Kadareja, mes ėndėrrimeve djaloshare dhe makthit...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kadareja, mes ėndėrrimeve djaloshare dhe makthit...

Mesazh  muratori prej 2008-11-20, 4:54 am

Kadareja, mes ėndėrrimeve djaloshare dhe makthit tė pallatit tė ėndrrave


Dr. Margarit Gjoka

Tetori i ēdo viti nė botė pėrjetohet si muaji i ēmimeve Nobėl dhe qė prej rreth njė dekade me interes tė veēantė edhe nga bota shqiptare dhe ballkanike meqė njė shkrimtar i kėsaj treve, Ismail Kadare, ka qėnė nė pritje tė telefonatės magjike pėr akordimin e kėtij ēmimi. Edhe kėtė vit telefonata e pritur mungoi, por ndėrkaq nuk munguan diskutimet dhe parashikimet si nė arenėn shqiptare dhe atė botėrore. Njė numur konstant kundėrshtarėsh tė zellshėm rishpalosėn argumentat e tyre kundėr Kadaresė dhe njė numur akoma mė i madh lexuesish qė rritet me progresion gjeometrik mendojnė se Kadareja e meriton njė trofe tė tillė.

Nga treva shqiptare, konstant nė konfliktin anti-Kadare, gjejmė Rrexhep Qosen i cili, gati njė muaj para “Stinės sė Nobelave”, gjatė njė interviste nė panairin e librit nė Ulqin, i mėshoi edhe njė herė tezės sė tij “Kadareja-mit i komunizmit” duke ricikluar nė format tė shkurtėr librin e tij “Tė vėrtetat e vonuara” dhe bile duke e bėrė pėrgjegjės atė pėr “mos njohjen e Kosovės” nga vendet e Lidhjes Arabe ku ka aderuar Shqipėria!!! Krejt ndryshe e vlerėson John Carey, kryetari i jurisė qė i akordoi Kadaresė ēmimin Man Booker International pėr letėrsinė nė 2005, i cili nė pėrshėndetejen e dhėnies sė ēmimit theksoi se “Kadareja ėshtė mbrojtės i kulturės dhe historisė shqiptare”

Kurse nė arenėn e jashtme gjejmė njė artikull “review” nga Barry Baldwin (shfaqur nė internet nė 26/09/2008), profesor nė Universitetin e Calgary-it, nė Canada me 12 libra tė botuara dhe rreth 600 artikuj pėr historinė dhe letėrsinė e Greqisė, Romės, Bizantit dhe Shqipėrisė. Nė artikullin e fundit ai evidenton tė gjithė kritikėn qė ka filluar ndaj Kadaresė qė pas 1990 kur kėrkoi strehim politik nė Francė e gjer mė sot.

Artikulli nuk ėshtė shkruar me stil tė paanshėm, pėrkundrazi qėmtimi i “argumentave” ndaj tij nga autorė tė tjerė nuk pėrbėn aspak kritkė letrare dhe e rendit atė nė lobin anti-Kadare”. “Kadareja-thotė qė nė fillim Baldwin – ka njė avantazh artificial sepse ėshtė pėrkthyer nė anglisht, fat tė cilin nuk e kanė pasur njė sėrė shkrimtarėsh tė tjerė si Dritėro Agolli, Neshat Tozaj, Teodor Laēo, Nasi Lera, Dhimiter Shuteriqi etj. Pra Baldwin me fjalė tė tjera na thotė se po qe se gjendet pėrkthyesi i kėtyre autorėve, atėherė letėrsia shqiptare do ketė shumė Kadare, thėnie qė as ai vete nuk i beson. Por ndėrkaq edhe pėrkthimet nga David Bello nė anglisht tė Kadaresė nga varianti i tyre frengjisht Baldwin i quan pakuptim “ashtu si tė lash rrobat nė ujin ku dikush tjetėr i ka larė ato njėherė (citim ky i huazuar nga njė letėr qė Blendi Kraja i dėrgon David Bellos). Edhe vetė Bello pranon se fillimisht nguroi dhe u pėrpoq tė gjente njė pėrkthyes profesionist tė shqipes nė anglisht por nuk mundi. Dhe pėrkthimet direkt nga shqipja nė anglisht tė realizuara nė Shqipėri ai i konsideron tė sakta por me njw gjuhė tė vjetėruar dhe gati tė leshtė (drunjtė nė tekst) [The Complet Review, volumi 4, maj 2005]. Ndėrkaq pėrkthimet nė frengjisht tė Jusuf Vrionit ishin mė shumė se profesionale, thotė mė tej David Bello, prandaj u angazhua nė kėtė mision tėrheqės. Nė tė vėrtetė megjithė se kjo eksperiencė e ripėrkthimit ėshtė e njohur nė botė, kritika qėndron dhe Peter Morgan jep fragmente tė pasakta tė perkthimit anglez nga versioni francez i Jusuf Vrionit [The Modern Language Review, 1 Prill 2002].

Por pėrgjithėsisht, megjithė alterimin e mundshėm tė orgjinalit nga dy pėrkthime radhazi Kadare ka magjepsur edhe botėn aglishtfolėse dhe mė gjėrė me romanet e tij ndonse shumė mendojnė se Kadare ėshtė mė shumė njė fenomen i botės frankofone. Pra aq mė bindėse do jetė kjo magjepsje nga pėrkthimi nė anglisht i origjinalit shqip tė kėtyre romaneve.

Sipėrmarja pėr demitizimin e Kaderesė nga Balldwin ka tre boshte: a) vlerėsimi negativ i veprės letrare tė Kadaresė b) evidentimi i Kadaresė si kontradiktor nė situata politike komplekse c) etiketimi i Kadaresė si shkrimtar oborri dhe konjuktural.

(vijon)

muratori

Numri i postimeve : 24
Registration date : 16/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi