...RRESHTI I PARĖ, LOZHA QENDRORE.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

...RRESHTI I PARĖ, LOZHA QENDRORE.

Mesazh  muratori prej 2008-12-12, 1:19 am

Vendosje mbi poezinė e Primo Shllakut
Shkruan Miri Dhrami.

“Ka shumė "bereqet" aty brenda, e duhet shirė me nikoqirllėk!”-thosha sa herė merrja tė shkruaja diēka rreth librit poetik "Edhe fjalėt shkojnė nė ferr" tė autorit Primo Shllaku. Nuk e di si mė erdhi, por mė pėlqeu qė poezinė e tij ta quaja “bereqet.” Megjithėse puna me bereqetin nuk mbaron me shirjen. Vijon bluarja, e pėr mė tepėr kėsaj here i dėshiroja njė “bluarje” tė hollė, derisa dhe nocioni i ēdo vargu pėrfundonte si ajo farina e ėmbėlsirave, tė cilat pasi tė shkrijnė tėrėsisht nė gojė, tė lenė njė shije tė veēantė. Pikėrisht, ky ngurrim i ėmbėl, mė solli vonesėn, ndėrkohė dihet se bereqeti bluhet mirė, sa ėshtė i ri. "Atėherė mund tė punoja pa merak, tė paktėn do shkruaja me zellin e leximit!" -ngushėllohesha pasi dhe ēdo fletė tė librit, e kisha quajtur njė univers poetik. Dhe jo pa shkak. Tek vargu i Primos, gjeta balsamin ēudibėrės qė i shėron tėrėsisht plagėt e njė letėrsie kaq shumė tė vrarė nė sy e rrotull tij, prej synxjerrsve.
Siē ju thosha mė sipėr, libra artistikė qė tė ushqejnė kėtė ndjesi, janė tė paktė. Kėto lloj krijimesh tė shėtisin deri tek kufijtė e befasisė. Tė mbajnė peshė me njė ritėm kryefund tronditės. Tė zgjojnė vrulle qė gati tė sjellin mohimin e caqeve logjike, pėr ta ndjerė shpirtin tė magjepsur mes spektrash, derisa bėhesh tėrėsisht pjesėmarrės i konteksteve poshtė zgjidhjeve tė papritura. Pra, e doja njė libėr si ky. Sigurisht qė dhe e kisha kėrkuar, por ja ku erdhi dita e mė gjeti vetė. Dhuratė prej autorit. Bile, kjo dhuratė mė gjeti pikėrisht atėherė kur jetoja njė "uri" tė konsiderueshme letrare, si tė gjendesha mes njė diete kryesisht sallatash. Tė mos mohoj kėtu, se pėrgjatė bahēes poetike, herė herė u ndesha edhe ndonjė fryt mė tė kamur, si prej importi, por tė rrallė, qė s'mund tė tė mbajė gjatė. Doja mė shumė. Veē, mbas librit "Edhe fjalėt shkojnė nė ferr" i thashė vetes; “tashti rri mirė, se je i ngopur!” dhe vetja ma pranoi kėtė vėrejtje. Mė quajti tė ngopur.
Por.., i ngopur nuk tė bie lehtė ndėrmend shirja apo bluarja e bereqetit. Ato etapa i quan tė shkuara, tė largėta. Nguron ti kujtosh, teksa nė qiellzė ende tė vėrtiten copėza “ėmbėlsire” nga e njėjta “farinė” e bluar aq hollė.
Duhet tė sqaroj kėtu, se edhe ngurrimi si bashkekzistencė e karakterit tė njeriut, e ka njė ditė tė ngjyer. Jo detyrimisht me fundin e tė zotit... Ngurrimi vdes cilėndo ditė qė i zoti vendos tė flasė, apo dhe tė shkruaj diēka. Dhe unė e kisha taksur, sado jetėgjatė tė qe ngurrimi im, njė ditė patjetėr do tė shkruaja diēka. Autori me ēdo kusht duhej pėrgėzuar, qoftė edhe me fjalė tė thjeshta, ndonėse nė kėtė rast ai meriton pėrgėzime fikse, pa boshllėqe apo fjalė gjysmake.
E do e mira e letėrsisė tė theksohet qartė pozicioni i tij, me njė vendosje tė fronit pak mė para, meqenėse nė atė rresht ulen gjithė sa krijojnė bukur. Por Primua duhet ta njohė saktėsisht vendin dhe emrin e vet. Ai nuk ka prejardhje zogu, qė ta dėgjojė emrin pak ēaste para se tė dorėzojė frymėn e fundit tek gjahtari, tek vrasėsi, qė ia pėshpėrit ftohtė, pa pikė ndjenje: "Qikėll na qenke dhe ti-o!" Kurse zogu, nė atė shkallmim jete e me atė shkulmė gjaku qė i ka mbetur, i jep zemrės dy tri shkundje tė lehta. "Sa ēudi, mendon, paskam pasur emėr! Mė quakan Qikėll! Habitet dhe i mbyll sytė pėrgjithmonė nė trastėn e territ, lyer me gjakun e tė mėparshmėve, hedhur brenda rifuxhio.
Me krijuesin kjo nuk mund tė ndodhė. Aq mė tepėr me cilėsorin. Atyre u thėrritet emri dhe u ruhet vendi, tė shkojnė e tė ulen qetėsisht, pa rrezikuar qė dikush tjetėr mė "ēapkėn" tė ulet aty pari qoftė dhe gabimisht.
Nuk e di sa i thashė disa gjėra, por se u zgjata pak, jam i sigurt. Aq mė keq po qe se mendoni; U zgjate pa i dhėnė dum! Ti nuk mund tė rregullosh asgjė nė kėtė mish-mash!
Por as unė nuk e kėrkoj! Kėto punė nuk janė kaq tė thjeshta, qė tė zgjidhen nga mua e me njė shkrim. Unė veē pėrpiqem tė vendos tek rafti i epėrm i bibliotekės time librin; "Edhe fjalėt shkojnė nė ferr." Duke pasur parasysh se kėtė vendosje ta provokon vet libri, i cili pėrshkohet nga njė tejpashmėri filozofike, dhe fokusime brilante mendimi. Pra me siguri qė aty e ka vendin, tek rafti i epėrm, ku kam vendosur gjithė magjikėt. Ata qė qepin-shqepin shpirtra me aq thjeshtėsi. Ndonėse edhe kjo thjeshtėsi e tyre, sot komentohet enkas si ēėshtje e ngatėrruar. Pėrqendrohemi qėllimisht diku larg nga esencialja, se ashtu e do nevoja. Harrojmė se edhe (qėllimet) e kanė pikėn e dobėt. Vritet po me mos heshtje. Me njė fjalė tė shkruar dhe, meqenėse autori na siguron; /...fjala mund ta cenojė tėrėsinė morale tė njeriut, po kurrsesi atė fizike.../ po ju paraprij se askush nuk rrezikon prej shkrimit tim, veē dorėsit, autorit tė librit, pėr tė cilin kam merak nė do mund deri nė fund tė shkrimit, ti kem treguar se dhe vendi i tij ėshtė aty lart, tek reshti i parė, mes lozhės qendrore.
Ky ishte ngurrimi im apo ajo duarlidhja qė nuk mė lejonte t'ia filloja lehtė, e cila pa e dashur mė kaloi nė kategorinė e atyre qė zgjedhin mė mirė tė heshtin. Nuk dėshirojnė t’i kthejnė kujtdo monedhėn qė i bie prej xhepit, aq mė keq kur ėshtė monedhė ari.
/Jam mėsuar me tė vra/ me sendet me tė buta,/ me njė heshtje, me njė, mirė, s'ka gjė,/me mendje tė lehtė,/ ty qė e vdekur dukesh/ n'balkon tė pozės tande./ -shprehet Primua qė i din mirė vrasjet e buta. Ai prej kohėsh rrihet butė. Edhe syrin dikur, butė deshėn t'ia nxirrnin, pa e ndjerė, por nuk pranoi. Ndėrkohė qė shumė u ulėn tu nxirrnin nga njė sy. (Vėrtet, e ēka u duheshin dy, pėr njė punė qė bėhej verbėrisht..?) Pėr mė tepėr, ata i gėzoheshin syrit tė shkulur, ndėrsa ai gjak qė kullonte, nuk thoshte asgjė. Madje, aty pashė pėr herė tė parė, t'i mburret dikush sendit qė humb me dėshirė!...
"Gjėrat mė bukur duken me njė sy!" –gėnjenin ata turmėn qė pėrpiqej t’i pėrshtatej errėsirės. Kurse sot kėrkojnė tė modifikojnė ndonjė sy tė ri bionik, duke ja pėrshtatur ngjyrės sė flokėve apo tė vetullave.
Shkurt, poezia e Primos karakterizohet nga fjalė-vepra qė nuk nxitojnė. Ecin qetė e tė bindura se e njohin sekretin e tronditjes sė bujshme, e cila nuk ėshtė tjetėr veē, qetėsia e shkallmuese e autorit, qė e din mirė se tufa e dritės e derdhur para, nuk mund tė kapet duke rendė. Mjafton tė disponosh njė tufė drite dhe njė drejtim. Ndaj autori duket se nuk vrapon. Bėhet si: /Ajėr i palėvizur/ dhe erna tė mfshefta/ qė bajnė me mėrdhitė/ ujnat e fundit tė (ēdo) vere./ (teksa) gjinkallat sharrojnė zhegun e lodhun/ ndėrsa plepat djalosharė/ bisedojnė atje nė majė/ me gjuhėn e ndonjė gjethi qė s'mbėshet ma./
Kaq origjinale ėshtė forca e pėrshkrimit tė tij poetik, me fjalėn tė rendė e para, si tė kesh frikė tė pėrjetosh njė stinė tė tillė, mes afshi vargjesh qė zhurisin. Madje, bindesh se zhegu i sharruar kontrollohet mė mirė, se njė vapė e zgjidhur qė e than gjithēka. Pra, ēdo gjė nis nga rrėnja, nga fjala. Kudo nėpėr vargje, bulojnė nuanca magjike. Mes vapės sė tij ecet me hap tė matur e tė urtė, ndryshe pėrcėllohesh i kėnaqur deri nė ind. Sepse vargu i Primos e bėn punėn e vet nė maksimum. Ta pėrcjell gjithēka me kualitet tė lartė letrar. Aty brenda nuk mund tė mos gjesh; /atė qė kėndon brenda gjakut / si dhe ngjyrat mė poetike qė shndėrrohen nė flakėrima (apo) /uragane tė palodhura peizazhesh pa faj/...
Vėrtet, disa kohė librin "Edhe fjalėt shkojnė nė ferr" e pėrgjasova me njė bibėl xhepi, qė nė ēastet e rrėmbyera, tė tė mbushė skutat e shpirtit. I shkruar me njė gegėrishte tė lėmuar, ai rrėfen me fjalė tė nxjerra si prej ungjillit. Por ka edhe gurgullimė vargu i Primos, qė tė sjell hipnotizimin artistik. Dehjen. Ka effe, ngjyra dhe melodi. Sot kaq kolorit nė poezi, gjendet rrallė. Ėshtė vėshtirė tė mos e ndjesh gėlimin brenda ēdo vargu. Me to edhe vapa tė bėhet ėndėrrimtare. Bora apo jazi janė aq tė pranueshėm prej kėtij mjeshtri tė fjalės, deri nė rrėqethje. Janė ēaste tė rralla ato pėrjetime origjinale, kaq fort tė gdhendura me art. Pra, kjo ėshtė letėrsia qė kėrkohet. Kjo andje shpirtrash, stinėsh, detesh, motesh, e shprehur me fjalė tė kulluara, ėshtė bukuria e poezisė qė adhurojmė.
Nuk ka dyshim se poetėt lindin, nuk krijohen, aq mė keq tė mendosh se mund t'i krijojė dikush tjetėr. Ata nuk e ndjejnė fare nevojėn e fjalėve majhoshe, qoftė edhe kur thuhen pafajsisht. Poetėt janė si tė gjithė njerėzit, me tė mirat dhe tė metat e veta, duke u marrė kėtu parasysh, dhe netėt pa gjumė, apo shqetėsimet artistike qė tė rrėnojnė.
"...Fjala ėshtė edhe arma mė vrastare, por edhe balsami qė shėron. Diagonalja qė bashkon kėto skaje, pėrbėn njėrin prej akseve themelorė, mbi tė cilin mbėshtetet arti i tė shkruarit".
Gjithmonė thosha, se po tė shkruaja diēka, do ta mbyllja me kėtė shprehje tė autorit, qė besoj se e ka brenda gjithė nektarin qė kėrkon ēdo krijues. Pra, kėto janė fjalėt me aq shumė “bukė,” qė pa diskutim , si dhe ato pa “bukė,” sė bashku shkojnė nė ferr...


Nėntor 2008
Athinė

muratori

Numri i postimeve : 24
Registration date : 16/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi