JUGA E BARDHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PĖRKTHIMI I HESHTJES

Shko poshtė

PĖRKTHIMI I HESHTJES Empty PĖRKTHIMI I HESHTJES

Mesazh  muratori 2009-11-18, 3:13 am

PĖRKTHIMI I HESHTJES
Alush Avduli.
2009

Jermin e kemi brenda vetes... Mbeten fjalėt heshtje e pėrkthyer qė dhunojnė vlerat orgjinale. Dritat e kuptimeve e pėrshkojnė jo vetėm si komunikim por edhe pėr tė fshehur. Heshtjet e shkruara habiten: Ē’bėhet brenda nesh?!...Fjalėt duan dėshirat e tyre pastrehė dhe skeletin e heshtjes nė arkivol. Qėllimet shikojnė ndryshe . Tė gjitha janė relative por arti ėshtė fillimi i absolutes. Sintaksat harmonizojnė zemėrimin e qetėsisė. Kujtesa fle nė shtratin e pluhurit . Heshtja del nga qarkullimi . Turma e kundėrshton, ėshtė truri i pastruar pa rrudha. Heshtja ėshtė grua lakuriqe, fjala e vesh. Fjala ,rrogėtare e pėruljes nė njė vetėmburrje tė paturpshme. Artikulimet e mbarsin. Dhe ne vazhdim gjendja lehonė e heshtjes sė dėshtuar. Jemi tė dorėzuar nė kėtė ferr tė shpikur. Vegimet Orfike me kokėn pas nuk shpėtojnė as Euridikėn ... Po dielli i heshtjes lind nga perėndimi e dielli i fjalės perėndon nga lindja . Heshtja e kyēur proteston ... Fjala e shkruar manifeston si formė. Sipas Borhesit tre plus nje ėshtė njė mėnyrė pėr tė thėnė katėr. Tautologjia e fjalės. Trishtimi mbi qelq ėshtė i qeshur . Tė shkruarit ėshtė dhimbja e heshtjes sė afirmuar. Ėshtė krijuesi nė kllapi dhe terapia e fjalės . Ku nuk ėshtė Sokrati i shkruar, paraqitje grafike ėshtė Platoni.
Tė shkruarit ka humbur atė qė nuk gjendet. Fjalėt janė qirinj tė ndezur nė muzgun e qetuar tė shprehjes. Jashtė pret vdekja. E shkuara nxiton si lumė i vonuar .Breshka ėshtė princesha e shpejtėsisė. E ardhmja lulėzon tek heshtja .
Po tė ishte e mundur librat e poetėve t’i shkruanin tė tjerėt. Kur shkruajmė kufizojmė...
Janė fjalėt e mėdha korniza dhe pastaj portreti qė lakmon lavdinė . Krijuesi i lumtur do tė ishte i pashkruar .Mundėsitė pėrpėliten ... Kujtesa e fjalės ėshtė varrezė e heshtjes.
Nuk e di ē’bėhet, thotė poeti ;Kur njoh njerėzit dashuroj kafshėt. Fjalėt fshikullojnė...
Pėrgjigja ėshtė lartėsia qė nuk mund tė shohėsh. Ėshtė kėtu ... ėshtė atje ...dhe nė tejkalim...Poezia e heshtjes ėshtė erė katrore pa vetėvendosje . Shpjegimet lėkunden si indiferenca tė pėrgjumura. Fjala e shkruar ėshtė gurė mallkimi qė godet . Ėshtė fytyra e emėruar.
Poeti ėshtė antimbret nė fronin e tij (tė mbretit). Fjala parakalon pėrballė heshtjes . Krijimi ėshtė kohė e vetme , ndryshe kur shkruan . Ėshtė qiell nė ēastin e tij pikturuar si yjet . Heshtja e folur kėshillohet me varrin e saj. Ėshtė jermi qė ngjason si rreth i pėrkryer. Heshtin vetėm ata qė dinė tė flasin. Poeti heshton duke shkarravitur. Heshtja nė ferr . Tė shkruarit ėshtė fantazma e heshtjes nė rezidencėn e parajsės. Moralet nė art ngjasojnė me krimet qė tė shpėtojnė . Shkrimet e heshtjes janė padituria e menēur e Ismail Kadaresė nė njė kohė tjetėr. Verbėria e bashkėkohėsisė lexon kujtesėn totale tė Moikom Zeqos. Galiē sipėr rrėnojave tė njė drame,mjeshtri Miho Gjini duke pritur Godonė deshifron dhimbjen e heshtjes si dėbim. Nė pėrkthimin e heshtjes janė kėshillat e paturpshme leksikore tė Ē. Bukovskit dėrguar me email mjekrės sofiste tė Ervin Hatibit. E nesėrmja ėshtė duke ardhur. Krijuesit shėnojnė drejtime tė reja, pėr ku?!...Tė gjitha qė bėjnė vegjetuesit janė parapėrgatitje pėr vdekjen. Dyshimi ėshtė i pėrjetshėm nė krijim. Personalitetet e letrave janė hije tė rėnda tė fasadės sė heshtjes.
Heshtja nė jerm drogė e pirė nga tė tjerėt. Shkrimi i saj-shigjeta e dalė nga harku. Ėshtė virusi i pėrhapur i vetmisė. Heshtja e pashkruar torturon nė pambarim...

muratori

Numri i postimeve : 24
Registration date : 16/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi