Kronikė e qytetit tė tkurrur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kronikė e qytetit tė tkurrur

Mesazh  muratori prej 2008-11-29, 12:36 am

Nga EVRIVIADHI GORO





LETRA E DYTĖ SIAMEZIT 2



Ky dimėr na e bėri borxh. Maja e Ēikės nuk e veshi xhyben stinore. U mjaftua me takijen e bardhė majė kokės, atė qė mban deri nė prill. Nga mjekra e poshtė mbajti teshat e vjeshtės sė shkuar. Ngrohte barkun nė diell e sa lagte kėmbėt nga gjunjėt e poshtė, se edhe ky i uruar det, as shtriqej, as fryhej. Flinte si ariu.

... Pėrditė sillem pllajave e shkurreve pas dhive. Gjithė kullota ėshtė e imja. Vetėm kėmborja e cjapit tim dėgjohet. A ėshtė e mirė kjo? Njė perėndi e di, se mua s’ ka burrė tė ma mbushi mendjen. E hidhur dhe e frikshme ėshtė, vėllaēko. 10-15 dhi e njė cjap nė krejt lagjen e Sipėrme! Kujen mė vjen tė vė. Flas me veten e me gurėt. Ku janė ato ditė kur malet e fushat gumėzhinin nga zilet, kėmboret e blegėrimat? Shtratit tė pėrroit tė Madh hidhen lloshrat, era e qelbur e tė cilave “gudulis” nė qindra metra larg. Tė kujtohen vitet ’60 tė shekullit tė shkuar? Banorėt e qendrės luteshin tė mos vinin shirat - ujvarė, pėrmbytėse, tė nėntorit. Pėrroi, kur fryhej, kthehej nė bishė, lėshohej me ulurima nga qafa e malit e fshinte gjithēka gjente pėrpara. Tani shtrihet deri nė det,- gjarpėr i ngordhur,- i prerė vende vende, nga ndėrtesat e ngritura sipas oreksit. Pronarėt as e kanė vrarė mendjen, se njė rrebesh i mundshėm, do tė mund tė bėjė hatanė.

Eh, more Siamezi 1! I zbrazur, i tharė, i tkurrur, i plagosur rėndė ky qyteti ynė... Si zor ta marrė veten. Tė mbeturit e paktė, sytė dhe mendjen e kanė tej detit. Murtaja nuk ėshtė vėnė nė zap. “O burra, tė vemi atje ku s’kthehemi”. Fjalėt – ulurimė pėrbindėshash tė harbuar,- pėrplasen faqeve tė maleve e ata dridhen. Dridhem edhe unė tek po shkruaj, ndaj gėrmat mė dalin tė shtrembėra.

Diktatura na mbante mbyllur nė vathė, Demokracia na tregon udhėt. Ngado tė vesh, nuk tė zė veshi gjė tjetėr, veē thirrjes urdhėruese: “Ik! Sa mė larg!”...

Mė ngrihen qimet e kokės pėr ēka ndodh te ne. Si ore, nuk i doli njeri zot kėtij vendi e tė sjellė pas tė “aratisurit”?... Nė daē mė qorto, por mendjen e kam top. Duhet tė jetė i vetmi vend nė botė, ku qytetarėt nxiten tė ikin sa mė larg.

Gjitoni im, Milto Petro mė tha para ca ditėsh:

- E ē’pret, o mavre Ciko. Tė parėt nuk na linin tė dilnim nga shtrunga, tė dytėt na syrgjynosin fėmijėt larg, atje ku nuk kanė mendjen tė kthehen. Fjalė me taban ka lėnė i shkreti Zaho Mera...

Tė kujtohet plaku i menēur, me shtėpinė nė mes tė pyllit? Tė lidhur me zinxhir tė hollė, tėrhiqte pas vetes kėlyshin e ujkut. E futi nė kafene. Kurreshtarėt e shumtė, tė ngeshėm, e rrethuan. Ēuditeshin dhe kėnaqeshin me bukurinė e “vogėlushit” gri, tė tulatur nėn tavolinė. I fėrkonin shpinėn si tė ishte fėmi motak. Gjahtarit me fat, i shprehnin admirimin. Ai i la t’ u ngopet syri. Kur nuk kishin ē’tė thoshin mė, iu shpraz:

- Ju pėlqen? Ėshtė i bukur? I urtė?

- Po, barba Zaho, ashtu ėshtė.

Nė syt’ e plakut u dukėn, njėherėsh, zemėrimi dhe mėshirimi.

- More tutkunėr, nuk ėshtė bir ujku? Si i ati nuk do tė bėhet?

U ngrit. Para se tė dilte, u hodhi njė shikim tė ftohtė.

- Pftu !- pėshtyu, i kthyer nga dritarja e hapur, tėrhoqi me inat, zinxhirin. Kafshėza klithi nga befasia. Doli pa e mbaruar kafenė.

Ja kėshtu, vėllaēko. Barba Zahua e dinte ē’ mbante, por nuk e mbyti. E lėshoi nė pyll. Kjo pjellė e vogėl, i takonte “stanit“ tė llojit tė vet. Ujqėr me pėrvojė do t’i mėsonin “artin” e dinakėrisė, tė mashtrimit, tė... Tė vejė te fara e vet, tė shtohet e tė tėrbohet. Njerėzit harrojnė dhe besojnė lehtė. Vetėm po tė kėrcėnohen nga pjella e shumuar e kėtij kėlyshi tė vogėl, do tė zgjohen. Por ē’e do ? Me ato qė kemi parė deri sot, zgjimi nuk zgjat. Dėbojnė nga kujtesa shtrėngatėn e djeshme. Kur mendojnė se po lind dielli, dremisin, pėrqafuar me Harresėn”...

Nuk merrej vesh me kė pėshpėriste ai plak i menēur, me mustaqet e argjendta, tė gjata deri nė kėndet e nofullave e me njė barė mendė nė kokė. Mishėngrėnėsi i mitur, i hiqte kėmbėt zvarrė dhe kėrcisti dhėmbėt. Nxirrte, herė pas here, klithma therrėse,-robėruesi e tėrhiqte me forcė, - tė dhemb e tė ulurijė.

Kur iu afruan pyllit, “zvarritėsi” e ngriti dhunshėm nga toka. Ulėriti ngjirur (mbase u tremb mos mbytej ), duke u pėrpėlitur nė pėrpjekje shpėtimi. Pastaj i kapi veshėt dhe me dorėn tjetėr i liroi qafėn. E vėrviti mbi shkurret e nė ēast i humbi nga sytė.

- Shko,- i foli me zė.- Kur tė rritesh, tė fitosh fuqi,- tė bėhesh kryeujk. Mblidhe tėrė “ujqėrinė” , kthehu te kėta “shpinėfėrkuesit” e sotėm e thuaju: “E, si ju dukem? Jam i mirė? Pėrkėdhelėt leshin tim, tani shihmėni dhėmbėt”.



... Punėt, keq e mos mė keq... Mė ėshtė mbushur mendja se me qėllim mė ka lėnė fati pas: tė mbaj inventarin e tė shpėrngulėrve nė botėn pa nishan, tė vėshtroj e tė shkruaj kronikat e ditėve, tė ngjashme me mugėtirėn e mbrėmjeve tė Shėndreut...

Qė tė marrėsh vesh, vakitė u japin mundėsi njerėzve tė shprehin lirisht, mendime (jo idera), tė ndezin sherre e tė adresojnė akuza tė frikshme ndaj atyre qė mungojnė. Shajnė e kėrcėnojnė. Kur del nga ato “mitingje”, njė javė rresht tė vjen mendja rrotull. Hiē mos kundėrshto! Vitet e fundit kam grumbulluar aq pėrvojė, sa askush tjetėr. Do ta dish se si? E mbaj gojėn kyēur e veshėt pėrpjetė...

... More, e di? Nga njė herė, mė vete mendja shumė vite pas. Diktatura na kishte veshur tė gjithėve qafore metalike. Na i shtrėngonte sa herė pushtohej nga amoku i rrezikut tė shembjes. “Neve po na marrin pushtetin e ju mė kėrkoni sapun”, u tha bashkėfshatarėve tė tij ai “partiaku” i lartė (emrin nuk dua t’ia zė nė gojė ), 2 – 3 vjet para rrokullisjes. Tani kemi “Demokracinė!” Kjo e dyta, sikur mė ngatėrron ca. Ja, bie fjala, edhe diktatura, edhe demokracia, gėrmėn e parė e kanė tė pėrbashkėt dhe pėr mua kjo ka mė shumė rėndėsi se ēdo gjė tjetėr. Vėrtite nga tė duash, te barba Zahua do tė dalim. E para na mbyllte, e dyta na dėbon. Hajde, tė bėj rixha, mė trego ku ėshtė ndryshimi...



II

Sa kemi shpirtin pa dalė, mblidhemi e shfrytėzojmė mundėsinė e rrallė,- tė merremi me “mė-the-tė-thashė”, (sipas gjitones tėnde, tė ndjerės thia Ollgė), tė qeshim, qoftė dhe me zor, e tė thithim tė flamosurin tym tė duhanit... Tė dėgjojmė “partiakėt” e shumė kallėpeve, tė mbirė si kėpurdhat mbas shiut. Por jo tė gjitha kėpurdhat hahen. Nė tė parė, tė gjitha tė helmta janė.



... U kthyem nga varrimi i nėnės sė Labos. Shtėpia plotė. Tė ngjeshur me njeri tjetrin, ia shtruam muhabetit, sikur tė mos kishte ndodhur gjė. Flisnim tė gjithė bashkė, si nė mbledhjet e brigadės, ku ziheshim me brigadierin xhahil, pėr “pikėt” e ngrėna. Kur “llagėrdia” ishte ndezur mirė, Nasja i Dhimė “Dudunit” mendoi se ishte ēasti tė bėjė dhe pak propagandė, si nė kohėt e para. Ėshtė bėrė kryetar i njė partie (vėllaēko, partitė na rrinė gjer nė grykė,- hesapi im nxjerr njė parti pėr dhjetė kokė! Vetėm fukarallėku dhe trutė nuk thonė tė hyjnė nė rrugė tė mbarė...).

Qė e pata llafin, “kryetari” fshiu buzėt me majėn e gjuhės, vuri pėrpara “buzėgazin”, - kopje e tė pėrmbysurve,- lėshoi ca pika nga “mjalti partiak”:

- Njė zotėri na tha kėtu se punėt nuk kanė pėr t’u ndrequr kurrė. Gabim! Gabim i madh. Pse jemi ne? Pse bėjmė kėtė goxha luftė, pėr mustaqet e Ēelos? Besoni nė partinė tonė. Ajo ėshtė juaja, e popullit.

Qerratai. Sa bukur foli. Tamam si Enveri “ynė”.

- Brisk ma ke gojėn, more bir. Ke bėrė shkollėn e Lartė tė Partisė?

Kėto fjalė tė barba Gogos, “kryetarit” i ranė si piperkė djegėse nė majė tė gjuhės.

- Ē’ thua kėshtu, xhaxha. Atė shkollė e ndiqnin ata tė partisė tė Enverit.

- Ashtu, kot e thashė,- ia ktheu duke kruar kokėn,- me qė fole me llafet e asaj kohe...

I kishte shkelur kallon. U kollit dy tri herė me shaminė e hundėve para gojės, si pėr tė nxjerr gėlbazėn e ngecur nė fyt.

- Unė dhe shokėt e mi s’ kemi punė me ata, qė i nxirrnin popullit sytė. E kemi mendjen te populli, ndaj e sollėm demokracinė.

- Ke tė drejtė, more bir. Partia na i nxorri sytė, po ama dhe ju nuk mbeteni pas. Po na hiqni brekėt!...

Kryetari nuk deshi ta dėgjojė mė. U ngrit, u dha dorėn tė afėrmėve tė sė ndjerės.

- Epo tė rroni vetė,- u tha me gjysmė zėri.

Nga dera ktheu pėr njė ēast kokėn. I hodhi njė vėshtrim tė akullt Gogos. Ke parė ti? E nėmi. Pas ca ditėsh, na u desh tė mblidhemi pėrsėri. E pėrcollėm tė brengosur Gogon e shkretė.

Dikur kishte njė kafene nė mes tė pjacės. “Ē’ kafene,- thonė ca.- Kooperativė, ore, kooperativė. Hanim, pinim e kėndonim deri nė orėt e mėngjezit, me “solist” afendikonė”.

Atje hynte e bėnte qejf kush ia dinte vlerėn pijes dhe ahengut. Por pas tyre, vinin e bėnin “sehir” dhe qylaxhinjėt. Rrinin mė kėmbė para banakut e kthenin gotat e “ardhura” andej e kėtej. E kishe njohur Selfo- policin ? Me siguri jo. “Djali im”, thoshte i zoti pėr tė. Mbase dhe kafenenė vetė nuk e dije nga binte. Ajo ishte ngjitur me atė tė mballomatarit dinak e tė praptė, Aristos.

Ha, ha ha ! Nuk mbahem dot. Mė ngjan se i shoh tė dy, te ngushtica e Jorgjit,-njeri me kusinė nė duartė, ndėrsa mballomatari ka rrėmbyer qepshenė e kullufit kosin... Njerit i ndėrrohet fytyra, tjetri tund kokėn e fėrkon barkun nga kėnaqėsia.

- Nuk tė pyeta, me qumėsht deleje e ke zėnė? Shumė i shijshėm. Bravo...

Lėshon qepshenė, fshin turitnjė me mėngėn e xhaketės.

E po kjo nuk mund tė honopset.

- Me qumėsht gomarice,- i thotė e ia zbraz tenxheren mbi kokė. Mballomatari nuk zėmėrohet. Mbledh me gishta “melhemin” e bardhė, lėpin pa e prishur terezinė...

... Ēfarė bėn kėshtu? Tė qeshet? Nuk prish punė. Nevojėn nuk ta kam. Perėndia ma “zgjoi” talentin nė pleqėri. Jam i bindur se profesori i gjuhės, po tė rronte e tė lexonte pjellėn e trurit tim, me siguri do tė thoshte: “Bravo Siamezi 2. Kėsaj radhe nuk tė kanė ndihmuar”...



Ēdo ditė, kudo qė ndodhem, “zhgarravis”. Tė kujtohet poeti i “madh” i kooperativės? “Frymėzimin” e gjente nė kafene. Porosiste raki, nxirte nga xhepi bllokun e zhubrosur, ndizte cigaren, ndiqte tymin me sytė nė tavan, zgjaste dorėn dhe mblidhte... vargjet e varura, tė cilat nuk ma ha mendja se i lexonin tė menēurit... Kjo mėnyrė tė shkruari nuk mė pėlqen. Ēoj tufėn brinjave, e lė tė kullosė, ulem mbi njė shkėmb, lėviz “ēelėsin”, pres pak tė “ngrohet” motorri. Pastaj pėrkulem mbi fletėt e bardha e shkruaj, deri sa digjet dhe pika e fundit e “karburantit”.

Kam dėgjuar se je “ksekutjasur” e nuk ke qef tė mirresh me bėmat e anėve tona... Tė kisha shkruar nė letrėn e parė se do tė tė piqeshim pėrsėri. Do, apo nuk do, aq mė bėn. Mos fol, por dėgjomė...




vazhdon

muratori

Numri i postimeve: 24
Registration date: 16/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

kronike e qytetit te tkurur

Mesazh  muratori prej 2008-11-29, 12:38 am

Kur mbaruam klasėn e fundit tė 7 – vjeēares (e vėrteta ėshtė se ti e mbarove, se mua, ai mėsues i keq i matematikės, - katran e kishte shpirtin,- mė la pėr nė vjeshtė ), more “kurbetin”, njė vit pas gjyqit tė “kriminelėve” tė vitit 1946.

Me qė ra fjala, ditėn e shpalljes tė vendimit, fshatrave nuk kishte mbetur frymė. Tė gjithė kishin zbritur nė sheshin e qytetit, tė ngjeshur, aq sa nuk mund tė lėvizje supet. Sheshi tundej, si tė kishte rėnė tėrmet. Thirrja: FALJE, FALJE! (Midis nesh, ajo fjalė nuk shkonte. Ishin tė pafajshėm), pėrhapej, si bubullimė e zgjatur, nė det e nė malet e larta. Po. Ata ishin burra tė qėmotit, trima e tė papėrkulur. Pėrbuzėn xhelatėt dhe mbajtėn kokėn lart. U bėnė flamuri i krahinės sonė, i larė, si gjithėnjė, me gjak. Ne, tė vegjėlit, mė vonė do tė kuptonim qėllimin e vėrtetė tė atij gjyqi: tė na thyente e tė na fuste lepurin nė bark. A ia arriti? Jo. Kurrėn e kurrės!

... Ore, mė ngjan se nuk ta kam treguar sekretin e mbajtur brenda vetes pėr mė se gjysmė shekulli. Provimin pėr dėftesėn e “gjysmėpjekurisė”, nuk e dhashė. Si ore, tė dilja pėrsėri para Shėn Mihalit? “Jo,- thashė,- mos ia pafsha hairin atij keqbėrėsit, me kafkėn tė mbushur jo me tru, por me numra tė ngrira...



III

Nuk ėshtė e lehtė tė jetosh nė shkretėtirė. Po, tamam shkretėtirė. Jemi aq sa dhe qentė. Gjallėria u ka ikur tė dy palėve,- njerėzvet u ka humbur zėri, qenve- tė lehurat. Tė braktisur nga tė zotėt, janė kthyer nė ujqėr tė tėrbuar. Shqyejnė bagėtinė. Iu bėfshin mirė, se ndryshe, mund tė hidheshin mbi ne. Dikur po, nuk linin kėmbė keci t’i afrohej avllisė. Tani tundin bishtin para hajdutėve tė pėrhapur si hithra. Fukarallėku dhe uria i shtyjnė drejt jugut. Njė takėm “villen” nga ‘tromobilat’ nė kalim e sipėr, tė tjerėt nga prapa malit. Me qė punėt kėtu kanė shteruar, nuk gjejnė rrugėdalje tjetėr, veē tė bastisin shtėpitė.

U bezdise?.Tė pėrrallis gjėra pa lidhje midis tyre? Ashtu qoftė. Me sa di, kėshtu shkruajnė vetėm shkrimtarėt e mėdhenjė. Ha, ha, ha !..



Atė tė dielė zbrita buzė detit, tė pi kafe me uiski (jemi bėrė, demek, evropianė) e tė kėmbej ndonjė llaf me ata tė kafeneve. Im atė,- qoftė mirė atje, nė qiell, mes engjėjve, -iu ngjit malit dhe nuk bėri njė kasolle mes “qytetėrimit”, ta lajnė dallgėt e ta ngrohė dielli.

-Kėtu, kėtu,- i kishte thėnė nėnės time (ndjesė pastė dhe ajo),- do tė ngremė haurin tonė, do vėmė kope me dhi e dhen, tė lėmė prapa varfėrinė.

Potureējerrė mbeti tėrė jetėn. Kur u bė kooperativa, ia morėn dhe ato. E lanė bythėjashtė...

Para postės (Telekom i thonė tani) mora kthesėn pėr te sheshi, me plot dyqane e pak klientė. Tė parin pashė barba Janin. “Mbėshtetur nė shkop” do tė thuash ti. Jo, ore jo. I gjatė e i drejtė si llambadhe. Po mbush shekullin e as qė e ka marrė vesh. Leshrat e kokės i qeth njė lloj,- tė shkurtra si gjėmba murrize. “Kush ia ka ngenė tė krihet pėr ditė”, thotė. Kokėbardhė? Ti qofsh. Si kau balash,- bardhė e zi. ”Rini dhe Pleqėri!” Ha, ha ha!...

E pėrshėndeta, e pėr tė qėnė “brenda”, shtova:

- Si mbahesh?

- Pse, mė sheh tė mbahem gjėkundi?- ma ktheu- Ē’kemi andej nga “Malėsia e Vogėl”?

Nuk i ka lėnė kunjat.

Qeshi. Iu dukėn dhėmbėt e verdha,- tė gjitha tė vetat. Darė dentisti nė to s’ėshtė qasur.

E ftova tė pimė kafe,- “gotė”, pi vetėm njė, nė shtėpi.

- Mirė,- mė tha,- po jo nė kėtė lokal. I zoti ėshtė i Demokratikes.

Pak mė tujtje, mė tėrhoqi nga bėrryli :

-As kėtu nuk vemi dot. Afendikoi ėshtė socialist.

Bashkinė e kishin “ Bėdėnjėshėt”.

- E ē’ tė keqe ka?-i thashė.

- Unė nuk shoh gjė tė mbrapshtė, por kėtė porosi mė ka dhėnė im bir.

-Po sikur nė zgjedhjet e ardhshme tė fitojė dikush nga ata?- e ngacmova.

-Shohim e bėjmė,- tha me njė farė dinakėrie.

Njerėzit, me sa duket, janė si bagėtia me qinosi. Parimet janė konvertuar nė monedhė dhe... karrige. Kot nuk thuhet nė qitapet e shenjta: “Njerėzit janė kopeja, prifti bariu i tyre”. Apo jo, o i menēur Siamezi 1?!

- Kėtu do tė futemi,- tha - I zoti ėshtė i yni.

T’ i vėmė kokė muhabetit, u ulėm nė tavolinėn e fundit nė verandėn e gjėrė. Poshtė nesh shkriheshin me njera tjetrėn valėzat e detit.

Pronari, “Bėdėnjist”, i shkeli syrin plakut:

- Barbėn ēoku e shohim, kurse ti, o zoti Ciko, s’dukesh asnjė herė. Kaq inat i ke ata tė Bashkisė?

Mė erdhi ta kap nė fyt e t’i pėrdredh zverkun.

- Pse zotni,- i thashė i pėrmbajtur,- duhet tė “pajtohemi” nė dyqanin tėnd?

Shtrėmbėroi surratin.

I dhashė porosinė, kafe e uiski pėr mua dhe lėng frutash pėr shokun.

Sytė mė tepėr i mbaja nga deti. Erė nuk frynte, na! Xham i shtrirė deri tej, nė ishujt e Greqisė. Dielli ishte ngjitur goxha mbi malin e Ronxhės, me faqen jugperėndimore tė veshur plot lisa. Rrezet e verdha nė tė bardhė, rrėshqisnin mbi tjegullat Mersejeze tė ish spitalit, e binin nė det, duke i dhėnė gjirit nė formė patkoi, llamburitje verbuese. Para verandės, valėt e qeta lėpinin gurėt e vegjėl, tė veshur me myshk xhelatinoz tė verdhė. Si gurė floriri...

“Lėngun” nuk e hodhi nė gotė.

- Ku ta dish si i kanė larė, tha, shishja vjen nga fabrika.

-Pse? Atje i lajnė mė mirė?

-Nuk e di,- u pėrgjegj.- Ata nuk i shoh, kėta i kam para syve...

Nė cepin karshi nesh, ishin ulur katėr klientė “birrapirės”. Dukeshin tė zemėruar me kryetarin e Bashkisė. “...kur ke mbi vete njeri tė tillė...”. Nuk e dėgjova vazhdimin. Barbės nuk i erdhi mirė. Si mund tė pėrflitet emri i kryetarit, e ku pa, nė mejhane!

- Si s’ u vjen turp,- tha i menduar,- tė marrėsh nėpėr gojė kryetarin...

“Po ky,- thashė me vete,- nuk e ka ndėrruar orėn?”.

muratori

Numri i postimeve: 24
Registration date: 16/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

kronike e qytetit te tkurur

Mesazh  muratori prej 2008-11-29, 12:41 am

Tutje Pundės, njė varkė peshkimi lundronte pėr nė mol. Do tė kishin zėnė peshk,- mbi tė fluturonin, nė tufa, pulėbardhat. Nė plazh, me njė farė ndrojtje, nguleshin ēadra njera pas tjetrės. Njerėz tė ēdo moshe, zbrisnin nė rėrė lakuriq. Ashtu si tė them. Gratė mbanin nė gjoks nga njė napė tė hollė (“candile” tė mbushura me djath tė njomė...) dhe nėn kėrthizė kishin vėnė nga njė gjethe hardhie, vetėm sa mbulonin “malin e Afrodhitės”*). Dy tė reja, nė ato gjethe kishin tė pikturuara zemra tė kuqe, tė shpuara me shigjeta... Nga prapa u tundeshin “valixhet” e rrumbullakta, dhe zbythnin dritėn e diellit nė bebzat e syve tė mi... Tė rrimė shtrembėr, por ama, tė flasim drejt. Ngjanin me gorgona, para tė cilave ndizet guri e marroset burri...

Burrave brekėt e shkurtra e tė ngushta, si tė femrave, me shumė zor ua mbanin nė fre armėt e “mėvetėsuara”...

... Me tė parėn ndjeva njė farė afshi tė ėmbėl. Porosita gotė tė dytė. E binda, me shumė mundim, “lėngjepirėsin” tė mė shoqėronte me njė teke raki.

- Pi, o lummadh,- i thashė.- me ata vite nė kurriz, as bomba atomike nuk tė dėmton. Dėgjomė mua. Kam pėrvojė nga kėto punė. Pi !

Kundėrshtoi ca, por mė nė fund u dorėzua. E sa do tė rrojė akoma? Vitet kanė njė farė kuptimi kur di t’i jetosh, pa i mohuar vetes tė mirat e mbidheshme.

Kur rri nė kafene me dikė e, aq mė shumė kur ke pėrpara gotėn me “drogė”, muhabeti sjell muhabetin. “Ta ngacmoj, pėr ngjarjet e fundit ...?”.

- Nuk tė pyeta,- i thashė,- atė kafenenė e djalit tėnd, e shembėn?

- Jo,- ma ktheu.- Kėsaj radhe e kishin me ato tė fshatit fqinj.

Ē’ kishin ngritur vendasit, u rrafshuan. Madje dhe arrėn stėrgjyshore tė mikut tim, Andonit, e shkulėn. Mirė bėnė. E paligjshme atje ku ishte. Aq tė vėshtirė e kishte i ndjeri, tė mirrte leje nga policia e... mbjelljevet?! Gojėt e lėshuara thonė se po tė japėsh “diēka”, kalon dhe shiun, e jo mė lumin, pa u lagur. Nė fund tė fundit kurnacėt le ta pėsojnė. Punė e madhe!! “Ēdo rregull ka dhe pėrjashtime”.

Nejse. Kėsaj radhe e pėsoi pika turistike e Bregdetit, aq e bukur dhe tėrheqėse. Po tė ishte fjala pėr vilėn e ndonjė “komisari” kuq e blu, si thua, do ta dėrgonin bulldozėn, qoftė nė afėrsi tė gardhit rrethues? Jo? Ashtu mendoj dhe unė... I bihet murit me kokė?

“Rri, o lumėmadh. Ngroh vezėt e tua dhe leri tė tjerėt nė punėt e tyre”. Mirė e ke. Mua nuk mė kanė dhėnė akoma njė pėllėmbė tokė tė rrėmbyer nga shteti “i punėtorėve dhe fshtarėve” e shkoj e merrem me punėt e tė tjerėve. Hajde, hajde, o Ciko trushkulur...

Shyqyr, tė mos qahemi. Sheshi i qytetit ėshtė mbushur kallaballėk. Kanė ardhur nga gjithė vendi, mandje dhe ca tė huaj. Njė grup hollandezėsh janė “pajtuar” nė Restorant-Picerinė e vajzės time. Ama, ėshtė dhe vajzė ta pish nė kupė. Dika i thėrasim me pėrkėdheli. E pastėr, e qeshur, me duar tė arta nė gatim e, mbi tė gjitha, nė punė, nuk bėn dallime “politike”. Uratėn tė mė ketė.

Krahina jonė ka nevojė pėr para, pėr njerėz dhe pėrparim. Mbase do tė futen nė arkėn e Bashkisė mė shumė para, tė ketė mundėsi tė bėjė diēka tė mirė. Do tė thuash ti: “E ē’ mė pėrrallis, o tutkun Siamez 2! Ju s’ keni dritė, s’ keni ujė, madje as rrugė pėr tė qėnė”. Gabim tė mendosh gjėra tė tilla. Tė zgjedhurit tanė kanė mend. Tė kėrrusur nga pesha e madhe e halleve tė popullit, sytė i mbajnė atje ku shkelin kėmbėt, pėr tė mirėn e tė gjithėve dhe tė vetes, e nuk mund tė qortohen pėr kėtė. Se nė fund tė fundit, pula e ngre kokėn lartė kur pi ujė. Ki durim e prit. Pelė nuk kemi, por ama patkonjėt i ruajmė nė dollap... Ah, u kujtova. Dėgjo!

... Fshatit prapa malit, i vdiq lypsari i vetėm. E shoqja i thoshte, me ligje: “Tė gjithė tė kishin zili / O flori, o burri im / Hipur mbi pelėn me shalė, / O flori o burri im / I binje fshatit vėrdallė / O flori, o ...”. Njė grua e pickoi: “Pusho. Lypsar e kishe,-brekėējerrė gjer sa vdiq”. E veja, fshiu sytė me cepin e shamisė sė zezė: “Ato fjalė mbaji pėr vete. Kishte mend me okė. Njė ditė gjeti rrugės njė patkua. ‘Grua,- mė tha,- vure kėtė nė kamare, se do tė blejmė pelė’. Dhe shtoi: “Tė jetonte dhe ca vite i ziu baba, pa do tė shihnit ju se ē’ burrė mė kishte zgjedhur”...

Eja mbas dhjetėvjeēarėsh tė shohėsh,- do tė na gjesh me kope pelash me shalė floriri. (Tė vish natėn e jo ditėn, shkėlqimi do tė tė prishė sytė). Dhe tė ēfarė race se ! Do tė na pjellin nga dy e tre mėza nė vit. Siklet do tė heqim vetėm sa tė gjejmė hamshorin e pėrshtatshėm…

E ē’ qesh, o kalemxhi? Do tė rrojmė edhe ne gjer atėherė. E pse jo? “Kryekokoshėt” ēirren: “Nė Demokraci njerėzit do tė jetojnė deri dyqint vjetė”. Ne, pararoja e saj, do tė “fitojmė”, tė paktėn, nja pesėdhjetė akoma. Tė mbetemi gjallė ėshtė fjala, se ditėt e bardha nuk janė dhe aq larg. Gojėt e lėshuara shajnė kur ndezin kandilin dhe bishtukun (“sha pėr tė sharė, por gojėn mos e prish”)... Po nuk u prish bota, more vėllezėr. Vetėm natėn i ndezim... pėr pak kohė akoma... Nuk e kini marrė vesh sihariqin? Koprorata (ē’ dreqin do tė thotė kjo fjalė, nuk e di, se gjuha ėshtė bėrė ēorbė e holluar sa s’ mban mė...) Korporata Elektrike me demek, na premtoi se mbas njėzet vjetėsh do tė kemi dritė me bollėk. Iu shtoftė ymri asaj Koprorate!”...

Nė demokraci, pra, ka jetėgjatėsi... Ajo nuk tė lėshon. Tė mban ngjitur pas vetes gjer sa tė shohėsh tė mirat e pasosura, qė janė rrugės... I moēmi ka thėnė: “Prit majin tė hash tėrfil, nė shtator tė... pish raki!”...

I kredhur nė kėto mendime, isha harruar. Nuk shikoja gjė,- mjergull dhe shushatje.

- Hej,- bėrtiti Jani,- nuk dėgjon ? Lojte nga trutė? – Mė shkundi fort me atė dorėn e gjatė.

- O bobo,- thashė me zė tė mekur.- Ku mbetėm ?

Pas pak, gjithnjė nėn shikimin e tij hetues, shtova, si pėr t’u ēfajėsuar:

- Kohėt e sotme na i kanė marrė mendtė, mė keq se tė shkuarat.

Qeshi me tė madhe.



Si tė thashė, Gushti e ka mbushur qytetin me vizitorė e pushues. “Shtegėtojnė” buzė detit, nė atė parajsė, bukuria e tė cilit shijohet vetėm dy muaj nė vit. Kurse ne, tė ndėshkuarit nga fati, kėnaqemi me praninė e njerėzve...

... Bėhet rrėmujė nėn verandė. Njė fėmi ulėrin. Kėrcen pupthi rreth vetes. Kėmbėn tjetėr, tė “palosur” nė gju, e mban me dorė, i tmerruar nga shputa e gjakosur. Dikush e rrėmben e vrapon pėr nė qendrėn Shėndetėsore.

Var kokėn nė kangjellat e verandės. Pyes turmėn e shqetėsuar:

- Ē’ka ndodhur?

- Preu kėmbėn me xham,- foli dikush.- Ca horra kanė thyer shishe birre nė rėrė.

Shtrėngoj nofullat nga zemėrimi. Barba nuk e prish terezinė. Ckėrmit dhėmbėt e mė thotė:

- Mos e prish gjakun, se ka dhe mė keq. Nė ditėt tona, po tė kalosh mbi rėrė, mirė ėshtė tė mbashė kėpucė alpine e maskė kundragazit. E ēfarė nuk do tė shohėsh! Lėvozhga frutash, bishta cigaresh, *** qenėsh, copa qelqi, mbeturina plastike, ushqimore. Ulu dhe dėgjo.

Zbres rrallė e nė det nuk lahem. Qė kur kalova atė bronshitin e flamopsur, as nga afėr nuk e shoh.

-A nuk e marrim dhe nga njė?

Qerratai vinte nė qejf me atė ēikė ujė tė bekuar...

Kamarjerin e thirri me “duartrokitje”.

-E qė ta pata fjalėn, - i nxjerr fjalėt njė nga njė, si me darė,- nipi im, jeton e punon doktor nė Athinė e pa tjetėr e njeh ,- vjet kishte ardhur me pushime. Dilte pėr ditė tė lahej dhe inatosej me gjendjen. S’mjaftonin pisllėqet, kur i zė syri njė zonjė, me mė pak se njė tė qindėn e trupit tė mbuluar,- nė pėrqafim me qėnin veshėvarur e gjuhėjashtė, t’u drejtohet valėve tė shkumuara. E po kjo nuk durohej. U nxeh. Del nga tenda.

- Moj zonjė, - i thotė,- ku e shpie kafshėn?

Ajo, me njė farė pėrēmimi, ia kthen:

- Nuk e sheh? Nė det, tė lahet.

Doktori u nxi.

- Hiqe tani,- i thotė.- Fėmijėt e mi nuk do tė lahen nė shurrėn e tij.

Nė ēast i del pėrpara njė zdap:

- Ē’ na thua, more ,- i krekoset.- Unė vij nga Gjermania, ku njerėzit lahen bashkė me katėrkėmbėshit. Tė dish dhe njė gjė,- tani ngjante me triumfator,- unė me qėnin flė nė njė krevat!

Nipi hapi sytė, iu ftoh gjaku, ngriti duartė pėrpjetė, e i thotė:

- E po mė falni, zotėri, nuk e dija. Kisha mendimin se nė njė krevat flinit me gruan...

U kthye nga shokėt e vet:

-Si mendoni, tė “Gjermanizuarit”, mund tė lindin dhe kėlyshė qėnėsh ?...



...Me qė shoku im ngutej (me sa kuptova liridalja i mbaronte ), u ngritėm. E pėrcolla deri nė njė farė vendi. Vetėm pak hapa isha larguar, - zhurma dhe britmat e kalimtarėve, mė bėnė tė kthej kokėn. Njė veturė me targėn e kryeqytetit, i kaloi me shpejtėsi aq pranė, sa e ēiku fare pak, aqė sa duhej ta pėrplaste nė asfalt. Shoferi - pirat, me mjekrėn deri nė fund tė barkut, duart leshtore si tė shimpazesė, frenoi sa pėr tė thėnė:

- Tė shkuara, xhaxha!

Shkeli gazin me gojėn tė ējerrė nga kėnaqėsia. Polici i shėrbimit, priti tė largohej makina. Iu afrua tė shemburit, u pėrkul pak, pa e prishur gjakun, i thotė:

-Mirė je ? - dhe pėr t’i dhėnė kurajo buzėqeshi.

Plaku e vėshtroi me qetėsi, i kapi bluzėn e verdhė tė detyrės, por nuk e hodhi dot poshtė. Polici ia hoqi dorėn me forcė. U skuq nga inati. Tha vetėm tri fjalė “ngushulluese”:

- Mirė ta bėri...

E ndihmuam tė ngrihet. Pati fat. Ca karrige, tė stivosura njera mbi tjetrėn, nuk ia lanė kokėn tė pėrplasej nė trotuar.

Tė merr tjetri, si pa gjė tė keqe, kukėn e tė “fal” tė qeshurėn cinike. Ē’ tė bėjė xhandari, tė ndjeki vrasėsin, apo viktimėn ? Ja, kėtė ekuacion, me gjithėse me dy tė panjohura nuk e zgjidh dot. Lere qė nė matematikė isha “tabula rasa”, siē thoni dhe ju tė shkolluarit...

U ktheva nė kafene, kur u binda se i dėmtuari mund tė shkonte nė shtėpi. Por, mos mė merr pėr xhahil. E vura nė njė taksi.



vazhdon

muratori

Numri i postimeve: 24
Registration date: 16/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kronike e qytetit te tkurrur

Mesazh  muratori prej 2008-11-29, 12:43 am

Vura prapanicėn nė karrige, me fytyrėn nga deti. Mora uiskin e tretė a tė katėrt,- mbas tė dytės, kush i numėron ?

Sytė mė mbetėn tutje Potamit. Lotova. Dikur aty ishte mulliri, mė se shekullor, i blojės, thollua, ku futeshin e derdheshin nė Jon, ujrat e kristalta tė “lumit” liliput, tė dalė nga shėmbinjėt, me atė zhurmėn e ėmbėl, nanuritėse. Po rrapi i moēėm? Degėt e gjata mbulonin njė lagje. Nė verė, nė hijen e tij, mblidheshin turlilloj njerėzish,- gra tė zbritura, tė djelave, nga Kalaja, pėr tė larė rrobat e velenxat e leshta, me atė pushin e butė, tė endura nė avlėmend, nga zanatllie duarta, qylymat “leshdhirtė”, me ato figura tė bukura, tė cilat i pillte vetėm mendja e tyre. Ēobenjėt zbrisnin tufat e dhive tė pinin ujėt e kripur e tė shtriheshin nė rėrė, kur tė zotėt e tyre shtroheshin nėn rrap, nxirnin paguret me raki, hapnin hejbetė dhe pinin me ē’tė kishin. Legjenda thotė, se luftėtarėt e lirisė, mbasi u thyenin kurrizin turqėve, vinin nė hijen e tij, tė festonin fitoren e tė ēlodheshin. Kėndonin mė shumė kėngė tė dashurisė, se tė trimėrisė. Ata nuk ishin gjakėsorė, por tė qetė e tė urtė, tė dashuruar pas tri gjėrave: Jetės, Lirisė dhe Trojeve. Kur u kėrcėnohej njera nga kėto tri gjėra tė shenjta, ngriheshin tė gjithė, bėheshin njėsh me malet, e mjerė kush kishte fatin e zi t’u dilte pėrpara...

Po kulla e anuar e mullirit me erė? Ti, i kėnduari, mė thoshe: “Sa herė kaloj andej, rri e mendohem pėr bukurinė e grabitur tė atij kėndi. Tė gjitha e tė gjitha, por tė rrėzojnė dhe “kullėn e vogėl tė Pizės”, askujt nuk ia merrte mendja”. Po rrapin pse e dogjėn? Barbarėt, vėlla, Barbarėt. Nuk lanė gjė mė kėmbė.



IV

Pa tjetėr i mban mend pleqėt e lagjes, lezetin, urtėsinė e qytetit. Tė gjithė kanė ikur e mbase janė akoma rrugės pėr nė “qiell”, por bėmat e tyre nuk i morėn me vete. Na i lanė neve e kėshtu sikur sillen diku rrotull.

... Atė mbasditen e sė shtunės tė majit (pėr ēudi paradite kaloi njė shtrėngatė, duke zbrazur gjithė “ēisternat” qiellore mbi qytet), mė ndihu fati. I gjeta atje tė tre Nastradinėt e Potamit, tre barbėt, ndjesė paēin: Foton, Dhimon dhe Kiēon. Pinin raki (kooperativa Bujqėsore e prodhonte, nga portokallet e kalbura. Atė tė rrushit e “dėrgonim” jashtė shtetit, ta pinte “borgjezia”! Punė tjetėr kjo, e nuk ka pse ta shkoqit nė njė letėr), tė shoqėruar me sallatė domatesh e djathė.

Sapo u ula, Kiēua u nxitua:

- Edhe njė dopio ! – i thiri kamarierit.

Pa e prishur terezinė, “pronari”, me pėrtacinė e atij qė shkon tė shlyejė borxhin, erdhi me “tėrbimin” nė njė dorė e gotėn nė tjetrėn. Nga gryka e shishes rrodhi aq sa duhej, me fjalė tė tjera, pak mė shumė se tekja.

Dhimua mė shkeli syrin.

- Hiē mos fol,- mė tha, si tė mė kishte vjedhur mendimin.- Pėr tė mirėn tonė na e jep mangėt…

I vėshtronja kėta modele tė urtėsisė dhe befas mė shkrepi e qeshura nga ndodhit’ e shkuara :… “Jo, more bir. Hiē mos mė kėrko tė falur. Mė thanė se dje nuk mundje tė vish. Je nė rregull, por unė, gomari, tė sėmurem dje ? Sot kishte nge doktori, pėr sot duhej ta kisha lėnė edhe sėmundjen...”. Mė pate thėnė atėhere : “Barba Dhimua mė dha njė mėsim. E shkrova kėtu”,- i re tėmthit me gisht. Ha, ha, ha!...

Fotua, -edhe ky ishte ... Ku tė jetė vallė ? Qerratai i mori dy tė tjerėt pas vetes, si t’i kishte lidhur nė brez me litar... Kur i shembėn mullirin, me qė punė tjetėr s’mund tė bėnte, - vitet e kishin shtyrė mjaft,- u morr me samaret e kooperativistėve (e kafshėve tė tyre, desha tė them ). Nė defterin e gjetur pas varrimit, ishin shėnuar emrat e borxhllinjėve: nė pesė samarėt e ndrequr, katėr ia kishin borxh. Vetėm rakinė e kishte qarr... Kur ngelnin keq, e mirrnin dhe pėr tė ndrequr ndonjė furrė pjekjeje. Ai nuk pėrtonte,- ua “kopaniste” tė gjithėve.

E takonin rrugės, e pėrshėndesnin, e ndonjeri i thoshte, pėr shaka:

- Pėr ku, barba Foto ? Do t’i ndreqėsh ndonjerit samarin?

Ai pėrgjigjej, me djallėzi :

- Jo. Sot shkoj tė kopanis furrėn e Tullės...

Kur nė xhep nuk i ndodhej asnjė metelik, nuk e zinte gjumi. (Verese ose qyl, nė gojėn e tij nuk binte as njė pikė lėngu tė “shenjtė”...). Zgjohej natėn e vinte lart e poshtė ēardakut. Rastisi njė herė tė dalė nė mes tė natės,- natė sterrė e muajit tė fundit tė Vjeshtės,- mbase nga njė ėndėrr e frikshme,- e po i thėrriste nipit, me shtėpinė nė fund tė kodrės:

- O mavre Nani ē’tė gjeti !

I llahtarisur, u hodh nga shtrati e doli jashtė.

- Ē’ėshtė, patera ? (E thėrriste kėshtu pėr respekt, me qė babai i kishte lėnė tė vegjėl ).

- Tė ka ikur derri.

Ndezėn fenerėt me vajguri, morėn bishtuqet e u shpėrndanė, ashtu si bėnin ushtarėt nė kėrkim tė diversantėve. I erdhėn kodrės vėrdallė, u futėn nėpėr portokallet e ullishtet, por “kaēaku” nuk gjendej gjėkundi, thua se kishte kaptuar detin. U kthyen tė mėrzitur. E atėhere u bė ēudia. Derri, i lidhur nė hurin e ngulur diku nė katoq, u “fliste”. Nanit i hipi gjaku nė kokė.

- More patera,- thirri,- po ky s’ ėshtė tundur nga vendi.

Ai e ndjeu veten tė fyer.

- Nuk e ke ti fajin, por unė. Ē’ m’u desh t’ju flas? Mirė do tė kishte bėrė tė humbiste gjėkundi e tė mos kthehej...

Ndodhia ngjan me anekdotė. Sot, veē, kėto nuk pinė ujė. Po ju thirri njeri: “Ngreuni, se derri ia mbathi”, merreni pėr tė vėrtetė, se me gjithė mėnd “ia ka mbathur”. Ka ndėrruar zot...



... Po kur e thirrėn nė Komitet ?

Kryetari, me kokėn tė ulur mbi ca fletė tė shkruara, nuk begenisi tė ngrejė qoftė dhe qepallat, i thotė:

- Punon privat, barba Foto. Ligja nuk e lejon.

Samarxhiu nuk e prishi gjakun.

- Nga halli e bėj. Njerėzit kanė nevojė, o shoku kryetar. Punohet pa samar? Ja bie fjala ti, punon dot ?

“Pushteti” ngriti kokėn. Sytė iu zvogėluan e iu skuqėn.

- Mati fjalėt. Mua nuk mė duhet samari yt...- Deshi tė vazhdonte, por i kaloi njė drithmė e lehtė nė tė dy “bulēitė”.

Ish mullixhiu ia preu:

- Zoti na ruajt!- Lėvizi dorėn e djathtė, me tri gishtat e para tė bashkuara, sikur do tė bėnte kryqin.- Ty jo, se gomari s’ ka ē’ tė duhet, por po ta kishe, do ta doje. E po tė mos jem unė, ta bėn tjetėrkush ?..

Se si u ndanė, nuk ka rėndėsi. Samar u duhej tė gjithėve. Ustai mund t’u merrte masėn e t’ua ndreqte sipas shpinės... Nė ditėt tona “rendi i sendeve” ka ndryshuar: ustallarėt janė shtuar e na e marrin masėn tė gjithėve. Hakmarrje e samarxhinjėve, nuk ua vumė tė shkuarve e po na e vėnė neve... Mos vallė jemi nxituar tė blejmė gomerė? ...

- Ju tė lagjes sė sipėrme zbrisni vetėm pėr ngushėllime. Ka vdekur njeri ? - mė pyeti, kur s’e prisja Fotua e i shkeli syrin Kiēos.

Kiēua u ckėrmit. Dhimua u kollit.

Gėlltisnin me qetėsi “lėndėn djegėse”, aq tė nevojėshme pėr shpirtin e tyre. Nga tė tre, vetėm barba Fotua mbante musteqe, me majat e ulura mbi tė dy cepat e buzėve. Fjalėt i shoqėronte me duart. Sytė e vegjėl, i ndrinin si xixėllonja natėn me yje. Gjithė qėnia tė ndillte tė qeshurėn e kėnaqėsinė. Edhe dy tė tjerėt nuk mbeteshin pas. “Si tė ishin prodhim i tė njėjtės fabrikė”,- tunda kokėn. Kishin parė e jetuar ngjarje, mė shumė tė hidhura, gjurmėt e tė cilave dukeshin nė fytyrat e zhubrosura, nė sytė e ndihmuara nga syzet pėr shkak tė moshės, por qė nuk kishin humbur gjallėrinė dhe shkėlqimin. Flisnin e qeshnin, qeshnin dhe flisnin. I dėgjoja me vemendje, i menduar. “Janė shkollė shėtitėse”,- ky mendim i beftė mė shkaktoi mornica nė trup. Isha mė i shkolluar mes tyre, por jo i mė “mėsuar” se ata.

Kisha mbaruar dopion e dytė dhe ata tė tretėn.

- Ngrihemi,- tha Kiēua.- Sikur e shkelėm sot...

Nuk mė lanė tė paguaj, pjesėn time e ndanė midis tyre, ēdo njeri paguante tė vetat. I pari u ngrit barba Dhimua. Vėshtroi nga perėndimi, ku akoma nuk ishin shuar fashot e kuqėrreme tė mbrėmjes.

- Nesėr do tė kemi prapė shi. Dhėntė zoti pasnesėr tė kemi kohė me diell,- tha.

AMIN !!!

Tė paēa e mė paē

Siamezi 2 . Ha, ha, ha !!!



*)- Kėshtu quhet formacioni anatomik nė pubisin e femrave

muratori

Numri i postimeve: 24
Registration date: 16/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi