DUKE PRITUR BARBARĖT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

DUKE PRITUR BARBARĖT

Mesazh  muratori prej 2008-11-20, 7:19 am

DUKE PRITUR BARBARĖT



Nga Vasil Vasili



“Barbarė”, nė origjinė, ėshtė fjalė helene, parakristiane. Shėnonte ata popuj qė s’flisnin gjuhėn e shkruar e s’kishin formimin psikik helen.

Nė rrjedhėn e historisė: sė pari, u quajtėn tė tillė fiset gjermanike, qė gjatė shekujve tė parė tė erės sė re shkatėrruan Perandorinė Romake tė Perėndimit (viti 476), por kultura romake u shndėrroi doket e ashpra pagane, ndėrsa ata, me gjakun e tyre tė shpėrndarė nėpėr Evropė dhe me shtetet qė krijuan, i dhanė shtyllėn e tretė qytetėrimit perėndimor tė sotėm, krahas kulturės greko - romake dhe krishtėrimit.

Do anashkalojmė sqimatarin e koncepteve tė ngulitura nga morali dhe semantika puritane pėr tė hyrė nė brendėsinė e pallatit shumėkatėsh tė poezisė “Duke pritur barbarėt” tė Konstandin Kavafit, pėr tė kuptuar si i trajton “barbarėt” ky krijues i madh, nga e nxjerr kėtė fjalė tė nėmur nga kohėt moderrne, si e vė pranė dhe brenda psikikės sonė tė nginjiur me qytetėrim.

“Duke pritur barbarėt” ėshtė njė poezi me tharme paradoksale. Nė sipėrfaqe ajo ka njė kundėrrrjedhė morale, e cila tė huton, tė pėshtjellon konceptet dhe psikikėn historike puritane. Thelbi i paradoksit moral tė kėsaj poezie ėshtė nxjerrja nė shesh e ceremonialit qė pėrgatit qyteti-perandori pėr tė pritur barbarėt. Nė ceremonial janė tė gjitha katet shoqėrore: perandori me kurorė i ulur mbi fron, me pergamen nė dorė ku janė shkruar tituj dhe emėrime tė shumta pėr barbarėt, konsuj dhe pretorė veshur me toga tė kuqe, me byzylykė me kuarce, me unaza me esmeraldė dhe farfuri dhe arturina tė tjera, senatorė qė presin e nuk nxjerrin ligje, gojėtarė qė sot mungojnė nė foltore.

Nė ceremonial i pranishėm ėshtė edhe populli.

Ēۥfarė pret populli nga barbarėt? Me praninė e tij nė ceremonial, me njė rol jo vetėm figure, poezia tė fut nė pėshtjellime mė tė thukta. Sipas njė kėndvėshtrimi, populli ėshtė i paqortueshėm moralisht.

Ta lėmė puritanizmin kombėtar dhe tė vijojmė tė futemi mė tej nė kthinat e poezisė sė Kavafit, atje ku ai s’ėshtė puritan por kozmopolit, pra me njė arsye mė shumė pėr t’u besuar.

Ceremoniali ėshtė i ngritur me pėrgatitjet mė tė kujdesshme, me mbikėqyrsa tė rreptė profesionistė. Ai ka filluar herėt nė mėngjes.

Ankthi i pritjes sa mė madhėrisht barbarėt ėshtė i prekshėm.

Nga mirėkuptimi i ceremonialit prej barbarėve do tė pėrcaktohet jeta e mėtejshme e qytetit dhe e kateve shoqėrore tė tij. Por diēka s’shkon mirė matanė kufirit. Barbarėt s’janė futur nė hulli pėr t’u nisur drejt qytetit perandorak. Kėtė fakt s’e di as perandori(?), as populli. Nė qytet vijon pritja me ceremonial tė pashkrehur. Vetėm se koha ceremoniale ka njė kufi formal pėr t’u zhvilluar, sepse do tė vijė nata dhe do t’a mbyllė ciklin e pritjes perandorake tė qytetit. Nata ėshtė njė cikėl tjetėr i jetės.

Nata mund tė jetė edhe njė pėrsiatje e dhimbshme pėr ceremonialin e pamoralshėm. Por ato qė ndodhin natėn nė nėndėrgjegje, ditėn tregohen si ėndėrra dhe ėndėrrat harrohen shpejt si pjesė e vdekur bestytnie. Ato s’ruhen dhe s’kanė fuqi si ndėrgjegje vepruese, vetjake dhe shoqėrore.

A ka pjesė tė shoqėrisė, qė nė ciklin kthjellues tė natės i bren pėrsiatja e dhimbshme pėr ceremonialin e pamoralshėm tė lidhjes sė ndėrgjegjes sė tyre me llogjikėn e interesave barbare? Po shumica e popullit, po katet e sipėrme tė shoqėrisė, kanė brejtje ndėrgjegjeje?

Cikli i ditės u mbyll pėrzishėm. Nuk erdhėn barbarėt shpėtimtarė. Gjithshka ceremoniale u shkreh rrėmujshėm. Nė fytyra dhe nė shpirtra lindi befas njė ankth: “Pse s’erdhėn barbarėt”?

Ata qė kishin ardhur nga kufiri thanė se nuk ka mė barbarė. Si? Si thatė? S’ka mė barbarė? Pėr qytetin perandorak, ky lajm, ky lajmzi ėshtė i pabesueshėm.

Rrjedhimisht ai prish drejtpeshime shpirtėrore dhe formuese tė ngritura nė kohė. Po rrjedhimisht, nė kėtė ēast ai ėshtė pėshtjellues.

Tė gjithė besonin se ka barbarė. Vetėm disa qė ishin larg qytetit tė molisur, larg perandorit, larg orakujve obortarė sollėn njė lajm nga skajet qė lidhen me toka tė tjera, jashtė perandorake se: “S’ka mė barbarė”.

Po mė pėrpara, a kishte patur njerėz tė tillė qė vinin nga skajet e perandorisė, qė dini se pėrtej kufirit, pėrtej ngastrave tokėsore dhe shoqėrore s’kishte barbarė? A e kishin pėrcjellė ata kėtė “Barbarė s’ka mė”? nėqoftėse e kishin pėrcjellė, pse s’ishte dėgjuar kjo bzajtje? Apo s’ishte koha pėr tė besuar realitete tė cilat ishin ngulitur ndryshe nė ndėrgjegjen e qytetit perandori?

Apo diēka tjetėr kundėrthėnėse, e fuqishme e pėrditshme obortare i kishte afruar barbarėt, madje i kishte futur brenda ndėrgjegjjes sė qytetit dhe ēdo zė qė vinte nga larg, pėrtej kufijve ishte i zbehtė, acarues, i pabesueshėm?

Nė poezinė “Duke pritur barbarėt” Kavafi i ėshtė shmangur kuptimit historik dhe semantik tė cilėsorit “barbar” dhe ka synuar njė tjetėr kuptim historik dhe semantk tė termit “barbar”. Ai ėshtė krijues i lirė nga ndėrgjegjet e tjera.

Natyrshėm barbarėt priten me qėndresė pėr tė mbrojtur qytetėrimin. Perandori dhe qytetarėt e qytetit tė perandorit i presin me ceremonial madhėshtor.

Kufijtė moralė, kulturorė, psikikė etj., midis barbarėve dhe qytetarėve, nė qytetin e poezisė sė Kavafit, janė shkrirė aq shumė, sa nuk duket kush janė barbarė: qytetarėt qė kėrkojnė tė vijnė barbarėt apo janė barbarė barbarėt qė do tė vijnė tė bėjnė njė zgjidhje pėr qytetin?

Arsyeshėm, barbarėt qė bėjnė njė zgjidhje tė kėrkuar nė qytetėrim nuk janė barbarė. Arsyeshėm, qytetarėt qė kėrkojnė tė bėjnė zgjidhje nė qytetėrim me ndėrmjetėsinė e barbarėve, janė barbarė.

Poezia e Kavafit ėshtė njė eklektizėm historik, enkas pėr tė spikatur njė barbarizėm tė mundshėm dy kahėsh, i cili s’mund tė kqyret nė njė kuadėr historik pa fuqinė pėrgjithėsuese tė poetit.

Njė gjė ėshtė e qartė: Kavafi ėshtė shumė i kthjellėt nė kumtin qė pėrcjell.

Njė ceremonial nderues pėr barbarėt, njė zgjidhje nga ata s’ėshtė thelb i shėndetshėm qytetėrimi. Kjo mėnyrė tė menduari me njė psikikė tė pėrbashkėt, tė njėsuar qytetar-barbar, ėshtė molisje psikologjike, ėshtė zvetėnim, sepse barbarėt e kanė kthyer kohėn zhvilluese mbrapa.

Nga mbyllja e ciklit, nga zvetėnimi rrjedhin patologji shoqėrore.

Barbarėt qė pret qyteti i poezisė sė Kavafit, pėrfytyrohen si tė mystė, formė qė do tė futet nė qytet, ndėrsa qyteti pėrfytyrohet i lugėt, formė qė do tė presė barbarėt nė qytet.

Me fjalė gjinore, barbarėt pėrfytyrohen meshkuj dhe qyteti, femra. Qyteti pret rolin veprues, zhvillues tė barbarėve.

Me terma historikė do tė thoshnim se barbarėt (tė mystė, veprues, zhvillues, meshkuj) pėrfaqėsojnė patriakatin, ndėrsa qyteti (i lugėt, pritja, pritsja, femra) pėrfaqėson matriakatin.

Nė histori patriakati ėshtė i mysėt, ėshtė pas matriakatit, ėshtė i futur nė matriakatin e lugėt.

Barbaria ėshtė e lidhur me shumė fije me matriakatin. Patriakati ėshtė i lidhur me qytetin, artet, familjen.

Atėherė ē’ndodh nė qytetin e poezisė sė Kavafit?

Le tė futemi mė thellė nė thelbin e poezisė dhe atje do tė gjejmė njė formė tė kohės, pritjen. Me pritjen ėshtė ndėrtuar e gjithė poezia me nėnshtresat e saj tė shumta kuptimore.

Pritje, pritje e dėshiruar e barbarėve prej qytetarėve, obortarėve dhe perandorit. Meqėnėse barbarė s’ka, rrjedhon qė pritja bėhet pėr njė kohė qė ka ikur, pėr tė rikthyer vetėm fantazmėn e psikikės sonė.

Pritja nė poezinė e Kavafit konvencionalisht ėshtė njėditore, ndėrsa pritja e vėrtetė s’dihet sa ka zgjatur. Ē’farė ėshtė pritur qė ka sjellė nevojėn e thirrjes sė barbarėve tani? Ē’farė s’ka punuar mirė nė jetėn e qytetit, nė kohėn e tij tė shėndetshme, ē’farė ėshtė prishur qė do t’a riparojnė barbarėt? Kush ėshtė pėrplasur nė qytetin perandorak? Ē’farė ėshtė premtuar dhe s’ėshtė kryer? Edhe njė herė: pritja ėshtė njė formė e kohės. (Ah kėta barbarėt, pse s’po vijnė?) Nė rastin mė tė mirė, pritjen e mban tė paprishur arsyeja, nė rastin mė tė pandėrgjegjshėm e mban tė paprishur shpresa.





Arsyes, nga pritja e gjatė, i bien shtyllat mbajtėse, argumentet, shpresės, nga kjo pritje, i kėputen fijet e holla lidhėse me tė ardhmen.

Obortarėt me obortari vijojnė tė thonė se duhet pritur barbarėt. Nė njė rast thonė se duhet pritduruar, se ndryshe vijnė barbarėt. Dhe nė njė rast, po kėta obortarė, thonė se duhet tė vijnė barbarėt.

Po tė rikujtosh historinė, kėtė kujtesė subjektive, barbarėt janė thirrur pėr ndihmė nga qytetet, principatat, shtetet... dhe Kavafi ka kallur nė poezi njė nga rastet e shumta tė thirrjes sė barbarėve, duke e bėrė shumėsin njėjės tė dukshėm tė shumėsit. Po Kavafi ka fshehur edhe shkaqet e thirrjes sė barbarėve, tė cilat janė tė kuptueshme me ndihmėn e historisė dhe tė kohėsisė.

Nga shkaqe tė brendshme edhe qyteti ėshtė bėrė barbar. Te Kavafi ndodh kalimi i kohės sė fiksuar nė njė poezi nė njė kohė tjetėr tė lezuesit, madje ai me kozmopolitizmin estetik e moral, lejon ēdo kohė historike tė futet nė kohėn e tij poetike, dhe kohėn e tij poetike tė futet nė thelb tė ēdo kohe historike.

Pritja ka dhe cilėsitė, edhe farėn e prishjes sė drejtpeshimeve. Pritja tej kohės sė arsyeshme kalb. Pritja jashtė arsyes ėshtė kohė e vdekur. Koha e vdekur brenda ndėrgjegjes sė njė populli ėshtė shkak pėr pėrshtjellim. Atėherė qytetari bėhet barbar.

Me Kavafin tė jepet mundėsia tė riformulosh kuptimėsinė e fjalės “barbar”. Barbarėt s’vijnė nga jashtė, barbarėt janė shprehje historike, domethėnė barbarė s’ka mė. Ajo qė thotė estetikisht Kavafi mund tė pėrkufizohet “barbarėt sot lindin brenda nesh, nga pritja e gjatė zhgėnjyese, nga dobėsitė njerėzore dhe tė organizimit shoqėror”.

Njeriu edhe nė shkallė tė lartė qytetėrimi, nga trysnia e pritjes, e zhgėnjimeve vijuese nxjerr modele nga koha e vdekur (historia) si ngushėllim. Kur bashkohet me “kohėn e vdekur” ai del nga vetvetja zhvilluese.

Barbarėt nė qytetin poetik tė Kavafit ka kohė qė janė bėrė tė pranishėm si ide mbizotėruese zgjidhjeje, dalje nga njė gjendje e rėnduar. Kjo prani psikologjike e barbarėve nė jetėn e qytetin flet pėr zvetėnimin e njė kohe.

Ata Kavafi mund tė mos i thėrriste tė vinin nė qytetin poetik tė tij, se ai e dinte i pari midis tė vdekshmėve, se ata kishin lindur si dytėsa tė qytetarėve nga pritja e gjatė zhgėnjyese, nga pėrplasjet e tė kundėrtave pa dritė marrveshje, qė s’bėjnė dot njė marrveshje pėr tė shuar mosmarrveshjet.

Barbarėt, dytėsat organikė tė qytetarėve gjithnjė rriten dhe prishin pėrmasat psikologjike dhe morale tė njeriut. Dytėsat janė bėrė barbarė moderrnė. Pėr tė shpėtuar qytetin e kėrcėnuar thirren si shpėtimtarė barbarėt e pėrfytyruar. Dhe meqėnėse s’ka mė barbarė (klasikė) dytsat kanė tipare barbari.

Ata dalin nga zhgualli njerėzor dhe sillen nė qytetin perandori si barbarė.

Nė poezi, katet e sipėrme tė shoqėrisė Kavafi i vizaton gati nominalisht, i veēon dhe u jep detaje poetike obortare: veshje madhėshtore, kurrora, byzylykė, bastunė tė larėzuar. Ata janė pėrfaqėsues tė larguar tė popullit tė cilit i kanė shkakėtuar pritjen e gjatė zhgėnjyese, e cila pėrgatit dytsat barbarė.

Populli jepet pa detaje, po nga mungesa e njė zgjidhje nėpėrmjet barbarėve shpėrndahet nga sheshi me rrėmujė e shqetėsim...

Barbarėt flasin gjuhėn tonė, kanė psikikėn tonė rezervė, ky ėshtė paradoksi qė na zbulon Kavafi. Ata nisen nga e pėrditshmja zhgėnjyese (toka jonė) tė pushtojnė jetėn.

Pėr Kavafin fjala “barbar” s’ėshtė objekt qė vjen nga jashtė, nga matanė kufijve, por ėshtė subjekt i pėrgatitur nga vetvetja me ndihmėn obortare.

Fjala “barbar” artistikisht ėshtė njė artific, njė levė Arkimedi, njė thirrje e anakronizmit e ndarė nė dy degėzime: nė barbarė tė dikushėm dhe nė barbarė moderrnė, pėr t΄i vėnė tė dyja degėt pėrballė kohės ideale.

Kavafi megjithėse operon nė sipėrfaqe (si kundėrrrjedhė morale) me degėn e frikėshme barbar me kuptimin e origjinės sė fjalės, nė thellėsi ai lėviz barbarėt moderrnė.

Barbar domethėnė subjekt qė lind nga vetvetja, nga prirja e gjatė zhgėnjyese dhe nga koha e vdekur (historia).



E Shtune, 27 Tetor 2007

muratori

Numri i postimeve : 24
Registration date : 16/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi