Kamala DAS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kamala DAS

Mesazh  Admin prej 2008-11-21, 11:12 pm

Epoka e Gurit

perkthyer nga Hekuran Koka


burrė i dashur, kolon i lashtė nė mendje
merimangė e vjetėr trashaluqe, qė thur rrjete acarimi
ji i urtė . ti mė shndėrron nė njė zog guri, pėllumb
graniti, ngre rreth meje njė dhomė tė zymtė ndenjeje
dhe padashje mė qėllon turinjve ndėrsa
lexon me zė tė lartė ma gervisht gjumin e mėngjesit
ma ngul njė gisht nė syrin ėndėrrues prapė
burra tė tjerė hedhin hije nė ėndrrat e mija ditore,
zhyten si diej tė bardhė nė pusin e gjakut tim Dravidik,
tinėz rrjedhin ujrat e zeza poshtė qyteteve tė shenjta
kur ti ikėn, e ngas makinen time shkatarraqe blu
bregut tė detit edhe mė blu. vrapoj pėrpjetė dyzet
shkallėve tė zhurmshme e trokas te dera e tjetrit.
pėrmes vrimash spiune, fqinjėt mė shohin tek vij
e iki si shiu. mė pyesni, tė gjithė, mė pyesni
Ē’sheh ai nė mua, mė pyesni pse e quajnė luan,
libertin. mė pyesni pėr shijen e gojės sė tij,
mė pyesni pse dora e tij dridhet si gjarpėr
i rrahur para se tė mė mbėrtheje pubisin
mė pyesni pse si njė pemė e madhe
e prerė pėrplaset nė gjinjėt e mi
dhe fle. mė pyesni pse jeta ėshtė e shkurtėr e
dashuria edhe mė e shkurtėr. mė pyesni
Ē’ėshtė lumturia e ēfarė ēmimi ka.
.
.
marre nga gazeta Drita, Prill 20, 2008
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 16
Registration date : 27/10/2007

Shiko profilin e anėtarit http://jugaebardhe.forumattivo.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi