn. S’ishte fjala pėr kush e di sa. Madje ėshtė pėr tė qeshur, po tė pėrmend shumėn nė faturė. Me kontratė, jam telefon dėgjues. Vetėm mė telefonojnė. Por, ndonjėherė, mė hipėn njė si mėrzi e madhe dhe e bėj ndonjė zile. Ata tė kompanisė telefonike janė korrekt, ma sjellin faturėn nė kohė, pėr shpenzimet plus. Kishin bėrė njė gabim tė vogėl kėsaj radhe, punė centėsh. Ndaj dhe u dukej e ēuditshme ankesa ime: Pėr kaq pak gjė?!, mė thanė. Bėja tė justifikohesha pse isha ankuar, por nuk mė morėn dot vesh...Nuk mė mbeti hatri me ta, jo! Dhe tani qė e bėj fjalė me ty, nuk ankohem ndaj tyre. S’janė djemė tė kqijė, por mund tė ishin pak mė tė sjellshėm, mė kupton?
Se, po tė ishte pėr tė fajėsuar, duhej tė bėja me faj fėmijėt e mi...Tre fėmijė kam, tre...Tė tre me llogari tė mirė bankare. Mė i madhi jeton nė qytetin tjetėr, u bėnė tri vite s’e kam parė. Por mė telefonon ēdo dy-tri muaj, dy-tri minuta gjė. Dy-tri minutat mbarojnė mė parė se marrė vesh qė mė flet im bir. Po tė duhen dollarė, mė thuaj, nėnė. Kėtė ma thotė edhe goca. Divorcuar pėr herė tė tretė vitin qė shkoi, jeton me boyfriendin, nė anėn tjetėr tė qytetit. Vjenė tė djelave tė fundit tė ēdo muaji. Merre edhe tėt shoq, dua ta shoh, i them. Por kurrė nuk e ka sjellė. Asnjerin prej tyre s’e kam parė. Kam njė mendje se ajo prishet me burrat ngaqė nuk i sjellė edhe tek unė, nė shtėpi...Djali i vogėl i ka mbushur tė dyzetė vjetėt, ka nevojė pėr grua trupi dhe shtėpia e tij, por e ka mbledhur mendjen tė mos martohet. Kush nuk e merrė atė, i bukur po, dhe paguhet mirė atje ku punon...”
Ajo vazhdonte tė fliste. Nuk linte asnjė ēast bosh, si shteg pėr zėrin tim. S’kishin asgjė tė veēantė nė ato qė thoshte, por tė mbante lidhur toni i zėrit, kujdesi pėr tė mos shfaqur pikė kėputje, njė dėshirė e qartė pėr ta lėnė thjesht dėgjues tjetrin. Tjetri isha unė, Ulisi i lidhur askurrkund, pa anije madje, megjithatė pazgjidhshėm.
Ime shoqe i kishte lėnė mėnjanė shtizat. Ja qė paska diēka mė harruese se shtizat, doja t’i thosha. Por s’mundja, nuk doja, e ndjeja se s’duhej ta lija, nė tė vėrtetė, si mund ta braktisja monologun e kėsaj gruaje tė panjohur? Sikur i gėzohesha edhe kureshtjes sė sime shoqe. Qoftė edhe vetėm pse tregohesha aq i duruar me tė panjohurėn, gruaja s’mund tė mė shihte si tė pasjellshėm.
“Tė lutem, mos u largo nga telefoni, tė lutem,…”, mė tha tjetra.
Mbase ishte duke gatuar diēka, a dikush i kishte trokitur nė derė. Vendosa shputėn e dorės mbi mikrofonin e aparatit, tė shpjegohesha tek ime shoqe.
“Nuk di me kė flas...Flet veē ajo...kaq nuk kupton ti?!”
“Po kush ėshtė, pyes...Ti qofsh!” tha ajo. “Mjera unė me ty...”
U afrova tek ime shoqe. E vendosa aparatin midis veshit tė saj dhe timit.
“Aty je? Vazhdon tė mė dėgjosh?”, dėgjova zėrin e tjetrės.
“Po, zonjė, ju ndjek...”
“Lum ajo qė tė ka!”, dėgjova tė thoshte. Ah, sikur tė dinte kush mė kishte, sikur tė dinte ē’mendonte ajo qė mė kishte..!
“Ishte im bir. I vogli, pėr tė cilin po tregoja. Ndodh qė kalon pranė dritares, dhe mė vėrshėllen prej poshtė. Dalė nė ballkon, tė mė shohė ai. A je gjallė, mė pyet. Gjallė jam, i them. Kaq dua, mė thotė ai. Dhe ikėn. Jam nėnė, si tė mos besoj se mė do gjallė. E ndjek me sy, humbet mes makinave qė fshehin njeriun prej njeriut. Gjallė jam, i thashė, gjallė. Dhe, nė tė vėrtetė, s’jam aq pa fat, si duket! Ja, u bė njė copė herė qė flas edhe me ty...”
E ngazėllyer, mbase, qė vazhdonte tė mė mbante dėgjues, u kthye sėrish nė ligjėratėn pėr faturėn disa centėshe tepėr, mė pas rrėfeu hollėsi pėr bisedėn me dikė tjetėr, dhe pėr njė tjetėr qė e kishte paralajmėruar se do tė ankohej nė polici, nėse do t’i telefononte sėrish. E di qė njerėzit janė nė punė, s’ma kanė ngenė, zbuti zėrin ajo. Por unė si tė bėj pa kėmbyer llaf me njeri?!...
Kalova dorėn rreth belit tė gruas sime. Asnjė shenjė bezdisje. Tek prekja, ndjeva dėshirėn e strukur prej largėsisė sė pashkak. Ndėrkoha, gjatė sė cilės trupat tanė s’ishin gjendur aq afėr, tretej me shpejtėsi tė habitshme. Toka nėn dėborė ėshtė gjithnjė mė e ngrohtė se ajri. Ajo mbėshteti dorėn tjetėr te supi im. Pastaj edhe kokėn. Ballin...Si vajzė e drojtur qė kthehej nė ėndėrr reale gruaje.
Ajo tjetra kėrkoi leje tė vazhdonte tė fliste. Me tė butė. Shtruar.
“Mė falni, zonjė, e dini me cilin po flisni?!”
“E pėrse duhet tė di...?!”
“Por...me thoni dot pse duhet t’i dėgjoj unė kėto gjėra...?!”
“U bezdisėt, kėshtu... Edhe ju si gjithė tė tjerėt...Mė falni!”
“S’kėrkoj tė falur, ju lutem...Thjesht doja tė dija me cilėn zonjė po flas…"
“Duhet ta dini me se s’bėn?! S’mund tė flisni me njė tė panjohur? Pak minuta pėr njė tė vetmuar, s’i keni dot?”
Nė ēastin tjetėr, linja ishte mbyllur.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 16
Registration date : 27/10/2007

Shiko profilin e anėtarit http://jugaebardhe.forumattivo.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi