FOLĖSI ME ZĖRIN BRILANT.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

FOLĖSI ME ZĖRIN BRILANT.

Mesazh  muratori prej 2008-11-20, 10:13 am

Portret.
Me siguri qė ēdo shqiptar e njeh portretin e Dhimitėr Gjokės, folėsit zė brilant tė televizionit, qysh prej 30 vjetėsh. Spikerit qė pėrfoli dhjetėra kryeministra e qindra ministra qeverish, tė cilat erdhėn dhe u fshehėn nė harresė. E nisi punėn me qeverinė plakė, tė asaj qė polli mbas pesėdhjetė vjetėsh dy plus tre, qė dhe ato tė pillnin tė tjera parti, shoqata, koalicione e fraksione, si ta kishin hallin tė ngatėrronin folėsin timbrik. Por ai nuk “dėgjon”nga ai vesh. Flet dhe tė rrėqeth. Bilbilon dhe magjeps, ashtu si nė ditėn e parė, qė u caktua tė fliste pėr diēka, qė nuk do ta besonte kurrė. Lumturinė e dalė prej zymtėsisė. Nejse, tė shkuara tė harruara qė thonė, se zėri dehės i tij, nuk mund tė rregullonte asgjė. Veēse konsumohej pėr gjėra tė kota.
A nuk do tė ishte mrekulli, qė ai zė i rrallė tė trumpetonte triumfe tė vėrteta? A nuk do tė ishte magji, qė goja e tij tė mos fliste pėr vjedhje, vrasje, gjakmarrje dhe thika mbrapa shpine qeveritarėsh, qė ndjellin trishtim dhe rrėnim nė shpirt?
Ah, popull i mjerė! Zėri brilant i njė folėsi, nuk ėshtė tjetėr veēse njė shenjė, se edhe tek popujt e vegjėl e tė vjedhur, ekziston mundėsia tė flitet pėr madhėshti. Gjė qė sot mungon tek ti. Ai vibrim i rrallė, ajo ortofoni e mrekullueshme, qė nisi tė fliste pėr veprat madhėshtore tė partisė sė dikurshme tė punės, sot vazhdon tė flasė pėr vrasjet dhe vjedhjet qė fshihen pas partive bija. Tmerr. Kush nuk do ta ėndėrronte qė ai zė aq bindės, tė lajmėronte tė mbarat? Zėri i tij i mrekullueshėm tė mos prishej nga frika e tmerreve qė vazhdojnė ti falin vendit organizatorėt e 97-ės, dhe populli ti durojė me pritje tė gjatė. Nejse, kėto i pėrkasin anės profesionale sė “Mimit,” ose Dhimitrit, se mua si mik, mė takon tė pėrqendrohem tek bota shpirtėrore e tij. Megjithėse edhe kjo duket lehtė, se thonė qė pasqyra e shpirtit ėshtė fytyra. Kėshtu qė mund tė besosh lehtė se edhe shpirti i tij ėshtė i florinjtė. Unė porsa e takova nga afėr, kėtė besova tė parėn. U qafuam si miq tė vjetėr dhe folėm si patriotė pėr hallet vendit por edhe tė Himarės tonė tė sakatuar. Teksa flisnim, e shikoja dhe krenohesha pėr bashkėbiseduesin tim, qė preferonte tė pinte verė ose uzo, ashtu si tė parėt tanė.
Nė sytė e tij dritė-qartė, shkruar bukur mbi fytyrėn simetrike, lexoja pa frikė mesazhin e njė miqėsie qė porsa nisi. Ndaj flisja lirshėm dhe rrėmbehesha nga ēiltėrsia e tij. Njeri me horizont nė bisedė, i talentuar nė tė shprehur. E po kot nuk qėndroi pėr vite me radhė pėrgjegjės artistik i televizionit kombėtar, mendoja. Sot flet pėr Top-Canel.
“Ah Mimi,” -i thashė, “fatkeqėsia jote qėndron, se ke lindur nė njė vend tė vogėl dhe flet pėr kaq pak njerėz. Zėri yt duhej tė komentone pėr shtet-kontinente!”
Mė erdhėn shumė kėrkesa, Miri, por atė kohė e kisha babanė sėmurė, e nuk mund ta braktisja lehtė. Kur mė shprehu kėtė, (sigurisht me njė dhimbje tė veēantė pėr tė atin, e me aspak pendim pėr shansin e humbur,) u ngazėlleva dyfish. Mendova, sakrifikoi karrierėn, pėr t’ju kushtuar prindit. Atė ēast pashė se ky person, e mishėron tėrėsisht botėn shpirtėrore tė Himariotit. Qė siē thuhet dhe nė legjendat e Himarės, tė parėt e tė parėve tė tanė, erdhėn si Lejlekė nė ato anė, duke i mbajtur tė moshuarit mbi shpinė. (Lelegė, tė quajtur ndryshe.) Nejse, legjendat nė Himarė nuk shterojnė. Se me kėdo qė rrish e tė pish njė kafe, do ta ketė njė legjendė pėr tė ta thėnė. Deri sa edhe i verbri nga fshati kėtė verė, mė tregoi legjendėn e Gjon Vasisė dhe tė ujkut. Por le tė shkojmė pėrsėri tek Mimi (Dhimitri) qė nė bisedėn e tij tė shtruar, nuk e harroi tė mė kujtonte edhe folėsin tjetėr Himarjot Kiēo Fotiadhi. Qė tė dy kėta, sė bashku me tė gjithė artistėt Himariotė, pėrbėjnė njė mantelė krenarie dygjuhėshe pėr Himarėn.
Po thuaj se nė kėto linja u shtri biseda me tė. E gjatė e shijshme e bollshme, si dhe mezja qė porositi e cila na e mbushi trapezin cep mė cep. Ato pak ditė qė ndenja nė Tiranė, u takuam tri herė bashkė. Po edhe tridhjetė tė takoheshim, me siguri qė pėrsėri do tė na ngeleshin pa thėnė. Se Mimi nuk ėshtė vetėm folėsi kryesor nė televizion. Ai ėshtė dhe njė poet. Tek mė recitonte njė poezi, zėri i tij gurgullues, mė depėrtonte deri nė indet mė tė holla. Thua se po mė pėshpėriste ndonjė lajm tė veēantė, qė tė mė ngelej mirė nė kujtesė. Dhe kėshtu ndodhi. Ēdo moment nga takimi me tė, u gdhend fort nė celuloidin e mendjes time. Me tė drejtė mund tė them, se qysh nga kjo verė, unė kam njė mik, poet mė shumė.
Dhimitri, mirupafshin nė Himarė.

Me respekt, Miri.

muratori

Numri i postimeve : 24
Registration date : 16/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi