JUGA E BARDHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Kadare

Shko poshtė

Ismail Kadare Empty Ismail Kadare

Mesazh  Admin 2008-11-19, 11:06 pm

Darka e Gabuar

(fragment nga romani me i ri i IK)
marre nga Albania


Ja ē’kishte ndodhur. Atė pasdite tė paharrueshme, kur tanket dhe autoblindat, pas shkarrangjitjes rėnkuese hynė nė qytet, prej njėrės autoblindė, atje te sheshi i Bashkisė, kishte dalė komandanti i divizionit gjerman, koloneli Fritz von Schwabe, mbajtės i Kryqit tė Hekurt.
Pa ēmpirė ende kėmbėt, nė kohėn qė shoqėruesit e tij prisnin urdhrat e para, ai ia nguli vėshtrimin pamjes nė njė mėnyrė, qė i habiti tė tjerėt. E si tė mos mjaftonte kjo, po aq mungues, si tė fliste me vete, shqiptoi fjalėt: “Gjirokastėr... kam njė mik kėtu...”
Shoqėruesit kujtuan se po bėnte mahi, ēka ishte dhe s’ishte e besueshme, pas njė dite aq tė gjatė e plot tė papritura. Por koloneli vazhdoi me tė njėjtin zė: njė mik tė madh, njė shok universiteti... mė tė ngushtin e miqve... vėlla e shkuar vėllait...
Shoqėruesit pritėn qė, mė nė fund, t’ia shkrepte gazit, siē bėhet pas mahive tė tilla e, pasi tė thoshte “bėra shaka”, tė shpjegonte shkakun e mahisė.
Asgjė e tillė s’ndodhi. Pėrkundrazi, duke vėshtruar shoqėruesit me ca sy tė menduar, qė nuk ia kishin parė kurrė, ai tha emrin e mikut, fakultetin ku kishin qenė bashkė nė Młnchen dhe adresėn vendase tė tij: Doktor Gurameto i madh, alias grosse doktor Gurameto, Rruga Varosh, 22, Gjirokastėr. Albanien.
Pa e marrė veten nga kjo, shoqėruesit dėgjuan urdhrin e komandantit qė tė gjendej e tė sillej menjėherė pėrpara tij shqiptari i ēuditshėm. Katėr ushtarė, hipur nė dy trirrotėsha, me mitraloza nė duar dhe me adresėn e tė kėrkuarit, u nisėn me rrapėllimė tė gjenin njeriun.
Ngaqė banorėt ende nuk kishin dalė nga strehimet, askush nuk e pa atė qė ndodhi, mbėrritjen e ushtarėve te porta e doktor Gurametos, trokitjen, marrjen e tij me vete.
Te sheshi i Bashkisė, ndonėse i kishin besuar mė nė fund fjalėt e kolonelit, kur vunė re nervozizmin me tė cilin ai priste mikun e shpallur, shoqėruesve, kushedi pse, iu ngjall pėrsėri njė fije dyshimi. Ishte vėrtet mik i madh, vėlla e stėrvėlla apo dikush qė kėrkohej pėr t’u dėnuar? Pa e vrarė mendjen mė tej, me njėfarė kureshtie, tani po prisnin nėse doktorit tė famshėm do t’i jepej ndonjė medalje e lartė apo do tė pushkatohej pėr ē’kushedi krim.
Trirrotėshat mbėrrinė njėri pas tjetrit, me tė njėjtėn rrapėllimė tė padėgjuar, por qė tani nuk habiste kurrkėnd, ngaqė mbėrritja e doktorit enigmatik s’mund tė mendohej veēse e tillė.
S’dukej tė ishte fjala as pėr medalje e as pėr dėnim. Ishte tjetėr gjė ajo qė pikėrisht ishte dukur e pabesueshme, sentimentale, si nga shekulli i kaluar, mė thellė, si nga koha e kalorėsisė.
Nė krye doktori u duk se shtangu, thua se nuk e njohu shokun e shkollės (kalimi i viteve, uniforma ushtarake e sidomos dy gjurmė plagėsh mbi fytyrė, kishin qenė ndoshta shkaku i mosnjohjes), por pastaj ēdo gjė shkoi siē duhej.
Pėrqafimet e natyrisht mallėngjimi dhe lotėt ishin tė tillė, saqė fije tė tjera hamendjesh nisėn tė valaviteshin e sakaq tė treteshin aty pėr aty... A ishte vizituar koloneli te mjeku kohėt e fundit?.. Nga ana tjetėr... njė pėrdėllim i tillė... kaq... O, jo, jo... nuk mund tė ishte kjo... As njėri e as tjetri s’dukeshin tė atillė... Njė diēka tjetėr ishte megjithatė... Koloneli von Schwabe, ndonėse i ri e me gradė tė paktė, kishte lidhje tė forta atje nė Berlin, nė qendrėn e Rajhut... Ai mund tė dinte gjėra qė s’i dinte kush... Ai mund tė dinte, pėr shembull, se ky doktor shqiptar mund tė emėrohej befas... guvernator i Shqipėrisė.
Ndėrkaq, mallėngjimi vazhdonte. Gjetja e vėllait tė humbur, si ato qė tregoheshin nė baladat e vjetra, nuk do tė ishte mė prekėse. Koloneli, si tė ishte nė mendjen e tyre, po i thoshte diēka tė ngjashme doktorit.
Nibelungen, he? Kodi Lek Dukaxhin, he? Tė kujtohet ē’mė thoshe te “Taverna e vejushės Marthe”? Besa shqiptare, mikpritja.
Mė kujtohet, si s’mė kujtohet?, pėrgjigjej doktor Gurametoja i madh.
Ishte i mallėngjyer pa dyshim edhe ai, por njė hije e pashpjegueshme i kalonte herė pas here nė sy.
Fytyra e kolonelit, gjithashtu, herė pas here ngurosej.
Kaq shumė e ėndėrroja kėtė takim, thoshte mendueshėm. Kur qėllonte qė dikujt i tregoja pėr ty dhe pėr Shqipėrinė, siē e kisha lexuar te Karl Maye dhe siē ma kishe thėnė ti, mė merrnin ndoshta pėr tė marrė... Sepse ata nuk e dinin lidhjen time me ty... Nuk e dinin se, kur kujtoja se po jepja shpirt, ty tė kisha ndėr mend. Aq shumė tė kisha ndėr mend, saqė befas m’u duk se jo mjeku ynė ushtarak, por ishte ti qė po mė operoje... Tė kujtohet kur mė kishe thėnė se kishe parė njėherė njė ėndėrr tė frikshme, ku tė dukej se po operoje vetveten?.. Ja, ashtu m’u duk... Po mė operoje ti... pavarėsisht se veglat i kishte ndėr duar tjetėrkush... Pra, ti mė shpėtove... mė ngjalle, mė thirre, mė ktheve nga vdekja.
Nė ēast e preu tė folurėn dhe vuri dorėn te balli, aty ku kishte njėrėn nga shenjat e plagėve. Kur nisi tė fliste prapė, zėrin e kishte tė ngadaltė, gati-gati tė pikėlluar.
Kėshtu pra... kur mora urdhrin... kur mė thanė: merr divizionin e tankeve dhe shko tė pushtosh Shqipėrinė... mendimi i parė ishte pėr ty. Ishte fjala jo ta pushtoja, por ta shpėtoja Shqipėrinė, ta bashkoja me Rajhun e pėrjetshėm dhe, natyrisht e nė radhė tė parė, tė tė gjeja ty, vėllain tim... Dhe kėshtu u nisa hareshėm nė vendin e Besės, siē mė kishe thėnė ti...
Ai prapė pushoi sė foluri, kėtė herė pėr njė kohė tė gjatė.
Nė qytetin tėnd, doktor Gurameto, mė qėlluan.
Zėri i tij ishte tani i ngjirur dhe fytyra i nxinte.
Shoqėruesit ndiqnin tė zymtė tė folurėn e kolonelit. I ngrirė, pa thėnė asgjė, dėgjonte doktor Gurametoja i madh.
Mė goditėn pabesisht... Kur pararoja, me shpirt ndėr dhėmbė, arriti tė jepte lajmin: na goditėn! mendimi im i parė ishte prapė pėr ty. Pėr fajin tim, ngaqė tė besova ty, i shtyrė nga mallėngjimi, mendjelehtėsisht i kisha nisur drejt vdekjes. Nuk e fsheh, me pezėm tė tmerrshėm thirra: Gurameto, tradhtar, ku e ke besėn tėnde shqiptare, ku?!
Ja ku doli, gati sa nuk thirrėn me zė shoqėruesit e kolonelit... Kishte dalė atje, ku ata kishin dyshuar. Doktor Gurametoja i madh ishte i humbur.
Ai vetė rrinte shtang, pa u pėrgjigjur. Zėri i kolonelit sa vente bėhej mė i mbytur. Tė dėrgova lajm. Mijėra fletushka tė hodha me avion. Po vij si mik. A pret miq, o i zoti i shtėpisė? Pastaj, si pėrgjigje, u duk pararoja qė po kthehej me shpirt ndėr dhėmbė. Kur pashė ushtarėt e mi, me kokat qė u vareshin anash motoēiletave, nuk e fsheh, mė erdhi tė ulėrija. Ku janė fjalėt qė kemi folur te “Taverna e vejushės Marthe”, ku ėshtė besa jote, Gurameto? Pėrse nuk flet?
Doktori, mė nė fund, arriti tė fliste:
S’tė godita unė, Fritz.
Ah, ashtu?! S’mė godite ti? Aq mė keq. Vendi yt mė goditi.
Unė pėrgjigjem pėr portėn time, jo pėr atė tė shtetit.
Ėshtė njėlloj.
S’ėshtė njėlloj. Unė s’jam Shqipėria, ashtu si ti s’je Gjermania, Fritz.
Ah, ashtu?
Ne jemi tjetėr gjė.
Koloneli uli sytė dhe qėndroi njė grimė kohė mendueshėm.
Tjetėr gjė, murmuriti. Thėnie e bukur. Ti je i ēuditshėm, Gurameto. Kėshtu ke qenė pėrherė, i veēantė. Ti je Mbinjeri, apo jo? Domethėnė, ti s’je i kėsaj bote.
As ti, Fritz.
Do tė thuash, ndaj s’merremi vesh me tė tjerėt?
Ndoshta. Unė kam mbetur ai qė isha.
E unė jo? Ti mendon se uniforma qė mbaj, plagėt qė kam marrė, lufta, Kryqi i Hekurt mė kanė ndryshuar? Ja ku ta them, aspak.
Nė qoftė ashtu, Fritz... Nė qofsh ai qė ke qenė, unė tė ftoj pėr darkė nė shtėpinė time, sipas kodit qė kemi folur. Sonte.
Koloneli vuri dorėn te balli, si ta kishin goditur. Vėshtrimin e kishte tė akullt, thua se ai vėshtrim thoshte: tė shkoj pėr darkė, nė vendin ku mė qėlluan pas krahėsh?
Pėrpara se tė pėrgjigjej e pėrqafoi Gurameton, por kėtė herė ftohtėsisht. Ky i fundit, duke e marrė atė pėrqafim si mospranim tė ftesės, tendosi qafėn. Pėrgjigja, pėr habi, ishte e kundėrt.
Tė jap fjalėn se do tė vij. Pastaj, duke ia afruar kryet te veshi, pėshpėriti: s’besoj se ke me mė pre nė besė.
Fjalėt e fundit i tha gjysmė shqip e gjysmė nė gjermanishte tė vjetėr.
Kur mbrėmja ra mbi qytet, doktor Gurametoja i madh ndjeu ta kaplonte njė pikėllim i madh, i panjohur. Tek dėgjonte zhurmat e pėrgatitjes sė darkės, qė nga tremja e katit tė dytė, vėshtronte portėn e shtėpisė, ku i ftuari do tė trokiste.

......................................................................................................................................

Ai erdhi pėrpiktas nė orėn qė kishte premtuar, ēuditėrisht, pa zhurmė e rrapėllimė, si tė kishte flatruar mbi qytet, pėr tė mos e marrė vesh askush. Pikėrisht kėshtu e kuptoi atė heshtim i zoti i shtėpisė, ndaj pyetja e parė qė i bėri ishte nėse duhej tė ulte perdet e tė fikte gramafonin.
Pėr habinė e tij, tjetri u pėrgjigj: kurrsesi. Kur koloneli Fritz von Schwabe shkonte pėr darkė e sidomos nė Shqipėri, le tė ndizeshin llambat e tė gjėmonte muzika, siē e kėrkonin doket.
Ti mė thirre pėr darkė, unė erdha!, tha me zė tė bujshėm.
I qeshur e plor gjallėri ngjiti shkallėt, ndjekur nga shoqėruesit, pas tė cilėve vinte ushtari me njė arkė me shampanjė. Ashtu hynė nė sallonin e madh, i puthėn dorėn zonjės sė shtėpisė dhe vajzės, pa harruar tė pėrshėndesnin prerazi dhėndrin.
Zėnia e vendeve nė sallon, hapja e shampanjės dhe zgjedhja e muzikės pėr gramafon vazhdoi njė copė herė. Njėfarė mpirjeje, e shkaktuar ndoshta nga ajo qė asnjė shtėpi shqiptare ende nuk kishte pritur ushtarakė gjermanė, ashtu si kėta tė fundit s’kishin pasur tė tillė rast, u kapėrcye kur tė ftuarit zunė vend nė tryezėn e darkės.
Qysh nė krye u duk se ajo kishte marrė pėr mbarė. Hareshėm ngriheshin dollitė dhe zhurmėria e tryezės i shkonte shkumbėzimit tė shampanjės, e kjo e fundit kryqėzimit tė bisedave, qė nuk kishin as vazhdimėsinė e mėrzitshme e as ndėrprerjen e shthurur. Koloneli me tė zotin e shtėpisė disa herė folėn vesh mė vesh, pa e fshehur se ngacmoheshin pėr kujtimet studenteske, tė cilat kurrsesi nuk mund tė pėrfytyroheshin pa emra pijesh e zonjushash, nė kohėn qė zonja Gurameto, me sytė e saj tė qeshur, jepte tė kuptonte se nuk bezdisej aspak prej tyre.
O Zot, psherėtiu koloneli pas pak. Zėri nuk ishte aq i lartė, megjithatė njė heshtje u krijua aty pėr aty. O Zot, tha prapė ai, kaq javė, kaq muaj kam ėndėrruar tė gjendem nė njė shtėpi tė tillė...
Sytė iu mjegulluan prapė. Zėri iu zbut, ashtu si pasdite te sheshi i Bashkisė.
Kaq javė e kaq muaj, vazhdoi me zė tė ulėt, midis Europės sė shkretuar, rrethuar nga morti e urrejtja, nuk ėndėrroja veē njė darkė tė tillė... Gurameto, miku im, kur pak mė parė tė thashė se ditė tė tėra mendjen e kisha tek ty, kjo t’u duk ndoshta e tepruar. Por mė beso, kam qenė i sinqertė... Nga tė gjitha shtėpitė e mundshme, ku ėndėrroja tė bujtja, nė krejt kėtė kontinent tė trishtuar, e para e mbi tė gjitha ishte shtėpia jote.
Tė besoj, u pėrgjigj i qetė Gurametoja.
Tė faleminderit, vėlla... Ishte dyfish joshėse.
Ngaqė ishte jotja dhe ngaqė ishte shqiptare. Ashtu siē ma ke thėnė ti. Lek Dukaxhin... A mė jep besėn, o i zoti i shtėpisė! Formula madhėshtore. Gjithė kohėn mendoja se, jo mė kot, doket tona tė lashta gjermanike ngjajnė me tuajat... Ato kode qė bota i ka harruar, por qė ne do t’i ringjallim... Kėto thosha me vete, tek rrugėtoja mespėrmes Europės sė kallkanosur nga dimri... Tė gjitha i kishim, tė gjitha po i fitonim, veē diēka mungonte...
Njė nga oficerėt deshi tė pėrfitonte nga heshtja, pėr tė ngritur njė dolli, por vėshtrimi i kolonelit e bėri ta linte gotėn nė vend.
E folura e tij sa vente e bėhej e vėshtirė.
Dhe, siē tė thashė, kur mora urdhrin ta pushtoj... domethėnė ta... bashkoj Shqipėrinė, mendimi i parė ishte, do shkoj te vėllai i em. Do ta gjej kudo qė tė jetė. Dhe ja, erdha... por ti...
Ti...
Darkėtarėt vėshtronin njėri-tjetrin, pastaj sytė e tė zotit tė shtėpisė, si tė kėrkonin ndihmė se si tė shmangej kjo bisedė. Doktor Gurametoja ishte zymtuar pėrsėri.
Ti mė godite, Gurameto... Pas krahėsh, pabesisht.
Jo unė, tha dokori qetėsisht.
E di. Por ti e di mė mirė se unė se Lek Dukaxhin... se kodi juaj kėrkon gjak pėr gjak... Gjak gjerman u derdh... gjaku nuk hup kurrė...
Me sy tė mbyllur doktor Gurametoja priste vendimin.
Tetėdhjetė pengje do ta lajnė atė gjak... ndėrsa ne hamė darkė, ata mblidhen... portė mė portė...
Fytyra e tė zotit tė shtėpisė mbeti e ngurosur. Kishte dėgjuar diēka, por kishte kujtuar se urdhri do tė sprapsej.
Tė gjithė prisnin se ē’do tė pėrgjigjej. Ndihej qė diēka do tė dilte nga ai gur. Tė thoshte, pėr shembull, pėrse m’i thua mua kėto? Ose: tė thirra si mik, nderomė siē tė nderoj. Ose thjesht tė shqiptonte formulėn e vjetėr pėr druvezėn e turpnueme. Pas sė cilės, siē e kėrkonte Kodi, tė dilte nė dritare pėr me lajmėrue gjindjen se miku gjerman i kishte turpnue druvezėn.
Doktor Gurametoja i madh nuk tha asgjė tė tillė. Ajo qė do tė thoshte ishte tjetėr gjė, kėtė e ndiente, por edhe mė e ndryshme ishte ajo qė mendonte.
Nė tė vėrtetė, s’ishte mendim. Ishte thjesht diēka e beftė, e pavend, shi nė kohėn qė s’duhej, njė ndėrhyrje nė trurin e tij, qė ngjante se lidhej me ėndrrėn e ēuditshme, qė ia kishte kujtuar koloneli disa orė mė parė, te sheshi i Bashkisė. Vetėtimshėm, me qartėsi verbuese, si asnjėherė tjetėr e kujtoi ėndrrėn kur, i shtrirė nė tryezėn e operacionit, befas kishte vėnė re se mjeku qė po e operonte ishte ai vetė. Ishte habitur disi, aq sa mund tė habitej njeriu nė ėndėrr, madje, mė fort se kjo i kishte bėrė pėrshtypje shprehja e fytyrės sė tjetrit. Prej saj nuk kuptohej nėse e kishte njohur a jo, madje, kishte patur dėshirėn t’i thoshte: jam unė, a s’mė njeh? Ndėrkaq, kirurgu me thikat nė duar e dha njė shenjė njohjeje, por tepėr tė zbehtė, siē ndodh kur njeriu takon dikė tė bezdisshėm, dhe ai prapė deshi t’i thoshte: kujdes, ki mėshirė, a nuk e sheh qė jam unė, domethėnė, ti vetė? Por mjeku kishte vėnė maskėn mbrojtėse ndėrkaq, dhe tani atij i duhej tė zbėrthente shprehjen e maskės. Ajo ndryshonte. Herė i dukej se i jepte tė kuptonte se, natyrisht, do tė kishte mėshirė pėr tė, si pėr tė vetin, e herė e kundėrta, pėr gjithkėnd mund tė kishte dhimbsuri, veē pėr tė jo.
Deshi t’i thoshte: pse? Por narkoza nuk e linte. Shprehja e maskės sa vente bėhej mė e rreptė. Tani qė mė re nė dorė, do ta shohē ē’do tė tė punoj.
Dhe tortura vazhdonte. Bėra shaka, ti je unė, si mund tė tė bėj keq? E fill pas kėsaj, idiot, si nuk e paske mėsuar se armiku mė i madh i njeriut ėshtė vetvetja? Si s’e ditke ti se nga tjetri ka gjasė tė shpėtosh, por nga vetvetja kurrė? Dhe maska ishte pėrkulur mbi tė pėr t’i ngulur thikėn e parė, shi atėherė kur ai, nga klithma e vet, ishte zgjuar.
Nė tryezėn e darkės koloneli po i thoshte diēka, por zėri vinte si nga jashtė dhe ai s’ishte i sigurt se ia shkoqiste fjalėt. Ti mė ngjalle, Gurameto. Zėri ishte i ulėt, fare i ulėt: mė ngjalle pėr tė zezėn tėnde.
Natyrisht, pėr tė zezėn e vet ishte kjo qė po ndodhte. Qysh tani, me siguri, anekėnd qytetit po pėrgojohej si tradhtar. Dhe mė pas, nė ditėt qė do tė vinin, nė stinėt, vitet, madje pas vdekjes, me siguri qė ashtu do tė pėrmendej.
Ai donte tė klithte, si atėherė nė shtratin studentesk nė gjumė, pėr tė shpėtuar nga ky makth. E hapi mė nė fund gojėn, por nė vend tė klithmės, nxori vetėm dy fjalė, madje edhe ato qetėsisht:
“Liroji pengjet, Fritz!”

(Vijon nė libėr. Lexim tė mbarė)



16 Nentor 2008
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 16
Registration date : 27/10/2007

https://jugaebardhe.forumattivo.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi