Kriza e kritikės kaotike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kriza e kritikės kaotike

Mesazh  muratori prej 2008-12-06, 11:59 am

Granit ZELA

Kėshtu nuk mund tė vazhdohet mė. Janė tetėmbėdhjetė vjet kohe pasdiktatoriale dhe kritika letrare ėshtė nė letargji. Gjatė kėtyre viteve kritika pak ka ndėrruar, ajo vazhdon me temenanė e vjetėr. Dyndja e masivizimit dhe mediatizimit tė letėrsisė ėshtė e plotė, kurse kritika ėshtė fragmentare. Njė kohė tjetėr shkrimi ka ardhur nė letrat shqipe, por kritika nuk ėshtė nė ballė tė kėtij proēesi shndėrrimi, as nė mes tė saj. Kritika ėshtė nė fund!
Sepse kemi shkrimtarė qė merren me kritikė, filozofė, psikologė, mėsues shkollash, dashamirės tė letėrsisė qė merren me kritikė, e jo kritikė letrarė tė specializuar nė kėtė lėmė. Ata qė janė, numėrohen me gishtat e dorės pėrballė sulmit vandal tė mediokres nė letėrsi. Duhet njė Kritikė e Re letrare, e cila nuk mund tė vazhdojė tė jetė mė:

Kritikė e Hosanasė

Tė gjitha shkrimet qė shkruhen pėr veprat letrare vetėm thurin lavde pėr autorin. Ato nuk reshtin sė nxjerri nė pah vlerat e autorit i cili mė sė paku ėshtė njė talent i vėrtetė, madje nė pėrmasat e gjeniut, por qė bashkėkohėsit nuk kanė largpamėsinė e duhur pėr tė parė pėrmasat e hatashme tė gjeniut tė ardhshėm. Nuk ėshtė kritikė ajo qė vetėm lėvdon, vetėm ngre, vetėm zbulon nobelistė tė provincės dhe tė kombit. Nuk ėshtė kritikė serioze ajo qė shndėrrohet nė pamflet pėrlėvdues pėr autorin, tė cilin kėsisoj e fundos njė herė e mirė, duke i thėnė nė ēapat e parė se ka arritur majat!

Kritikė e stėrakademizuar

Kjo ėshtė kritikė qė, kur rreh tė flasė pėr njė vepėr letrare, nis e citon pafundėsisht teoricienėt e letėrsisė, duke shkuar aq larg, sa rrallė pėrmendet vepra nė shqyrtim, por merret me teori tė pėrkthyera shkele shko nga mėtonjėsi pėr me qenė kritik. Dhe fjalitė nė kėso rastesh janė aq tė gjata, sa nuk dihet ku e kanė fillimin e ku mbarojnė, shpesh edhe pa kuptim. Ja njė shembull nga kjo lloj kritike: “Montazhi asociativ e sforcon dihitominė e relacioneve midis modeleve aktanciale: shpesh kategoritė e njėrit model ndėrrojnė funksionin e vet dhe relacionin nė modelin tjetėr aktancial, si ndėrrim funksionesh aktanciale nga njė transformim dinamik nė suaza tė strukturės. Nė kėtė kontekst zakonisht karakterizohet njė model bazik aktancial, tė cilit me nėnrenditje ose koekzistencė mund t’i nėnshtrohen tė tjerėt. Mirėpo koherenca e teksit, e strukturės sė veprės ėshtė koherencė sinkretike, entitet sinkretik, pavarėsia e tėrėsive ėshtė evidente, prandaj edhe modelet aktanciale qė nėnrenditen ose koekzistojnė nė raport me modelin bazik aktancial kanė funksione tė dyfishta: si aktansė dhe si akterė.” Kėtu bėhet fjalė pėr shqyrtimin e njė vepre letrare apo pėr fantashkencė? A kanė kuptim fjalitė fjalia “Bėn racionalizimin e ndjenjės dhe intuitizimin e racios, formalizimin e esencės dhe esencializimin e formės pėrmes reduksionizmit eidetic nė dobi tė onticitetit kategorial tė artefaktit.”(?!)
Mendojmė se traktati teorik nuk ėshtė pėrkthyer mirė, ka faqe tė tėra pėrkthimi banal, qė shpien nė njė shkrim surrealist. Kėsisoj, lexuesi tėhuajėsohet e nuk nxitet ta kapė fare veprėn me dorė.

Kritika biografike

Kjo lloj kritike parapėlqen tė flaės pėr autorin, tė numėrojė bėmat e tij dhe gjėmat e kohės kur jetoi, pra, nė njėfarė mėnyre bėn biografinė patetike tė autorit, i cili nuk ėshtė mposhtur e nuk ka ndėrmend tė mposhtet nga asnjė lloj sistemi. Po japim pak fragmente nga kjo soj “kritike”. “Historia e popullit shqiptar ėshtė shkruar nė forma tė ndryshme gjatė shekujve, nėpėr kohėra qė gjithmonė ishin tė trazuara, tė tronditura, madje tragjike e rrallė tė qeta, tė ėmbla e tė ngrohta.” Paskėtaj nė kėtė lloj kritike citohen vargje tė tėra poezie apo pjesė tė shkruara nė prozė, pėr tė mbėshtetur tezėn historike tė shpirtit luftarak jo vetėm tė autorit/es. “Kontributi poetik i autores shihet nė kėto vargje dhe nuk stepet para furtunave zhbėrėse, por qėndron i patrandur dhe krenar, sepse deti tash bėhet mal e malet kreshta, ndėrsa poetesha bėhet “tel lahute”… ”Nė baret buzė detit/ me Kamber Loshin kam qėndruar/ deti valėt i bėri kreshta malesh /unė tel lahute u bėra dyfish e forcuar.”
Nė raste tė tjera, shtjellohet profesioni i autorit-es duke shprehur konsideratat e rastit, si: “Filan Fistėku ėshtė personalitet i njohur pėr shqiptarėt nė ekranet televizive shqiptare, duke filluar nga TVSH-ja e mė tutje. Ajo njihet pėr modelimin e saj paksa tė veēantė nė disa emisione, qė figurėn e saj e mbėshtjellin me njė dozė tė matur respekti, lakmie e madje, pse jo, edhe xhelozie nga koleget e saj gazetare dhe moderatore...”

Kritika mediokre

Ėshtė ajo kritikė, qė nuk flet fare e as pėr librin as pėr autorin e librit, po pėr autorin e shkirmit dhe gjendjen fizike e shpirtėrore tė tij. Pra, ėshtė kritikė qė nuk thotė asgjė. Rėndom tregohet se si ka rėnė libri nė dorėn e shkruesit, si nisi ai ta lexojė, me ēfarė shpejtėsie e lexoi etj., etj., duke pėrfunduar me ankthin qė paskėsh ngjallur faqe pas faqeje: “Sapo mbarova sė lexuari librin, isha aq i tronditursa, sa ai mė ra nga dora.” “Isha nė ankth pėr zgjidhjen e kontradiktės nė fund tė librit. U lumturova qė ajo u zgjidh natyrshėm e me menēuri.” Pra, jepen pėrjetime personale nė leximin e librit dhe kaq.

Kritikė e shitur

Ėshtė kritikė e shitur tek organizuesi i kokteilit, qė ndodh tė jetė pasanik. Ėshtė shėnim kritik qė paguhet me rreshta, ku ēdo lėvdatė dhe “zbulim” vlerash merr sasinė e caktuar tė eurove. Kjo ėshtė forma mė e zvetnuar e shkrimit nė pėrgjithėsi dhe kritika mė e mjerė, qė mund t’i bėhet njė vepre po kaq tė mjerė. Kjo lloj kritike angazhon industrinė e reklamės, duke paguar me pėrpikmėri ēdo ingranazh tė kėtij mekanizmi me njė pėrllogaritje tė saktė tė fitimit nga libri. Kritika e shitur ėshtė forma mė kėrcėnuese sot e tjetėrsimit dhe kaosit nė fushėn e letrave. Njė kritikė e lapėrdhosur (e korruptuar).
Nuk mund tė vazhdohet mė me kritikė tė hosanasė, kritikė tė stėrakademizuar, kritikė mediokre dhe aq mė pak tė shitur. Ndaj dhe duhet njė Kritikė e Re pėrballė njė letėrsie tė kohės sė lirisė, me instumentarė e frymėzim tė ri, pėr njė lexues qė ēdo ditė e mė shumė tundohet mirėfilli ta braktisė letėrsinė.


9 Nentor 2008

muratori

Numri i postimeve : 24
Registration date : 16/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi