JUGA E BARDHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dritare vetėm- Faruk Myrtaj

Shko poshtė

Dritare vetėm- Faruk Myrtaj Empty Dritare vetėm- Faruk Myrtaj

Mesazh  Admin 2008-12-21, 9:43 pm

Dritare vetėm


Shtėpia tashmė kishte njė dritare tė vetme.
Drita, pėr tė tėrė katet dhe bodrumin, vinte nga sipėr. Nga dritarja e vetme. Qė ishte diku atje lart, nė katin e epėrm. Kėtė e dinin tė gjithė banorėt, por nuk ishte e kėshillueshme tė mendohej mė tej. Ishin mėsuar ta bėnin jetėn kėshtu. Si njerėzit e planetit me njė diell. Aq mė shumė kur s’kishin rast tė shihnin hapėsirėn e qielltė netėve, pėr tė menduar pastaj qė mund tė ishte edhe ndryshe.
Dikur shtėpia kishte qenė si gjithė tė tjerat, me ballkone, shkallare tė hapura nė pjesėn ballore, me dyer e dritare. Njerėzit hynin e dilnin. Por dikush e mori me qira dhe ndryshoi gjithēka. Dritaret u mbyllėn njera pas tjetrės. Vetėm ajo e katit tė sipėrm mbeti. Si sy idioti, e pafajshme nė vetvete.
Kjo kishte ndodhur kohė mė parė. Tashmė s’kishte njerėz tė lindur nė kohėn e shtėpisė me shumė dritare. Gjithė banorėt e vjetėr kishin vdekur. Pėr shkak tė moshės, ishin ēmendur, qenė hedhur prej dritareve nė mbyllje e sipėr, ose prej ballkoneve, qė edhe kėto ishin mbyllur s’dihej pse, pėr tu strehuar tjetėrkund. Kėshtu thuhej.
Tė lindurit nė kohėn me dritare tė vetme, do t’i merrnin vesh mė vonė kėto gjėra. Por atėherė nuk e ndjenin mungesėn. As tė dritės dhe as tė shkallėve, shndėrruar kėto nė ca koridore ngjitės-zbritės, pamje-mbyllur nga jashtė. Mjaftoheshin me dritaren sipėr, me dritėn qė sidosi pikonte tėposhtė shkallėve duke u zbehur, gjersa shuhej fare nė bodrum.
Ishin bėrė kohė me portė kryesore mbyllur. Pėrfytyroni mbylljen e portės sė njė dige, grumbullimin e ujrave nė tė. Si lėvizje e vetme e njerėzve mbetej tė pėrpiqeshin tė ngjiteshin pėr ku ishte dritarja e vetme. Ishte shndėrruar nė nevojė instiktive, njėlloj si ajo pėr tė dalė nė sipėrfaqen e njė ene tė mbyllur, zhytyr nė ujė. Ėshtė veti e qenieve tė gjalla kjo. Drurėt, pemėt, shkurret dhe bari, kėtė bėjnė, edhe pse, ndryshe nga banorėt e kėsaj shtėpie, ndodheshin nė sipėrfaqe tė hapur. Fryjnė erėrat nė pyll, dielli ngrohė kurorėn e luleve dhe gjetheve, bėn dritė pėr to, mė shumė se pėr njerėzit. Duket se drurėt nė marrėdhėnien me diellin janė mė tė afėrt, pėrderisa nuk ndodh kėshtu mes njerėzve dhe diellit, pa ndėrmjetėsinė e drurėve. Drurėt sigurisht s’e kanė idenė e fotosintezės, as pėr nevojėn jetike tė njerėzve pėr tė, por s’pushojnė sė zhvilluari kėtė reaksion. Gjethet ndjehen etur pėr dritė dhe gjallojnė degėt, qė nga ana e tyre ushqejnė trungun, dhe zgjasin tentakulat e rrėnjėve pėr ujin dhe kripėrat e tokės. Zgjatuni, u thonė degėve, ngjitu i thonė trungut, pa pushim, bėj lart. Sa mė shumė diell, sa mė shumė rreze. Garė naive, paqėllimshėm njerėzore, e drurėve me njeri tjetrin.
Banorėt e kėsaj shtėpie e dinin fotosintezėn, por kishin mėsuar qė s’ishte e kėshillueshme tė kėrkonin mė shumė dritė se ē’kishin. S’dinin pėr dritaret dikur, por s’ishte mirė tė shkonin ndėrmend hapjen e tė rejave. Sė paku silleshin si drurė: provonin tė ngjiteshin. Pėr tė ekzistuar. Pashmangshėm, mendonim pėr mė lart. Pėr te drita. Pėr tek dritarja shtyheshin. Ishte e vetme, ta marrė e mira ta marrė...Si tė bėnin tjetėr...
Ndokush kujtohej pėr veten ku banonte, diku poshtė, diku nė mes, jo nė katet e sipėrm, por as nė bodrum, bėnte kujdes tė mos e kthente tė zėshėm monologun. Nuk kishte ngut pėr tua kujtuar me tė keq atyre qė jetonin mė sipėr, dhe as si njė lloj ndjese atyre qė gjallonin mė poshtė. Dritėn e dėshironin tė gjithė. Ishte tjetėr gjė qė drita kushtėzohej me ngjitjen, dhe katet kishin lidhje me aftėsinė pėrshtatėse. Banorėt pėrpiqen tė mos e vėnė ėre, madje ta harrojnė vendosjen nė kate, dhe s’ndjehen nė faj, as kur joshen prej dritės...
Gjėrat bėheshin mė tė thjeshta pėr njerėzit e bodrumeve. Ata e dinė qė dritarja ndodhej aq larg sa pothuaj s’ishte fare. Pėr ta ishin mjaft ato rrezellima drite qė depėrtonin prej shkallėve. S’e shkonin ndėrmend afrimin pėr te dritarja. U ishte bėrė kohė e gjatė atje poshtė, qenė mėsuar tė gjallonin, madje arrinin tė vėshtronin nė tė verbėr. Mė vonė akoma, duke ndjerė dėshirat e atyre sipėr, zunė tė hiqeshin si tė verbėr tė vėrtetė. Dhe sikur, sinqerisht, as qė dinin se kishte njė dritare. Atje lart. Sikur qenia njerėzore nė ta s’e kishte nevojė fare dritaren. Madje as pėr dritėn. Erdhi pėr mė tepėr njė kohė qė tė mos kishin tė nevojshėm edhe sytė. Ishte e vėshtirė tė besoje se kėtė e bėnin qė ata sipėr tė ndjeheshin qetė. Mė vonė u muar vesh se nuk ishte shtirje. Ishte mėnyrė jetese. Dihej qė ekzistonin qenie qė funksionin mrekullisht, tėrė jetėn, nė errėsirė. Natyra ėshtė modeli i gjithēkaje.
Pylli atje mė tej, kishte katet e tij edhe ai. Disa drurė ngjiteshin, i gėzoheshin dritės sė diellit nė lindje, orėve tė ngrohta tė mesditės, gjer edhe prushėrimeve nė perėndim. Kishte drurė qė lodheshin nė garėn pėr tu ngjitur, mbeteshin diku mė poshtė lajkatarėve tė dritės, ngadhėnjimtarėve tė shkathėt, tė tjerė mė poshtė akoma mjaftoheshin me ato pak gulēe drite qė depėrtonin gjer tek ta, mbeten shkurre, barėra tė tokės. Ca lloje bimėsh as qė dinin fare pėr diellin. Lulėzoheshin dhe thaheshin atje poshtė, nėn dhč. Pylli ndjehet i pafaj nė pėrshkallėzimin e tij: respektohet natyra atje.
Nė shtėpinė me njė dritare diēka thuhej pėr dritaren dhe dritėn qė hynte prej saj. Rrallė, shtohej edhe ndonjė fjalė pėr pamjen qė shfaqej prej atje lart. Ndonjė lajm me dritare zbriste edhe nė katet mė poshtė, gjer nė bodrum zbriste, edhe pse banorėt aty s’jepnin shenjė se dėgjonin apo qė bėheshin kureshtarė pėr lajmet me dritė e me dritare. Sa mė poshtė, mė errėt, por askush nuk e zinte nė gojė dallimin. Bje fjala, nėse dikujt i ndodhte tė ngjitej njė kat mė sipėr, dėgjonte veten tė thoshte “paska dritė mė shumė kėtu, gėzon syri njė ēikė mė tepėr...se atje...”

Hera herės, dikush ftohej tė ngjitej pėr lart. Lajmi vinte prej sipėr, lajmėtari ishte ai qė zbriste diku nė katet mė poshtė. Nė katin e atij ftesėn e tė cilit sillnin. Marrėsi i ftesės do zinte pikėrisht vendin e tyre!
“Kaq e pati edhe ky mavria...”, thoshin tė tjerėt pėr zbritėsin.
“Bėn pėrpjetė tjetri...”, thoshin pėr ngjitėsin.
“Te kati ynė qėndroi vetėm pėr pak. U grindė me dikė dhe e thirrėn sipėr. Kėshtu ėshtė nė shtėpinė tonė. Tė mirėn dhe tė keqen, bashkė!”
Kjo dihej, por s’kishte pse thuhej nė ndonjė trajtė tjetėr, pėrshembull “duhej zbritur njeri, tė hapej vend pėr tjetrin.” Edhe pse kėtė e dinin tė gjithė. Edhe ai qė ngjitej e dinte. Duheshin ditur rregullat e lojės. Ose duheshin marrė me mend. Madje, edhe mė mirė do ishte ta ndihje kėtė zhvendosjeje. Duke vėnė njerėn kėmbė mbi supin e tjetrit, shkurtohej koha e ngjitjes nėpėrmjet shkallėve. Rrethanat e favorizonin: s’kishte aq dritė sa tė bije nė sy pėr kėto veprime. Pėr mė shumė, kėto lloj punėsh s’i zinte njeri n’goje. I ndodh njeriut t’i lutet Zotit t’ia marrė aftėsinė e tė folurit. Ose t’ja ofrojė tė komanduar tė menduarin. Pėlqehet shumė edhe atje sipėr: kaq once dritė pėr tė ty, kėmbehen nė bursėn e ditės me kaq kg errėsirė prej atje poshtė; ose: ngjitesh direkt nė katin sipėr, nėse nuk sheh terrin atje poshtė. Ndokush, mbetej atje lart sepse e pėrshkruante shtėpinė, edhe bodrumin e saj, me dritat e ylberit qė fekste pas shirave pėrtej dritares...
Dhomat nė katet lartė madhoheshin, edhe pse mė pak njerėz rronin nė to. Nė katet mė poshtė dhomat vogėloheshin, teksa frymėt shtoheshin. Nė bodrum, bje fjala, ishte i paktė edhe ajri. Kjo dihej dhe ndjehej, por s’kishe pse n’gojoje rrezik shembje, apo mungesė oksigjeni. S’ishte e nevojshme tė pėrdorje nė ligjėratė tė drejtė shprehjen “dritare e vetme”. Krejt rastėsisht, a keqkuptuar, mund tė merrej si ankesė pyetėse: “pse vetėm njė dritare?” Pa dashur, aludoje keq, sikur ata lart ishin “dritarevetėm”, kur nė tė vėrtetė tė gjithė dritare-vetėm ishin nė shtėpi...Ishte e leverdisėshme tė tė dėgjonin duke thėnė se pikėrisht drita e asaj dritareje ishte jetike, dhe se tė gjithė duhet tė bėnin gjithēka tė ngjiteshin lart. Pėr te drita, me hip-hip-urra!

Njoftohej pėr ngjitje edhe tė ndokujt prej kateve tė mesit e diēka mė poshtė. Madje edhe prej kateve tė ulėt, ndokush ishte nisur pėr lart. E po mirė, mbarė t’i shkojė, thoshin njerėzit, me zė. Duke u dukur sa mė tė gėzuar. Jo thjesht se ashtu ishin porositur. Ajo dritare ishte zyrtarisht dritarja e tyre, e tė gjithėve, secili kishte tė drejtė tė ngjitet pėr atje, secili bėnte diēka tė arrinte. Po tė punonin, po ta meritonin, lart do bėnin. Kėto fjali entuziaste ishte mirė t’i pėrsėritnin sa herė tė ishte rasti, edhe pse nė vetvete i pėrshkonte njė si erė e ftohtė, si frikė e fshehtė, misterioze, e brendshme, nevojshmėrisht e pashpjegueshme, njė parandjenjė qė e vuanin dhe e gėzonin, njėherėsh, pėr njeriun si ata ose pothuajse si ata, qė ngjitej. Niste tu dukej tjetėr, ai dhe vetja e tyre, s’kishte shumė dritė atyqark por sythe drojtjeje ēeleshin sysh dhe veshėsh nė ēdo lėvizje tė re. Ndjenin frikė edhe prej vetes, kur e kishin njohur tė pėrmendurin nė ngjitje. S’e shpjegonin dot pse, nuk trembeshin prej ndonjė intimiteti tė kėmbyer apo tė nėnkuptuar me tė, por as guxonin tė shpresonin pėr ndonjė pėrfitim prej po kėtij intimiteti. Kalonte pak kohė dhe fillonin ta humbnin ēikė e nga njė ēikė, pjesė pjesė, si tė nisurit nė mėrgim dikur, pėrpara se tė mbyllej porta e madhe. S’dinin ē’ishin shkallėt qė ngjitnin pėr lart, katet mė sipėr s’i dinin, por nga tė sapozbriturit pėshpėriteshin gjėra qė mund tu ndodhnin edhe tė njohurve tė hershėm qė tashmė i lumturoheshin ngjitjes. Por s’kishte rrugė tjetėr pėr te drita, veē duke rrėzėllyer.
Se edhe drurėt qė dru ishin, nė fund tė fundit, kėshtu bėnin.
Ndokush prej atyre qė nxitonin pėr lart, bėhej tjetėr me njerėzit e shtėpisė. Pėr dikė ishte thėnė se qč verbuar nė ēastin e arritjes te dritarja. Njė tjetėr ishte turbulluar prej pamjes prej atje lart. Kėshtu flitej. Prej dritės me tė tepėr, ishte e kuptueshme, por ata poshtė s’arrinin tė merrnin me mend pėrse dikush tjetėr ishte marrė mendsh e rrėzuar prej dritares. Gjer atje poshtė arriti veē jehona e rėnies sė lirė tė tij. Natyrisht, s’ishte mirė tė thoshin ē’morėn me mend apo ē’dėgjuan. Harrimi menjėherė, ia vlente. Zhurmė, si tėrė tė tjerat e pėrjashtė-shtėpisė, qė s’kishin tė bėnin me banorėt brenda saj.

Pėr ata qė zbrisnin pėrtėposhtė shkallėve ishte ca mė ndryshe. Ngaqė kjo ndodhte nė sytė e banorėve. Tek zbrisnin, dukeshin ndryshe nga ē’ishte dėgjuar pėr ta, apo si i kishin njohur dikur. Njerėz janė njerėz. Tė liq dhe tė mirė, si gjithė tė tjerėt. Besojnė tek e mira, edhe kur pa e kuptuar bėjnė tė keqen. Ose shihen si tė liq, edhe kur predikojnė atė qė e mendojnė tė mirė. Por, nuk merrej vesh, pėrse e shihnin zbritjen e tyre si ndėshkim, teksa qenia e tė tjerėve tėrė jetėn aty poshtė nuk u bje nė sy si e tillė. Pakėnaqėsia e tyre mėrmėritėse i ngjan trishtimit tė gjetheve qė rrėzohen nė vjeshtė. Vjeshta u ndodhė atje lart, nė dritė tė mjaftueshme, jo nė mugėtirėn ku gjenden mė pas. Duket sikur lundrojnė nė mėdyshje tėposhtė shkallėve, pa zhurmė, si gjethe tė thara, a thua japin shpirt aty nė ajrin e rėnduar tė shkallėve. Pėrmenden vetėm kur sedimentojnė, thuajse kofoma, nė fund tė shtėpisė. Njerėzit e bodrumeve, prej fillimit tė jetės nė terr, bėjnė t’i ngushėllojnė, pa fjalė, por s’kanė asnjė shkak t’ua mbajnė gjallė fijen e shpresės pėr ndonjė ngjitje tjetėr. Pėrmes gėzimit si dhimbje e padiagnozuar, ndjejnė afėrsi pėr bodrumasit e rinj. Janė tė njė shtėpie, mė sė fundi.
Vetėm pasi kalonin ca kohė dhe kujtoheshin se gjethet nuk ngjiteshin mė nė pemė, tė rėnėt e vjeshtės sė fundit rregullonin frymėmarrjen, harmonizonin vėshtrimin me ndjesitė e tjera aty pėrqark, dhe vinin re se ndodheshin midis njerėzve. Si njerėz qė kishin qenė diku, nuk e shpėtonin dot veten nga shtysa pėr tė rrėfyer diēka prej atje sipėr...

Merrej vesh qė shtėpia gėlonte prej diferencave midis kateve, por askush s’e shprehte. Dallimet duket se vinin thjesht prej dendėsisė sė dritės kur ajo zbriste tėposhtė. Dikė prej kateve lart, kohė mė vonė mund ta dėgjoje tė thoshte pėr njerin nga ata pranė dritares. “Ai merrte aq shumė dritė, sa kishte rrezik tė verbohej. E kishte dritaren tė tijėn ai...”
Ta themi midis nesh, (dhe ai vinte tė dy shuplakat e hapura pėranash gojės, si pėr tė evituar dėgjimin prej tė tjerėve), nuk ishim njėsoj, jo! Kush na linte ne tė tjerėve tė ngjiteshim deri atje. Asnjė shkallare mė sipėr s’bėhej pa leje, por i dėgjonim zėrat e tyre. Flisnin me njeritjetrin, qeshnin me ne...Kujt kėrkon t’ia hedh ai? Kė bėn qorr ai? Atje ka qenė, gjithė kohėn. Bėn mirė tė mos na ngacmojė, se po filluam tė flasim ne...
Po, edhe ti, atje lart ke qenė, e ndėrpreu njė tjetėr.
Lart, por kurrė s’u ngjita te dritarja, as katin e dritares s’e pash...
Por as nuk zbrite poshtė, apo jo?!
Pse, kush isha unė, tė zbrisja poshtė? Pėr tė mbetur poshtė jam unė?!
Shumėkujt i ėshtė dashur tė mbetet atje poshtė tėrė jetėn, kėtė po them...
Po, por kush e dinte qė ishte njė bodrum atje poshtė...Kush tė na thoshte?! Veē merrnim me mend se tė verbėr dhe tė marrė mund tė kishte atje poshtė...
Edhe atje sipėr tė verbėr paskeni qenė!
Aq dritė sa kishte, aq shikonim...
Prandaj kėrkoni tė besojmė se edhe Homeri ishte i verbėr?!
Homer e mban veten ai qė tėrė jetėn ka qenė te dritarja! Ne ishim poshtė.
Njė kat mė poshtė keni qenė...Homer minus njė kat, Homer minus njė sy!

...vazhdon
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 16
Registration date : 27/10/2007

https://jugaebardhe.forumattivo.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritare vetėm- Faruk Myrtaj Empty Re: Dritare vetėm- Faruk Myrtaj

Mesazh  Admin 2008-12-21, 9:44 pm

Mė vonė doli e vėrtetė se disa alla-Homerė preheshin prej vitesh nė katet e poshtėm. Kishin lulėzuar dikur jashtė ndėrtesės, nė vitet kur shtėpia kishte pasur dyer e dritare. Mė vonė, kur mbeti me njė dritare, dhe porta e madhe u kyē me shule tė rėndė nga brenda, ata prenė gojėn, u mbyllėn diku nė ndonjė karakatinė tė stilit tė vjetėr dhe s’dihej mė nė ishin gjallė. Kaluan vite dhe askush s’e dinte dhomėn e tyre. Ngaqė askush nuk hynte nė dhomėn e tyre, syprina e derės u qėndisė nga merimangat. Ndonjė kureshtari pa dashje i thuhej se qč njė qelė fantazmash. Njė si morg-muze tė gjallėsh. Vonė u morėn vesh kėto detaje, edhe mė vonė se u njoftua pėr vdekjen e njerit preje tyre, pėr tė cilin thjesht merrej me mend se prej motesh qč nisur pėr qiell. Tashmė bėhet e ditur se tėrė homerėt e kėsaj shtėpie me Olimp dritaren e vetme, ishin bėrė bashkė nė dhomėn e tyre. Atje merreshin me gjėra qė banorėt e tjerė tė shtėpisė i kishin harruar. Shkruanin lirika, flisnin pėr yjet dhe pėr virtytet e njeriut. Mbase prandaj bezdiseshin prej gjithė tė gjallėve tė tjerė. Duke qeshur prej atyre qė i harronin pa i ditur, dhe me buzė nė gas pėr ata qė i harronin pėr lehtėsi ngjitjeje shkallėve.

Edhe atėherė kur pati rėnie tė interesit pėr tu ngjitur, u shfaqėn ca tė veēantė qė kėrkuan tė ngjiten. Individė qė s’kishin menduar kurrė pėr dritare. As pėr dritė. Kėsillojesh, nxituan tė bėnin pėrpjetė nė kohė tė shkurtėr. Shefat pėr kuadrin, pra pėr banorėt e kateve sipėr, i paraqisnin si njerėz tė rinj, me tė veēantėn se vinin nga katet poshtė. Bėnte sy kur thuhej se ngjitjen pėr ta e kishte lėvduar edhe ai qė rrinte pranė dritares. Fjala e tij ēmohej. Pėr tė, si nėn zė, por pa frikėn e tė thėnave nėn zė, thuhej se njihej e ēmohej edhe prej botės pėrtej dritares. Shtohej se ai merrte e jeptė shenja me kush-e-di kė nė distancė. Natyrshėm bėhej lidhja se kodet kishin tė bėnin me fatin e shtėpisė.
Mė pas u pėshpėritė se atje lart po flitej e mendohej ca mė ndryshe. Po flitej pėr hapjen, sė paku edhe tė njė dritareje tjetėr.

“S’do mend qė do hapeshin! Jo njė, do ishin hapur disa dritare, pėr njerėn dėshmoj unė...”, thoshte mė vonė Homeri Minus njė Kat. Sa herė u kisha thėnė atyre, hapni ore dritare ju! Por ishte Ai qė pengonte, ai pengon akoma, s’do dritare pėr tė tjerėt ai, kam thėnė unė. Ai e ka mbajtur kėtė shtėpi nė terr! Homer kėrkon ta mbajmė, Homer me lexues tė verbėr!
Pas kėsaj u tha se do hapeshin dritare edhe nė katet poshtė. Tashmė s’ishte mėkat tė thuhej se drita qė vinte prej dritares sė vetme, nuk mjaftonte. Por nė kėtė rast ishte mirė tė shtoje se pikėrisht ajo dritare kishte rritur kėrkesėn pėr dritė mė shumė. Si pėr tė qetėsuar befasinė me befasi tjetėr, u tha se hapjen e dritareve e kishin kėrkuar nė katin e sipėrm. Madje pėrflitej se i pėrhershmi pranė dritares, pikėrisht ai kishte kėrkuar mė shumė dritė.

“Formalisht, gjithnjė kam qenė nė katin e sipėrm, paskesh thėnė ai, por shpirtėrisht jam ndjerė atje poshtė...” Por, ē’tė bėja, ja qė kėshtu ishte kjo shtėpi ku na ra fati i zi tė rrojmė. Pėrderisa dritarja rastisi nė katin ku u gjenda edhe unė, bėra gjėnė mė normale nė kėtė shtėpi anormale. Mė provokonin pa pushim, gjoja mė pyesnin nė duheshin hapur dritare tė tjera. Unė bėja naivin, tė verbėrin bėra, me qėllimin e vetėm tė shpėtoja atė dritare tė vetme qė kishim. Ju nuk do ta besoni, sa verbanė kisha pėrrreth vetes nė atė kat! Ata mezi prisnin qė unė tė kėrkoja hapjen e dritareve tė tjera, qė ta mbyllnin edhe atė dritare, prej tė cilės arrita tė mbaja gjallė si metaforė dritėn, duke komunikuar me botėn pėrtej...E merrni me mend sa tragjike do tė kishte qenė njė shtėpi pa dritare?

“Njė lloj bodrumi do tė ishte, si kėtu poshtė...”, kishte thėnė dikush.
Zėri ishte ngjitur prej poshtė, nga bodrumi i shtėpisė. Nė tė vėrtetė ishte pėrgjigjur pa i dėgjuar fjalėt e Njeriut tė Dritares sė Vetme. Atje poshtė kishte kohė qė nuk dėgjohej ē’thuhej sipėr. Prej njė kohe tė largėt, s’kishte gjėra tė reja pėr ta. por edhe sepse ata poshtė prej vitesh pėrdornin shqisa tė tjera komunikuese. Nuk vėshtronin mė si tė tjerėt e shtėpisė. Sytė kishin ndryshuar funksionin e tyre, tė vėshtruarin e realizonin gjithashtu tjetėrlloji, teksa veshėt ishin reduktuar me thjesht pranimin e tė ndenjurit nė bodrum...

“Njė lloj bodrumi do tė ishte, si ky qė ėshtė...”.
Ato ē’u thanė, u ngjitėn pėrgjatė shkallėve, u dėgjuan nė secilin prej kateve, pėr tė ngrirė mė nė fund nė katin e sipėrm.
“Ėshtė e vėrtetė edhe kjo, por them se i bėjmė mirė shtėpisė sonė tė sillemi ca mė njerėzishėm,” tėrhoqi vėmendjen dikush prej kateve mė poshtė. Nėse ka ardhur sadopak dritė deri atje poshtė, prej asaj dritare tė vetme ka ndodhur. S’ka pse ta mohojmė...Bėjmė mėkat me dritėn...Dhe dihet se mirėnjohja ėshtė virtyt i parė...
Njė tjetėr zė, prej bodrumasve, shtoi diēka mė shumė pėr dritaret.
“Nėse duhen, hapni dritare por, ju lutemi, le tė mos thuhet se bėhet pėr ne!”

Paskėsaj, prej gjithnjė e mė shumė njerėzish nė katet sipėr, pohoej se e ēuditshme duhej tė kishte qenė jeta atje poshtė. Qė prej andej nisėn tė ngjiteshin rrėfenja e histori tė mėhershme, nga ato qė mendoheshin tė harruara, me dritare, ballkone dhe dyer tė gjera. Si mėnyrėn mė tė shpejtė tė shtimit tė dritės, hidhnin fjalėn pėr hapjen e Odės sė Homerėve tė Shtėpisė. Atje poshtė, kishin mbetur. Filli i jetės ishte koklavitur, por s’ishte kėputur. Dukej se kishin gjetur dritaret e veta, brenda syve, brenda kokės, brenda trupit tė tyre, njė lloj burimi drite e kishin sajuar, qė prodhonte dritė prej territ ku u ndodhėn pėr njė kohė kaq tė gjatė...
Tashmė po thuhej se, nė kohėt e para tė mbylljes sė dyer-dritareve, nė bodrum ishin bėrė pėrpjekje pėr mė shumė dritė. Kishin provuar tė rrėmonin, brenda trupin tė natės. Me shpresėn pėr tė dalė diku. Koka e tuneleve kishte mbetur sėrish nė terr, hapsirat e rrėmuara nuk kishin nxjerrė kurrkund. Nevoja pėr dritėn kishte bėrė tė lindnin tek ta shqisa tė tjera nga ato qė i ishin dhuruar njeriut prej natyrės. Thuajse tėrė ē’vinte nga sipėr deri tek njerėzit e bodrumeve, u dukej sikur s’kishin tė bėnin me jetėt aty.
Edhe nė katet qė pėrdorėn tavanin e bodrumit si dysheme tė tyre, a diēka mė sipėr, qenkeshin bėrė prova tė tilla, por muret paskeshin qenė pafund tė gjerė, si nė themelet. Dikur duket u bindėn se ishte shpresė e kotė. Prej ditėve qė dėshtuan pėr dritėdalje, banorėt e shtėpisė iu dorėzuan nė masė kėshillės sė pėrdorjes sė syzave qė luminoheshin prej mugėtirės dhe territ.
“Ajo dritare na u bė si Dielli...”, tha dikush nė njė bisedė televizive. Sytė i mbushi me lotė, bėnte veten me faj qė kishte humbur aftėsinė e tė ėndėrruarit. “A shkohej ndėrmend diell tjetėr?!”
Kujtesa sillte ndėrmend njė varg historish me tė verbuar dhe tė ēmendur, diagnoza zyrtare pėr tė cilėt asnjėherė nuk ishte lidhur me mungesėn e dritės. Me shtimin pak e nga pak tė dritės, rrėfeheshin gjėra qė kishin ndodhur pėrgjatė kohės pa dyer-dritare, tė cilat nuk kuptohej pse, u kishin kaluar rrėshqitazi prej vėmendjes. Riktheheshin ndodhive tė mėhershme, si njė jete pas mrekullisė ardhur sė jashtmi. Sollėn ndėrmend tė lindur me katėr apo gjashtė sy, tė cilėt i kishin neglizhuar, mė vonė i kishin harruar fare. Deri edhe atė foshnjėn-monstėr, qė u varros me urgjencė, pa njoftim lindjeje dhe as vdekjeje, po atė ditė qė guxoi tė vinte nė jetėn e kėsaj shtėpi. Nė vend tė syve, kishte dy dritare me grila tė mbyllura, tė padepėrtueshme. Pėrgjatė trupit, aty ku normalisht do tė gjendeshin poret e lėkurės, u shfaqėn ca si pulla tė bimėve tė akuariumeve, ku peshq tė shkathėt pėrdorin oksigjenin e krijuar prej tyre.
“Gjoja kemi qenė nė shtėpinė tonė...”, kishte shtuar sė fundi dritarevetmi. Nė tė vėrtetė kemi qenė tė huaj. Vetėm tani marrim vesh se nė bodrum, paskemi pasur burgun e shtėpisė. Aty qenkan dėrguar pėr ndėshkim njerėzit e shtėpisė...Tingėllon e pabesueshme, por s’paskemi ditur gjė prej gjėje...Sikur s’kemi qenė fare...
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 16
Registration date : 27/10/2007

https://jugaebardhe.forumattivo.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi