JUGA E BARDHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poetė bashkėkohorė grekė

Shko poshtė

Poetė bashkėkohorė grekė Empty Poetė bashkėkohorė grekė

Mesazh  muratori 2008-11-20, 7:22 am

Poetė bashkėkohorė grekė



Nikos Engonopulos (1907-1985)



Dashnori

Fliste njė gjuhė tjetėr, dialektin e veēantė tė njė

Qyteti tashmė tė harruar, i tė cilit ishte

Dhe i vetmi nostalgjik.



Biografi e shkurtėr e Poetit Konstandin Kavafi (dhe e secilit prej nesh)



...nuk ka anije pėr ty, nuk ka rrugė.

K.Kavafis, “Qyteti”



I turbulluar dhe i rėndė

Bredh monopateve

Tė qytetit bezdisės

Qė i ha mlēinė



Kėtu u lind

Kėtu do tė vdesė

Rrebeshe hidhėrimi e vaditėn



Kėtu e torturuan

Ndonjėherė

Besoi

Se rrallė gjeti gėzim.



Dikur tha dhe ai

Diku larg tė ikte

Por zbriti nė breg

Dhe s’kishte anije



Takis Varviciotis (1916)



Odė e pėrzishme pėr vdekjen e Pol Eluarit

(Fragment)

Nuk mbeti mė asnjė buzėqeshje

tokės mbanė.

...

Flisje thjesht, si tė dashuruarit

Siē flet rrėkeza nė pėqi tė pranverės

Siē flenė vajzat para se me u ba flatra tė bardha

Siē hap njė rrugė gjaku i shegės sė kuqe

Qė ta pėrshkojnė njerėzit gjithė sė bashku

Qė tė mėsojnė se pas vdekjes tėnde

Trembemi mė pak nga vdekja



Zogj prej bryme, ju zogj tė lirė

Zogj prej bore, pa qerpikė tė lumtur

Qė emri juaj ėshtė dritė

Ecni me mua, ta ngrmė tė vdekur mes dy diejsh

Qė tė fillojnė ditėt e ardhmėrisė

Nga fytyra e tij e kthjellėt

Qė tė fillojnė shpresat e t’ ardhmes

Nga pafajėsia e dridhur e duarve tė tij.



Post Scriptum

Kur tė mbėrrijė ēasti i largimit

Mos u hidhėroni miqtė e mi,

Mos u hidhėroni



Do tė fryjė njė erė e ngarkuar

Me gjethe tė vdekura

Zėra tė harruar



Do kaloni pa zhurmė

Dritaren e akullt

Qė hapet kah nata

Nata e sertė

Me e tmerrshme se gjith’ erėrat

Mė bosh dhe se mungesa



Do tė jetė e thellė butėsia juaj

Dhe puthj’ e dashurisė

Do t’ju ndrisė



Shkoftė buzėqeshja juaj

Nga goja nė gojė



Nanos Valaoritis (1921)



Gjendje shtetrrethimi

Shtetrrethohemi, pra,

Shtetrrethohemi, prej kujt, prej teje, prej meje, prej filanit e fistėkut,

Shtetrrethohemi papra,

Prej kufijsh e prej doganash, nga kontrolli i pasaportave,

Interpoli e PU-ja*, tankset, oratoria, marrėzia,

Dekoratat, uniformat, fjalimet, premtimet,

Rrenat, shejtanitė,

Gjoja indinjata e hipokrizia,

Radio e TV, sapuni, detergjentėt,

Reklamat, turizmi, sobat, frigoriferėt, kampet,

Artikujt pėr arsimin, mbipopullimi, balilat, pluhuri, pėrmbledhjet poetike,

Dehidratimi, pelhrat kimike, nervat, tretja e ushqimit, rėnia e flokėve,

Pronarėt e anijeve, futbolli, autobusat, shtrenjtėsia, sėmundjet

E shtyllės kurrizore, burokracia,

Kritikat, kisha, torturat, spekulantėt,

Dyshimet, tė pėrndjekurit, frika, mungesa e taktit, konkurset

E bukurisė, mungesa e parave, mungesa e tė drejtave

Shtetrrethohemi nga brutalėt

Nga mendimet tona tė zeza. Nga vetja jonė

Dhe gjithēka tjetėr qė ju merr mendja. Shtetrrethohemi pa pra.

*) PU - Policia Ushtarake



Manolis Anagnostakis (1925-2005)



Selanik, njė ditė mė 1969 Pas Krishtit

Nė rrugėn “Egjipti” – rrugica djathtas,

Tash lartohet Banka e Shkėmbimeve

Zyra turistike dhe agjenci emigrimi.

Dhe fėmijtė s’munden mė tė luajnė

Pėr shkak tė makinave qė shkojevijnė.

Pėrndryshe, fėmijtė u rritėn, shkuan e vanė ato kohėra tė arta,

Tashmė nuk qeshin, s’kanė mė sekrete, s’i besojnė askujt –

Ata qė mbijetuan, kuptohet, pse qysh atėherė erdhėn lėngata tė rėnda,

Inondata, tėrmete, ushtarė tė blinduar,

Prindėt dikur u thoshnin: ti do tė kesh ditė mė tė mira,

S’ka rėndėsi nėse i patėn vėrtet,

Ata tė njėjtėn gjė u thonė fėmijve tė tyre

Me shpresėn se dikur kjo do tė ndalojė

Ndoshta te fėmijėt e fėmijve

Ose te fėmijtė e fėmijve tė fėmijve tė tyre.

Tash pėr tash, nė rrugėn qė thamė lartohet Banka e Shkėmbimeve.

Unė shkėmbej, ti shkėmben, ai shkėmben.

Zyra turistike dhe agjencia e emigracionit

Ne emigrojmė, ju emigroni, ata emigrojnė.

Kudo qė shkoj, Greqia mė lėndon, thoshte Poeti,

Greqia me ishujt e bukur, me zyrat e bukura, me kishat e bukura,

Greqia e grekėve.



Titos Patrikios (1928)



Dy njerėz

Nėse pe nė mesin e rrugės

Dy njerėz tė lidhur me pranga

Nuk pėrjashtohet njeri tė jem unė,

Qė m’ shpien sėrish nė internim.



Dhe at’ mėngjes kisha, si dhe ti,

Kaq ėndrra

Pėr punėn qė do tė gjeja,

Pėr njė shetitje nė zjarr e n’asfalt,

Pėr pak diell...

Dhe ai,

Qė befas hekurat i hodhėn,

Kishte dhe ai ėndrrat

E gdhendura nė

Fytyrėn e ashpėr

(E morėn n’agim nga krahėt e gruas).



Kur sheh dy njerėz nė rrugė

Tė prangosur,

Mos kujto diēka mė shumė,

Mos kujto diēka mė pak.



Dy njerėz,

Ashtu si ti...



Rrugėdalje

Donte tė fitonte lirinė,

Tė paktėn kėshtu thoshte,

E mbushur pėrēmim pėr atė qė ishte bota e saj,

E mbushur frikė pėr atė qė s’ishte bota e saj.

Ca kohė bėhej me artistė

Dhe intelektualė tė majtė.

Nė kohėn e duhur u bind se liria

Varej nga faktorėt ekonomikė,

(Bukuria e saj sapo kish nisur tė ronitej)

U artua me rastin e parė tė sigurt

Dhe ēdo natė nė shtratin e akullt

Pėrsiatet pėr jetėn absurde, armiqėsore, tė shkurtėr...



Kristoforos Liontakis (1945)



Emigrant

Pa gjuhė, vetėm me duar e sy

Mes turmės fytyra e tij lulėzon.

Nė qesen e plastmasit – njė bluzė e bardhė

E lerosur, atletet tė lara dhe ecėn

I veshur me teshat demode tė filantropisė.

Ca kartra qė s’i hyjnė nė punė.

Me njė copė pite nė dorė buzėqesh.

Najloni nė duart e tij nuk kėrcet, shkėlqimi

I gjunjėve bėhet i shndritshėm – njė sternė qartėsie.

Gjeografia politike plasa-plasa

Dhe dialektikės i merren kėmbėt.



I vogėl shumė e i turpshėm

Push i tejdukshme nė mjekėr

Njė gėrvishje brisku mėnjanė

Duart i ve ku tė mundė

Dhe lėkura e ējerrė

Shndrit brenda mėngėve.

Njė qindshe kėrkon

Dhe shikimi i kalimtarėve ngrin

Nė dhėmbėt e tij tė bardhė.

Ia le me droje nė dorė

Dhe guxoj ta pyes: Ē’do ta bėsh?

Tė marr njė kulaē, kam uri.

Dhe fjalė tė pėrgjithshme njėrrokshe.



I vogėl shumė dhe i vjen turp

Urinė e vdekjes tė emėrtojė.



Nasos Vajenas (1945)



Mėngjes

Pėllumbat ulengjiten, njė blerim i shplarė.

Pranė trupi yt. Unė

Bėj fotografi. Aparati fikson pjesėn tėnde tė vdekshme

(Nė thellėsi liqeni. Njė urė u drunjtė. Patat tė ngrira.

Zambakė n’ujė).

Nis tė vesojė. Shiu sjell nė dritė krisje tė harruara.

Mė tej njė grua rreket tė largohet. E kapur

Nė njė rrjetė rrudhash.



Perde tė pastra

Ēka dua dhe pasione qė vetes i lejoj:

Njė kafe e nxehtė mėngjesit.

Leximi (sa mė ngadalė) i gazetės

Njė shi, kur e kur, qė ndjenjat tė lajė

Dheun nė takat e tua tė reja

Deti pasdite me ca pak re

Karafila, shumė karafila.

Dhe akoma:

“Njeriu qė kėrcen mbi qytet” i Shagalit

tė ngjis shkallė tė vjetra druri

dora ime nė gjinjtė e tu.

Ca poezi tė Kavafit.

Dhe sidomos dora ime nė gjinjtė e tu.



Pėrzgjodhi e pėrktheu: Robert Goro

E Premte, 16 Nentor 2007

muratori

Numri i postimeve : 24
Registration date : 16/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi