Intervistė ekskluzive me shkrimtarin Romeo Ēollaku

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Intervistė ekskluzive me shkrimtarin Romeo Ēollaku

Mesazh  muratori prej 2008-12-25, 1:34 am

Antologjia, njė manovėr nė betejėn e poezisė pėr mbijetesė

Intervistė ekskluzive me shkrimtarin Romeo Ēollaku, hartues i “Antologjia e poezisė bashkėkohore shqipe

Vasil Vasili

Arben Dedja, Arian Leka, Virion Graēi, Agron Tufa, Ēelo Hoxha, Idlir Azizi, Ilir Belliu, Parid Teferiēi, Gentian Ēoēoli, Romeo Ēollaku, Alket Ēani, Ervin Hatibi, Luljeta Lleshanaku, Olimbi Velaj, Lindita Arapi, Linditė Ahmeti, Ledia Dushi, janė protagonistė tė njė Antologjie botuar pak kohė mė parė nė dy gjuhė shqip dhe greqisht nė shtetin helen, falė pėrkushtimit tė njė shqiptari-artist qė jeton prej vitesh atje.

Romeo Ēollaku, njė frymė e re letrare nė letrat shqipe, nė poezi dhe nė prozė, larg paragjykimeve dhe i lirė nė mendim pėrkushtoi kohėn e tij pėr tė bėrė qė poezia shqipe, njė vis i panjohur, nė Greqinė, ku ai jeton prej kohėsh tė renditej nė njė libėr, duke i dhėnė asaj dinjitetin qė duhet tė ketė njė brez qė natyrshėm zėvendėson njė tjetėr...

(Nga njė koment i ATSH-sė)



Njė antologji ēfarė ėshtė nė pėrfytyrimin tuaj, po nė konceptin tuaj ēfarė duhet tė pėrmbushė njė lloj antologjie?

“Nė pėrfytyrimin tim -dhe kam pėrshtypjen se nė pėrfytyrimin e ēdo njeriu tė letrave, qoftė ky shkrimtar, pėrkthyes apo lexues- ekziston njė antologji, e cila nuk ėshtė shtypur dhe nuk do tė shtypet asnjėherė. Nuk mund tė shtypet dhe tė qarkullojė si libėr, pasi ėshtė shumė fluide, ndryshon kohė pas kohe. Edhe nė qoftė se do tė bėhej ndonjė pėrpjekje pėr t’u shtypur, libri nuk do tė ishte kopje origjinale e vizionit. Ekziston nė pėrfytyrimin tim njė antologji e tillė e poezisė shqipe. Gjithė antologjitė e tjera janė tė diskutueshme; secila mė vete”.

E keni dhėnė poezinė shqipe nė greqisht; pėrkthimi ėshtė njė mision apo njė nevojė e intelektit?

“Si pėrkthimi, si krijimi vetjak, pėr mendimin tim, para sė gjithash, nuk mund tė jenė tjetėr veēse njė nevojė pėr tė punuar me gjuhėn. Deri para disa kohėsh, mendoja se kjo vlen vetėm pėr poetin dhe jo pėr prozatorin. Pandehja se prozatori shkruan nga nevoja pėr t’u treguar histori tė tjerėve. Nė tė vėrtetė, qėllimi i njė prozatori nuk ėshtė tė tregojė njė histori, por tė rrėfejė bukur njė histori; tė shfrytėzojė, edhe ai, mundėsitė e gjuhės. Edhe me pėrkthyesin ndodh e njėjta gjė”.

17 poetė nga 4 poezi? Pėrse pikėrisht 17 dhe pėrse nga 4 poezi?

“Rastėsi. E kisha menduar me gjashtėmbėdhjetė poetė. Nė fund fare shtova edhe njė; veten. Pėrse nga katėr poezi? Mendova se me nga katėr poezi do tė pėrfaqėsohej mjaftueshėm ēdo poet. Nuk mund tė pėrktheja mė shumė; pėrkthimi i poezisė ėshtė punė e mundimshme, sidomos kur pėrkthen nga gjuha amtare nė njė gjuhė tė dytė. Katėr poezi nuk janė pak, janė shumė. Ku e gjen qė, pas dyqind apo treqind vjetėsh, tė mbetemi nė “antologjinė” e poezisė shqipe me katėr poezi”.

Keni pėrfshirė nė optikėn tuaj moshėn e poetėve qė pėrkon me fundin e viteve ’60 dhe fillimin e viteve ’70 tė shekullit XX. A keni patur mendimin pėr njė antologji breznie?

“Hė pėr hė, nuk kisha mundėsi pėr ndėrmarrje mė tė mėdha. Njė antologji mė e gjerė e poezisė shqipe kėrkon punė, kohė, pėrkushtim; nuk ėshtė gjė e lehtė. Pėr disa arsye, u kufizova tek brezi qė u shfaq nė skenėn letrare shqiptare nė fillim tė viteve ’90. E njoh disi mė mirė poezinė e tij, e cila, kur bėhet fjalė pėr prezantimin e ligjėrimit shqip para njė auditori tė huaj, mė duket mėse e denjė pėr tė mbajtur barrėn e pėrgjegjėsisė”.

Antologjia ka disa unitete: ka unitetin e tonit tė ulėt poetik, ka antikonformizmin, ėshtė dhėnė e gjitha nė varg tė lirė, ėshtė njė bisedė gėrryese me njeriun qė kemi brenda vetes, poezitė janė tė lidhura me filozofinė perėndimore, ka unitetin e njė poeme ose tė njė kundėrpoeme, ka unitetin e ēlirimit nga konvencionet patetike, ka unitetin e lidhjes sė brendshme tė poezive me njė logjikė tė pėrpiktė, ka unitetin e imazheve, etj. Kėto unitete ia ka dhėnė antologjisė shestimi juaj si pėrzgjedhės apo janė qenėsi tė autorėve nė librat e tyre?

“Ē’ėshtė e vėrteta, nuk kam synuar me ndėrgjegje tė nxjerr nė pah tipare tė caktuara. Synimi im i vetėm ishte tė jepja nė greqisht disa poezi tė cilat do tė kėnaqnin kėrkesat estetike tė publikut grek, si dhe do t’i tregonin kėtij nivelin e poezisė qė shkruhet sot nė shqip. Natyrisht, disa nga kėto qė numėruat, mund tė pėrbėjnė cilėsi tė pėrgjithshme tė brezit tė paraqitur nė antologji dhe, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, qėllimisht apo vetvetiu, do tė pėrcilleshin”.

Ē’do tė thotė pėr ju tė shkruhet ndryshe nga kėta poetė?

“Do tė thotė begati, kur bėhet fjalė pėr poezi tė vėrtetė. Edhe poetėt pėr tė cilėt flasim janė shumė tė ndryshėm nga njėri-tjetri”.

Njė antologji ka plotėrinė e shestimit tė pėrzgjedhėsit dhe i mungon plotėria e autorėve. A janė tė domosdoshme antologjitė?

“Janė apo nuk janė tė domosdoshme, antologjitė ndodhin pavarėsisht vullnetit tonė. Njė lexues i pėrkushtuar i poezisė, me apo pa dashje, me kalimin e kohės harton antologjinė e tij, me tė njėjtėn mėnyrė qė, fjala vjen, njė kujtesė pėrzgjedh ēaste. Dikush, si puna ime, duke marrė gjithmonė parasysh humbjen nga vizioni tek libri, humbje pėr tė cilėn folėm mė lart, pėrpiqet ta bėjė libėr pėrzgjedhjen e tij, tė tjerėt parapėlqejnė ta lėnė ashtu, tė palėndėt, antologjinė e tyre. Kjo e fundit, antologjia e palėndėt e secilit, ėshtė mė e rėndėsishmja dhe, zakonisht, kėto, tė gjitha sė bashku, vendosin pėr fatin e vargjeve qė shkruhen nė kėtė botė. Sidoqoftė, kur bėhen me dashuri e pėrkujdesje, kur mbėshteten nė kritere tė kulluar letrarė dhe kur ndikohen sa mė pak prej faktorėsh tė jashtėm, antologjitė poetike, nė mos tė domosdoshme, janė, padyshim, tė dobishme – veēanėrisht, nė periudha tė vėshtira pėr poezinė, si kjo qė jemi duke kaluar. Qė tė flasim mė konkretisht, tregu grek –apo edhe ai francez, anglez, gjerman– i librit nuk do ta pranonte lehtė botimin e njė pėrzgjedhjeje nga njė autor shqiptar, qoftė ky edhe shumė i rėndėsishėm. Se, pėr shembull, poet i madh vėrtet Camaj, mirėpo, pėr fat tė keq dhe pėr arsye qė dihen, emri i tij nuk i thotė asgjė lexuesit grek. Ndaj dhe njė botues nga ky vend do tė ngurronte ta botonte. Ose, po ta botonte, do tė meritonte dafina tė freskėta dhe njė mijė e njė lėvdata. Kurse me antologjinė punėt qėndrojnė ndryshe. Sidomos kur bėhet fjalė pėr poezinė e njė gjuhe “tė vogėl”. Njė antologji poetike ėshtė njė rreng qė i punon poezia rreptėsisė sė tregut, njė manovėr nė betejėn e saj pėr mbijetesė. Njė antologji e pėrgjegjshme ka pėr qėllim tė orientojė drejt lexuesin e poezisė. Drejt? Po kėsi gjėrash, mund tė thotė ndokush, janė subjektive. Vėrtet janė subjektive, por nuk duhet tė abuzojmė shumė me kėtė cilėsi tė veprave tė artit; jo gjithmonė mund ta pėrdorim si argument. Pėr sa i pėrket plotėrisė, besoj se njė nga ligjet e antologjisė ėshtė mungesa e plotėrisė”.

Poezia shqipe qė ėshtė nė optikėn tuaj, ēfarė prirjesh ka? Kjo pyetje tė ēon tek njė drejtim letrar i pėrbashkėt, tė ndikimit nga valėt poetike tė njėri-tjetrit. Po individualitetet brenda kėtij drejtimi a kanė fuqinė e shkėputjes nga qerthulli? A shihni ndonjė tė tillė?

“Ndoshta nuk kemi tė bėjmė edhe aq me ndikime nga njėri-tjetri sesa me njė “prejardhje” tė pėrbashkėt. Cila ėshtė kjo “prejardhje”? Ėshtė, nga njėra anė, tradita mė e mirė e poezisė sonė; ata poetė qė u munduan pėr farkėtimin e shprehjes poetike shqipe; ata punėtorė tė pėrkushtuar qė e sollėn instrumentin gjuhėsor deri nė nivelin qė e gjeti brezi nė fjalė. Kam vėnė re se ndonjėherė ky brez, gabimisht, pėrfytyrohet si njė gjeneratė e vrullshme qė pėrmbysi, qė theu, qė mohoi. Mirėpo, tė shkatėrrosh nuk ėshtė vlerė; aq mė keq kur shkatėrron pa patur ndėrmend tė ndėrtosh diēka. Natyrisht qė pėrmbysi, theu dhe mohoi, por edhe ngriti, restauroi, pohoi. Ky brez ka pėrparuar me maturi shembullore. Ndėr tė tjera, ka edhe meritėn e vlerėsimit tė shėndetshėm -e vlerėsimit me kritere tė kulluar letrarė- tė traditės shqiptare, qė ėshtė, siē thamė, njėra degė e “prejardhjes” sė tij tė pėrbashkėt. Dega tjetėr ėshtė poezia e huaj. Le tė kemi parasysh emrat qė kanė sjellė nė shqip disa nga poetėt e kėtij brezi: Baudelaire, Rimbaud, Valéry, Saint-John Perse, Eliot, Joyce, Stevens, Heaney, Montale, Saba, Mandelshtam, Brodskij, Kavafis, Seferis. Tashmė, kanė kaluar shumė vite nga koha e startit dhe –qė tė hidhemi tek pjesa e dytė e pyetjes– mbase dhe janė krijuar disa diferenca. Pastaj, fjala “brez”, me gjithė kuptimin e saj, pėrdoret nga ne si konvencion. Secili nga anėtarėt e kėtij grupimi ėshtė njė individualitet mė vete. Megjithatė, meqė jemi duke folur pėr antologjinė, le tė mos bėjmė kėtu njė pėrzgjedhje brenda pėrzgjedhjes”.

Poezinė greke ēfarė prirjesh e dallojnė?

“Poezia greke ka dy mijė e shtatėqind vjet qė rrjedh nė njė shtrat tė sigurt. Nuk e di nėse mund tė flasim pėr prirje tė pėrgjithshme, pasi secili nga ata qė dallohen sot si poetėt mė tė rėndėsishėm grekė ėshtė njė botė mė vete”.

Lexuesit janė poetė nė mundėsi: nė pėrfytyrimin dytės tė poezisė, nė shije, nė mendime. Sipas pėrvojės sė tyre subjektive, ata e lexojnė “tė pėrkthyer” poezinė. Poezia e Antologjisė nuk ėshtė e gatshme, prandaj e vė nė vėshtirėsi pėrfytyrimin. Kjo poezi ėshtė e ngjashme me pikturėn moderne, me filozofinė moderne, me teknologjinė moderne. A ėshtė e pėrhershme modernia; ku takohet ajo me letėrsinė qė i ka qėndruar kohėve?

“U shmangem pėrcaktimeve “poezi moderne”, “letėrsi moderne”, tė cilėt mund tė krijojnė keqkuptime. Ja njėri nga keqkuptimet e mundshėm: thuhet se poezia moderne fillon me Baudelaire-in, Mallarmé-nė, Verlaine-in, Lautréamont-in, Rimbaud-nė, Laforgue-un, gjė qė, nė njė kuptim tė caktuar tė termit, ėshtė e vėrtetė. Mirėpo, kjo nuk do tė thotė se gjithė poetėt e epokave mė tė hershme –Dante, Shakespeare, Hölderlin e tė tjerė– janė tashmė tė kapėrcyer; nuk do tė thotė se kėta poezia moderne i pėrjashton. Koha ka zbehur shkolla apo rryma letrare, por jo gjithė poetėt para Baudelaire-it. Njė tjetėr keqkuptim i mundshėm: fakti se qė tė dy janė cilėsuar poetė modernė, nuk do tė thotė, fjala vjen, se Pound ėshtė i ngjashėm me Bréton-in. Mė tepėr ngjashmėri do tė gjenim mes Pound-it dhe Dante-s sesa mes Pound-it dhe Bréton-it. Ajo qė ėshtė quajtur “poezi moderne” ėshtė njė spektėr i larmishėm ngjyrash. Jo ēdo gjė qė ėshtė “moderne” do tė mbijetojė pėrgjithmonė. Megjithatė, poezia dhe letėrsia e njėqind e pesėdhjetė vjetėve tė fundit arriti nivele tė jashtėzakonshme. Njė sėrė veprash “moderne” renditen qysh tani mes monumenteve mė tė lartė tė traditės letrare. Se poezia, si para njėzet e pesė shekujsh ashtu edhe sot, ėshtė art i fjalės. Qėllimi i poetit, nė ēdo kohė, ėshtė tė vendosė fjalėt nė njė rend sa mė tė saktė; kjo nuk ka ndryshuar dhe s’ka pėr tė ndryshuar ndonjėherė”.

Kanė filluar tė humbin pak nga pak gjinitė e pastėrta.

“Mbase njė dukuri e tillė ndodh mė dendur nė ditėt e sotme. Megjithatė, kufiri mes gjinive asnjėherė nuk ka qenė i ndarė me thikė, gjė qė e vėmė re tek disa nga kulmet letrare tė tė gjitha kohėrave. Ē’ėshtė “Odiseja”, vepėr lirike apo narrative? Po “Komedia” e Dantes? Po tragjeditė e Shekspirit, janė vepra teatrale apo poezi? Po “Himne natės” e Novalis-it dhe “Njė stinė nė ferr” e Rimbaud-sė? Po “Milosao”, “Andrra e Jetės”, “Dranja”? Nė qoftė se njė tekst na diktohet me vlerat e tij, nuk na prish punė se nė ē’gjini do ta klasifikojmė”.

Poezia e antologjisė ka njė muzikalitet qė pėrftohet nga asimetritė, qė, pėrgjithėsisht, jepet me mjetet e prozės. Nė qoftė se e pranojmė kėtė kqyrje, pra kalimin nga tropet e pastėrta poetike nė poezi, nė hapjen e shtegut pėr huazim tė mjeteve tė prozės, atėherė si e shikoni kėtė dukuri: si njė shtim tė mundėsive pėrthithėse tė poezisė apo si njė mungesė tė virtuozitetit tė autorėve? A jeni kėshilluar me autorėt apo ėshtė mendimi juaj dhe i pėrfytyrimit kritik?

“Kufiri mes poezisė dhe prozės, siē thamė, ėshtė disi i vagullt. Ashtu si nė njė roman gjejmė rreshta apo faqe tė tėra poetike, ashtu edhe nė njė poezi mund tė ndeshim ritme proze. Rimbaud, pėr shumėkėnd, shkroi vetėm poezi; kurse Edith Sitwell, poetesha dhe eseistja angleze e shekullit XX, e quan atė “zbuluesin e ritmeve tė prozės sė sotme dhe bazamentin ku u mbėshtetėn gjithė teoritė e llojit”. Kam bindjen se nė brezin pėr tė cilin po flasim bėjnė pjesė poetė me dhunti tė rralla krijuese, tė cilėt i njohin mirė “natyrat” e mundshme tė ligjėrimit dhe kanė ditur t’i shfrytėzojnė ato. Zgjodha prej ēdonjėrit ato poezi me tė cilat, falė leximit, besoj se kisha krijuar marrėdhėniet e duhura, ndaj dhe nuk u kėshillova me poetėt”.

Pėr ju ē’kuptim ka “Antologjia e poezisė moderne shqipe”?

“Megjithėse nuk u tregova mė pak i pėrkushtuar, kjo antologji qėndron disi e veēuar nga pjesa tjetėr e krijimtarisė sime, pa pėrjashtuar kėtu shqipėrimet. Ambiciet e mia janė tė mbyllura brenda gjuhės shqipe. Jo ambiciet nė raport me tė tjerėt, por me vetveten”.

Po thellė nė vetėdijen tuaj a barazohet kuptimi me qenien?

“Po. Qenia jonė, nė thelb, pėrputhet me kuptimin, por edhe me formėn. Pėrmbajtje dhe formė jemi tė gjithė. Dhe pėrpiqemi tė krijojmė shėmbėlltyrėn e vetes”.

A mendoni se ėshtė vendosur njė mirėkuptim estetik dhe filozofik i poezive tė antologjisė me lexuesin grek?

“Le tė shpresojmė se njerėzit qė lexojnė poezi do tė gjejnė tek antologjia ime atė qė kėrkojnė nga poezia. Ata pak njerėz, pasi janė vėrtet tė paktė njerėzit qė lexojnė poezi. Mund tė duket e ēuditshme, por janė mė tė paktė njerėzit qė lexojnė sesa ata qė shkruajnė poezi. Nejse. Meqė erdhi fjala, duhet tė falėnderoj edhe njė herė botuesin E. Kartakis dhe poeteshėn Pavlina Pampudhi, pa zemėrgjerėsinė e tė cilėve nuk do tė ishte hedhur edhe kjo urė mes poezisė shqipe dhe lexuesit grek”.

Ēdo gjė ėshtė pėrkthim nga e panjohura drejt tė njohurės. Nga ndjenjat dhe mendimet te arti; nga gjuha e huaj nė gjuhėn tonė e anasjelltas. Dhe nė ēdo pėrkthim zbritet njė pėrqindje nga origjinali tek lexuesi. Nga gjuha jonė tek gjuha e tjetrit ėshtė nė mes gjuha e pėrvojės subjektive dhe pavetėdijes. Nė pėrvojėn tuaj, shqipja si e pėrballon pėrkthimin?

“Eliot-i thotė se poezia ėshtė kokėfortėsisht kombėtare. Qė t’i stėrhollojmė shumė gjėrat, kombėtare jo se trajton tema kombėtare, por se ėshtė e pandashme nga gjuha nė tė cilėn shkruhet. Prandaj, sikurse ndodh rėndom edhe me poetėt e gjuhėve tė tjera, poetėt tanė mė tė mirė humbasin shumė nė pėrkthim. Nuk ėshtė faji i tyre dhe duhet tė bėjmė kujdes qė gjykimi ynė mbi ta tė mos ndikohet nga kritere tė tillė. Fakti qė Poradeci dhe Ndre Mjeda nuk kanė shkaktuar ndonjė pėrshtypje kush e di se ēfarė nė botėn frankofone dhe anglofone, ku janė pėrkthyer herė pas here, nuk do tė thotė nė asnjė mėnyrė se s’janė poetė tė mėdhenj. Nė qoftė se duam t’i vlerėsojmė saktė poetėt tanė, puna e parė qė duhet tė bėjmė ėshtė leximi i vėmendshėm i vargjeve qė na kanė lėnė. Nuk duhet tė nisemi nga gjykimi i tė huajve pėr ta. Nuk kemi arsye pse ta bėjmė njė gjė tė tillė, pėrderisa kemi fatin tė gjykojmė drejtpėrdrejt origjinalin. Pėr lexuesin e thjeshtė shqiptar tė poezisė, besoj se De Rada nuk ėshtė poet i madh ngaqė e ka mburrur Lamartini, por ngaqė i tillė del nga vargjet e tij. Pėr fat tė keq, me kritikėn tonė, niveli i sė cilės dihet cili ėshtė, nuk ndodh e njėjta gjė. Por njė shkollar i pafajshėm mund tė pyesė me tė drejtė: po sikur Lamartini tė mos kishte thėnė asgjė pėr poetin tonė, vlera e poezisė sė De Radės a do tė ishte po kjo qė ėshtė? Le tė sjellim edhe njė shembull nga poezia e huaj, nga poezia greke meqė folėm edhe pėr tė: duke e lexuar tė pėrkthyer nė anglisht, amerikanėt nuk mund tė mahniten nga poezia e Elitisit, por kjo nuk do tė thotė se Elitis nuk ėshtė njė nga poetėt mė tė mėdhenj tė shekullit XX”.



Intervistoi: Vasil Vasili

muratori

Numri i postimeve : 24
Registration date : 16/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi