FREDI MĖRKURI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

FREDI MĖRKURI

Mesazh  muratori prej 2009-02-26, 1:50 am

NĖ KUJTESĖN E ERĖS, GJETHET QĖ RANĖ SIVJET ....
NĖ KUJTESĖN E UJIT, DEGĖT QĖ I MORI LUMI ...





HIJE DRITE

Hije-drite flokėt e njė femre tė prera shkurt.
Diellin e ndamė pėrgjysmė dhe e hėngrėm sė bashku me shokėt.
Mėngjeset ngjanin si lėvozhga portokalli, ca bishta lulesh pėrreth
Kalėrime dritash brenda syve tė tu, copa deti tė rrėshqitėn mbi faqet e skuqura!
Kush i mblodhi copat e njė Hėne qė ishte thyer nė oborr?!
Pikat e shiut mbjellin hije drite.


ERĖS

Sepse ndėrtuan mullirin me erė,
njerėzit u shpėrblen pėr bujarinė, me miell.
Kurse era pa kuptuar, duke pasur idenė
se ėshtė e pa dukshme, e pa kapshme,
dhe mbi tė gjitha e lirė,
nuk mendon se njerėzit,
pikėrisht mbi lirinė e saj
ndėrtojnė mullinj me erė.
Rrugės qė kalon ajo,
bluhet mielli i tyre


KY ĖSHTĖ SHKAKU.


Dielli rrezet e veta i ktheu dhe i nguli thellė nė trup.
Gjak i verdhė pėrshkoi gjithėsinė.
Gjethet e njė peme pėrqafuan njėra-tjetrėn,
dhe pema plasi nga asfiksia.
Limfė e gjelbėr u mbyt nė kėnetė,
e cila nuk pranoi qė tė varrosej aty kujtimi i tyre,
nga frika mos ndotej.
Mbrėmja e shqeu yllin e parė dhe pastaj e hodhi nė perėndim.
Toka gėlltiti shkėmbinjtė dhe i pėrtypte e babėzitur.

Atė natė, logjika e shitur e kishte vrarė kujtesėn.
Ky ishte shkaku, qė ditėt tona, zvarriten tė ēala.



TABLO VJESHTE

Dėgjoj hapat e tua tek ecin tė zverdhura, tė mpira dhe memece.
Me orė tė hirta rrija i heshtur,
si njė pemė me ankth tė gjelbėr,
pa dashur tė zhubrosja me frymėmarrjen time,
flokėt bionde tė heshtjes.

Dėgjoj zėrin tėnd tek pėrpėlitet i plagosur nga brenga torturuese, ngaqė germat e tyre i cungoi duke u prerė gjymtyrėt, dhe ato vėrtiten tė ēala dhe tė mjera, pa mundur t’i japin dorėn njėra-tjetrės, tė mund tė ndėrtojnė fjali.

Ndiej frymėmarrjen tėnde tek po zvarritet.
Mendime tė tjera tė huaja e kapin pėr fyti dhe e mbysin nė shkallė, qė u ndėrtuan enkas pėr t’i ngjitur.
Ajo qė i zbret duke u rrokullisur.
Diku i bie kapela, pastaj dhe njėra kėpucė.
Fustani iu gris nga gjembat e njė kujtimi tė vjetėr,
kurse shalli iu var mbi njė degė.


KOSOVĖS

Disa gjethe pemėsh, qė prej kohe vareshin
nė degėt tė trishtuara,
erdhėn me njė frymė dhe mė thanė:
-Hape dritaren, hapa vetėtimash dėgjohen!

Skeletet e kalbura tė gjetheve, prej kohe rrėzuar pėrtokė,
martire me fytyra tė ngurtėsuara, nisėn tė kėndonin aliluia-aliluia...

Vallė, si mundi kraharori i pyllit, tė mbante tėrė ato gjethe tė reja qė ranė?!

Hapa derėn dhe mbi njė rrugicė tė pafundme, tė gjelbėr,
tė shtruar me gjethe tė vjetra dhe tė reja,
Pashė tek po shėtiste shėmbėlltyra e lirisė.


DASHURI PĖR ATDHEUN

Gurė tė bardhė dhe tė lėmuar,
tokė e freskėt qė flet nė gjuhėn e lumenjve,
lisa viganė qė pareshtur ujitni luledele,
det me flokė tė thinjura qė ringjall shkėmbinj,
shkėmbinj qė mbi supet tuaja mbartni diellin.

Plepa tė gjatė dhe tė heshtur, buzė rrugės shtrijnė hijen e tyre tė tkurrur nga pikėllimi.
Puset qė u mbushėn plot me klithma,
tani pareshtur uji i tyre qarkullon nė damarėt e tokės dhe e ushqen atė..

Me gjuhėn e murrme tė baltės,
eshtrat e tė flijuarve belbėzojnė,
kėngėn e gjetheve tė vjeshtės.


DO TĖ BJERĖ SHI.

Do tė bjerė shi!
Di tė lexoj erėrat e kaltra!
Ato qė shkruajnė me re tė thurrura mendimet e tyre.
Tė ngarkuara me stalagmite tė kristaltė.
Dhe kur erėrat e tjera mashkullore, thyejnė degėt e pemėve, atėherė palmat e larta,
qė qėndrojnė tė heshtura buzė trotuareve,
freskojnė me kėnaqėsi.

Filloi tė bjerė shi.
Nėse mundesha tė pėrktheja mendimet e tyre tė kaltra,
duhet tė dija krejt gjuhėn e shiut.

Bie shi.
Isha nisur tė bėja xhiron.
Istiktivisht mora ombrellėn..,
por ato mė njohin kush jam...
Ombrellėn ēfarė e dua?!

Do tė doja dikur, tė mėsoja tėrėsisht gjuhėn e shiut,
qė tė mund tė pėrkthej erėrat e kaltra femėrore!


VETMISĖ TIME

Retė, varka druri tė heshtura,
erdhėn tė ngarkuara me gjahun e tyre,
qė kishin peshkuar nė netėt,
tė cilat i shtrydha si limon.





BANORĖ TĖ PĖRHERSHĖM



Tė larta si pėrralla dhe tė ndėrtuara bukur
me qerpiē, muret e ėndrrave tona

Hyrjet e tyre, kube me gurė tė skalitur
nga gjumė fėmijėsh nė net dimri

U rritėm.
Veē shikimi hyn ende nga vrimė e bravės,
ne jo.

Banorė tė pėrhershėm do tė jemi,
nė bahēet pėrreth avllisė sė ėndrrave tona.



NGA ĖSHTĖ ORGJINA IME?

Nga njė ditė e vogėl,
e veshur me njė fustan tė shkurtėr veror,
qė dikush i rrėmbeu nga dora portokallen...





EMIGRANT, DO TĖ THOTĖ KLITHMA


Hapa tė helmuar shpuan dėborėn.
Dėbora klithi.
Lumi, hamall i denjė,
ngre arkat e rėnda me klithma tė dėborės
Klithmat, bija tė serta tė njė nėne tė bardhė,
shqyejnė tokėn duke u pėrpjekur tė kapen mbas rrėnjėve tė pemėve.
Lumi punon.
Vaporė tė zinj shkarkohen nė port,
e tė tjerė presin pėr tu shkarkuar.
Heshtja e tij ngre mbi supe arkat e rėnda.
Peshorja e dhimbjes peshon, peshon, peshon..!

Klithma tė bukura, ezmere, bionde.
Klithma jetime.
Krahėt tuaj, dru bredhi mes dėborės,
me fytyra tė nxira, me supe
qė ngrenė trarė hallesh.

Klithmat, ndėrtojnė ura, rrugė, pallate.
Kurse vetė strehohen poshtė gjetheve tė vetmisė.

Dėbora klith, klithma tė bukura, ezmere, bionde, jetime...

muratori

Numri i postimeve : 24
Registration date : 16/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi