JUGA E BARDHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NGREHINA E SHPIRTRAVE TE NEMUR

Shko poshtė

NGREHINA E SHPIRTRAVE TE NEMUR Empty NGREHINA E SHPIRTRAVE TE NEMUR

Mesazh  muratori 2008-11-20, 7:37 am

Ngrehina e shpirtrave tė nėmur

Tregim

Miri Dhrami

Gjithēka ndodhi rrėmbyeshėm. Vendimi qė edhe nė R tė rriteshin derra, ishte i padiskutueshėm. Megjithėse askush nuk e kuptoi, pse u caktua qė stalla e tyre tė ndėrtohej tek gjiri i artė. Siē duket pėr ta u mendua me romantizėm, qė derrat nuk mund ta gėlltisnin kurrė. Tjetėr kėrkonin tė honepsnin tė gjorėt, qė iu mungonte pėrditė e mė tepėr.

Nejse, tė mos nxitohemi, t’i marrim gjėrat me radhė, se as derrave nuk do t’iu pėlqente njė kapėrcim i historisė.

Lule qumėshtoret qė porsa kishin shpėrthyer pėrgjatė bregut, nė atė gji u kositėn qysh tė nesėrmen e vendimit. Ndaj aty ngjante sikur nisi lufta. Ashtu tė pėrmbysura, ato kullonin njė lot tė bardhė si tė rrėfenin dhimbjen totale. Rreth gjirit, lule qumėshtoret e tjera zgjateshin tė harlisura si tė donin tė thoshnin: “ja tė shikojmė ēfarė u ndodhi motrave nė gjirin e bukur!”. Megjithėse nuk kishin nė dorė tė rregullonin asgjė.

Por meraku i ha tė gjallėt, ashtu siē mund tė brejė kėdo nga ne, qė asnjėherė nuk besuam se derrat mund tė shtohen mes shkėmbinjsh. Pėrfundimisht, lule qumėshtoret qė u dogjėn nga zjarri i dhanė vendit njė pamje tė zymtė, si tė ndjenin turp pėr stallėn qė do tė ngrihej pranė valės.

Nuk vonoi dhe tek gjiri mbėrritėn punėtorėt qė drejtoheshin nga njė burrė i veshur me ushtarake, i cili ishte caktuar pėrgjegjės pėr gjithēka. Ai u tregonte si do bėheshin ndarjet, ku do tė rrinin derrat, ku dosat para pjelljes, ku gicat me kujdesetarin. Ēdo gjė u llogarit pėr mrekulli. Pasi pėrfunduan muret, pėrsipėr ra ēatia me llamarina qė fshehu gjithė ato dhoma, tė cilat pėr disa kishte marrė magjinė e njė godine misterioze. Madje, kishte nga ata qė e pėrngjasonin stallėn me rrėnoja antikiteti, por qė nuk guxonin ta caktonin nėse bėhej fjalė pėr ndonjė ngrehinė adhurimi, apo ndonjė nekropol mistik me fuqi tė errėta.

Me hamendėsime tė ēuditshme u mbyll dhe kjo faqe e ecurisė sė punimeve. Pėrgjegjėsi nuk harronte tė vinte pėrditė, aq mė tepėr qė tani asaj i bėhej elektrifikimi, ku pa tė cilin derrat nuk do tė kishin njė jetė normale. Kėshtu shprehej ai dhe punėtorėt dėgjonin tė mahnitur. Shtyllat elektrike, meqenėse ishin tė holla si purteka hardhie, u vendosėn afėr njėra-tjetrės. Nga larg kjo vepėr e re ngjante me njė gardh tė madh, qė e ndante fshatin nė dy pjesė. Jo se ata qė besonin tek mbarėshtimi i derrave ishin vetėm nga lart, dhe ata qė dyshonin nga poshtė. Fshati ishte trazuar mos mė keq.

Mbas pak ditėsh elektrifikimi pėrfundoi, gjė qė u vėrtetua nga dhjetėra fletushka tė hedhura nė erė, tė cilat shkruanin se qysh prej asaj dite, derrat e huaj do plasnin nga inati. Mandej, gjysma qė besonte tek ecuria e derrave dhe pėrgjegjėsi i tyre ishin aq tė gėzuar, sa pėr pak tėrhoqėn nė harenė e tyre dhe gjysmėn tjetėr, qė ēdo gjė e vėrente me dyshim.

Pėr ujin e pijshėm, meqenėse nuk gjendeshin tuba s’u bė gjė. Por u parashikua qė uji t’ju ēohej pėrditė me karrocė. Kėshtu qė derrat sė shpejti do tė mėsoheshin me orarin e pėrgjithshėm, dhe nuk do t’ju bėnte pėrshtypje.

Fundja edhe ndonjė herė qė Kuqua ose Ēili do tė vononte tė futej nė karrocė, ata le tė merreshin me diēka tjetėr. Mund tė flinin edhe ndonjė ēikė mė tepėr, do ju bėnte mirė. Pastaj kur t’ju vinte uji, do tė laheshin e do freskoheshin si dhe do tė loznin me tė, pėr tė pėrfunduar tek ajo qė e kanė aq shumė qejf derrat; e zhgėrritura nė llucė.

Ashtu siē nuk u kuptua, pse u preferua vendi mė i bukur pėr ta, po ashtu ngeli enigmė edhe pse mes dritės dhe ujit jetėdhėnės, pėrgjegjėsi vendosi qė tek stalla mė parė tė shkonte drita. Drita, qė ecte mbi ata shulėt e shtrembėr tė prerė nga pylli pranė, por qė e bėri gjirin tė ndriēonte natėn, thua se aty u ngrit njė tavernė e bukur mesdhetare, jo sipas stilit derrnak...

Gjithfarė hamendėsimesh mund tė pėrpiloheshin rreth atij ndriēimi lėbyrės, qė padyshim, do ua mrekullonte jetėn sado pak derrave tė rinj. Kjo gjė e lejonte pėrgjegjėsin tė shprehej gjithandej me madhėshti; se derrave tė tij nuk do iu gjendej shoku nė botė!.. Nuk diskutohet se slogani ishte shkėputur nga parullat qė pėrdornin dhe mbėshtetėsit e mbarėshtimit tė derrave, tė cilėt padyshim i pėrkisnin dyanėsisė sė gardhit. Madje disa nga ata, kishin dalė me propozimin; mė mirė tua hiqnin atyre nga njė llambė e tua shtonin derrave. Derrave tė mos u mungonte drita!.. Sigurisht, kjo kishte tė bėnte me pėrkushtimin e pėrkrahėsve, ndaj vendimeve tė ardhura qė nga Stepa.

Nuk kaluan pak ditė, kur mė nė fund ia behėn vetė derrat. Tregonin tė turpshėm dhe kokat i mbanin mė njė anė. Ashtu zbritėn nga kamioni dhe u nisėn pėr tek stalla e re. Mbasi ecėn pak nė grup, papritur u vendosėn nė rresht pėr njė dhe diku mė tutje kaluan nė rresht pėr dy. Pastaj bėnė disa kėmbime rreshtore, qė me siguri do ti kishte zili dhe derrkuci i ēuditshėm Irlandez. Tė gjitha kėto pėr njė ēast sollėn amulli tek kureshtarėt, se ecjen e tyre nė rresht ata nisėn ta shoqėrojnė dhe me grahmė-marrshet e tyre. Askush s’po e kuptonte se ku donin tė dilnin derrat e porsaardhur me kėto lėvizje kompakte, qė pa dyshim e mrekulluan kėdo. Buēima e rreptė e kėngės sė tyre, gati-gati do shkulte llamarinat nga vendi.

Por kjo nuk mbajti gjatė, se dėshira e pėrgjegjėsit ishte qė ti shikonte tė heshtur e nė radhė, gjė qė u realizua porsa ata shkelėn stallėn. Tė gjorėt u vendosėn nė radhė dhe prisnin e prisnin me ditė e me natė anulimin e urdhrit. Por mė kotė. Qysh nga ajo ditė ata si dhe turma qė i mbėshteste, do tė njihnin vetėm radhėn.

Kėshtu kalonin muajt dhe derrat e stallės mbi gjirin e bukur, nisėn ti japin mynxyrės qė i zuri, trajtėn e nevojshmėrisė. Me radhė dilnin, me radhė hynin, me radhė pėr ushqim, me radhė pėr ujė, qė pa dyshim kishte dhe domethėnien kryesore, se pėr radhėn e ujit derrat ngriheshin qysh nga mesnata. Pa e zgjatur, takonin feēkat e tyre si stampa llastiku tek njė dėrrasė e derės pėr tė ligjėruar radhėn, por njėkohėsisht edhe ti kontrollonin asaj fortėsinė, nga meraku mos u gjendej ndonjė brinjė pėr matanė, kur tė vinin dhe derrat e tjerė e tė shtyheshin dėshpėrueshėm pėr njė pikė ujė.

Larja as qė diskutohej. Ndaj derrat sa venin dhe merrnin njė pamje tė zymtė, si gjiri ditėn qė iu vu flaka. Por kjo ishte e fundit. Ashtu tė mėnjanuar mes shkėmbinjve, ata nuk i vėrente askush. Tek askush nuk binte nė sy ajo tej ndotje, qė pėrgjegjėsi e shpjegonte si e jetuar me thjeshtėsi. Derrave mendjemėdhenj u pėrkiste luksi, e tundura. Derrat e tij le tė mbaheshin siē mbahej dhe pjesa qė mbėshteste ecurinė e tyre, tė zymtė e tė leckosur...

Pėr kėtė jetė tė tyre, askush tjetėr nuk ishte i sigurt tė sqaronte nėse kjo ishte thjesht paralelizėm mes tyre, apo kushti parėsor pėr miqėsi, ku mbėshtetėsit e ecurisė sė tyre shikonin tek ai kolektivitet, tmerrin e pashmangshėm.

Se derrat e izoluar, nuk mund tė shikonin se ē’bėhej nga jashtė. Makutėri qė i arriti nė atė shkallė, sa tė mos ti veēonte mė as pėrgjegjėsi me ushtarake. Ata mė nė fund nuk kishin vetėm turinjtė tė njėjtė, por edhe peshėn, pisllėkun e urinė. Gjithashtu mund t’iu vėreje dhe nė sytė gjysmė tė pulitur, afshin frėngėllues pėr arratisje me ēdo kusht nga ai vend izolimi, tė cilin pėrpiqeshin ta fshihnin duke hedhur mbi sy vazhdimisht, llapat e rrjepura tė veshėve. Por kjo ngeli vetėm njė ėndėrr. Uria e pėrditshme qė i mbante nėn peshė, nuk i lejonte ta kalonin derėn e stallė, qoftė edhe tė therur si mish nė thes.

Kėshtu jetuan njė uri tė gjatė, qė i drobiti nė skaje. Por pėrgjegjėsi i tyre nuk jepej. Mundohej gjithandej tė siguronte mbeturina, qė pėrditė e mė tepėr pakėsoheshin. Jo se nė fillim kishte me tepricė, porse atė periudhė as qė tė zinte mė syri mbeturina. Humbėn si dinozaurėt dhe askush nuk mund ta shpjegonte kėtė fenomen. Tė mos mbetej asgjė prej gjėje pėr derrat?!.. Tmerr!

Kjo solli qė shpejt tė ndryshonte vendimi pėr nėnpeshėn. Edhe tė dobėt ata mė nė fund do tė thereshin. Nuk di si e pritėn tė tjerėt kėtė, por derrave iu ngjante me ēlirim. Ky ndryshim nė jetėn e tyre u pasua edhe nga njė moment tjetėr mė ngushėllues. Mė nė fund pėr ta teproi njė dhi e ngordhur, pasi dy qenė nga stanet rrotull kishin braktisur kopetė.

Ikja e tyre ishte njė ngjarje tronditėse qė nuk kaloi aq thjeshtė. Si e tillė, aspak nuk u aprovua nga pėrgjegjėsi dhe shokėt e tij, por u dėnua si veprim i ulėt, zagarėsh. Ose mė saktė, u pėrmend gjithandej si njė lajthitje qensh. Por sė shpejti do tė kishte zbardhje tė ēėshtjes, se qentė e penduar do tė riktheheshin nė stan, pėr tė pritur mandej dėnimin e merituar. Kjo do tė ndodhte, mbasi tė endeshin disa ditė zorrė tharė nėpėr male, thoshin ata. Kėshtu qė pasi u pritėn ikacakėt tri-katėr ditė, u vendos qė dhia e ngordhur t’iu falet derrave durakė.

Mė nė fund, dhia me fatin tragjik, nga qė u poshtėrua mbas vdekjes e endur gjithandej nė thes, pėrfundoi tek derrat. Kėta s’pritėn, e nderuan mė sė miri. Aq tė uritur sa ishin, nuk e lanė sekondėn tė bjerė nė tokė. E tėrhiqnin nga ēdo anė, qė ti shkėpusnin dėshpėrueshėm pak mish. Kėshtu qė pėr pak, asaj nuk i mbeti asnjė kockė. Shpirti, trupi dhe qefini iu tretėn nė eter.

Mbas asaj dreke derrat nuk thanė gjė, por u kuptua se dhia u shijoi vėrtet. Veēse u ndryshoi paksa shijet, se qysh nga ajo ditė ata tregonin tė turbulluar. E bardha e syrit tė tyre iu zhvendos dukshėm nė anėsore. Ashtu,tė shndėrruar, ata nisėn pa pikėn e turpit ti hidhen dhe njėri-tjetrit nga mbas. Kjo ndodhte nė ēdo orė tė ditės, por mė tepėr nė buzėmbrėmje, pikėrisht atėherė kur disa nga derrat e pa shpresė shtriheshin pėr gjumė.

Tė drobitur, befas ata ndjenin nė vithet e thara dhėmbėt e ndotė tė shokėve, qė kafshonin “si nė derr.” Pastaj ulėrima e dhimbjes pėrhapej nėpėr natė, si sirena e balenės sė dashuruar.

Prej asaj dite, kafshimet nuk kishin fund dhe mė tė tmerrshmet bėheshin nga dosat, nga ato qė nuk arritėn tė pjellėn kurrė. Shterpat e zymta pasi i tėrhoqėn sisėt thellė nėn lėkurė, u kthyen nė bisha tė vėrteta. Megjithėse mendohej qė pėrgjegjėsi ti dėnonte shkaktarėt dhe nė stallė tė rikthehej paqja, ai bėri krejt tė kundėrtėn. Vendoste viktimėn tė parin nė listėn e therjes.

-Kjo ėshtė padrejtėsi,-u shpreh i rebeluar njė nga derrat e kafshuar keq, por shpejt e kuptoi gabimin dhe heshti. Bėri ashtu siē bėnte gjysma, qė nuk e mbėshteste ecurinė e tyre. Kėshtu qė nė stallė kurrė nuk u mbrojt i “gjuajturi” mbrapa shpine. Kanunet ishin shkelur me kohė se pėrgjegjėsat nuk e dėshironin rregullin.

Ndaj ulėrimave tė dhimbjes qė dilnin nga gjiri, tė menēmit nė fshat nisėn tu pėrshtatėn gjithfarė historish. Sigurisht qė derrat nuk dinin gjė, por tė yshtur nga pėrgjegjėsi, ata vazhdonin tė “loznin” mrekullisht lojėn e mallkuar pėr jetė a vdekje.

Kėshtu shuheshin netėt, klithmė pas klithme, qė pėr pėrgjegjėsin e derrave po merrnin trajtė pėrēudnimi, si tė bėhej fjalė pėr netė kanibalėsh. Kishte ardhur dita qė tė pranonte disfatėn, por ende nuk jepej. Vazhdoi ta mbėshteste batėrdinė deri orėn e fundit. Deri orėn qė njė vendim i ri, i kėrkoi therjen e pėrgjithshme tė mjeranėve.

Kjo ndodhi pasi kishin kaluar pikėrisht dy vjet dhe lule-qumėshtoret e cunguara pritesh prej shpėrthimit tė stinės, tė lotonin pėrsėri.





E Premte, 28 Dhjetor 2007

muratori

Numri i postimeve : 24
Registration date : 16/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi