JUGA E BARDHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miri Dhrami

Shko poshtė

Miri Dhrami Empty Miri Dhrami

Mesazh  Admin 2008-11-19, 10:10 am

PAPAGALLI I ZONJĖS RICA

Njė ditė, porta e kafazit inoks ngeli e hapur. Papagalli i verdhė, nxori gjithė frikė kokėn pjesėrisht tė rrjepur dhe shikoi pėrreth. E rrojtura brenda e kish ushqyer me gjithfarė dyshimesh pėr jetėn jashtė. Kėshtu qė, nuk e kish tė lehtė t’ia mbathte. Por edhe aty brenda nuk mund tė rronte mė. Prej kohėsh e priste kėtė rast. Nuk mund tė zmbrapsej. Rrėmbimthi iu kujtua rinia, kur kėmbėn e tij tė hollė e shtrėngonte hallka e njė zinxhiri tė sertė, qė e mbante lidhur fort me kafazin e emaluar. U rrėqeth. Mandej, iu kujtua zėri i huaj, qė pėrhapej i dridhur e plot afsh, brenda mureve tė dhomės ku kishte jetuar plot gjashtė vjet. “...Erdha e dashur. Tė iku budallai..? Uli shpejt brekėt..!” Nė gjithė ata vjet, kjo shprehje ia kish hequr trutė. Megjithėse papagalli, fjalė tė tjera u detyrua tė pėrdorte me zonjėn, si; “Ju dua, jeni e bukur, jam i lumtur pranė teje..!” Ndaj dhe zonja u bind qė t’ia hiqte hallkėn, por shenja tek qafa e kėmbės i ngeli pėrgjithmonė. Mund tė themi, ashtu siē i ngeli dhe frika, kur njė copė najlon me dantella anash, e flakur qysh nga krevati, herė herė i qėndronte pėrsipėr telave tė kafazit...
Tė gjitha kėto, i kaluan si rrufe nėpėr mendje. Nuk priti, u hodh si top nga shtėpiza me tela, dhe nisi tė ēapitej nėn ankthin e padijes, drejt botės sė pėrtejshme. I dyshimtė pėr hapin qė ndėrmerrte, u gjend poshtė dritares sė sallonit, qė ēuditėrisht atė ditė edhe ajo kishte ngelur e hapur. Duke e vėrejtur nga poshtė, hutaqi pėr njė ēast harroi se ish me krahė. U gėlltit duke pyetur veten; “Si tė ngjitem gjer aty..?” Ndoshta, mosnjohja e krahėve ishte dhe shkaku, qė portiēka dhe dritarja e sallonit, u lanė tė hapura. Kėrceu me vėrtik disa herė dhe gabimisht zbuloi se iu hapėn krahėt. Me tė qėndruar mbi parmak, i shkundi aq fort ato, sa u drodhėn tė gjitha orenditė pas. Pėr njė ēikė u gjend nė erė. Fluturonte pa kthyer kokėn. Minutat e para i rrihte krahėt fort, sa ajri pėrreth fishkėllente sikur e kamxhikoje. Pastaj, lehtė e mė lehtė, se krahėt e pa ushtruara nisėn t’i lodhen.
I djersitur, qėndroi para njė shtėpie tė bukur, diku jashtė qytetit ku ishte rritur. Oborri i saj i madh dhe gjelbėr, ngjante si njė mėllė i mirė i pyllit. I kthyer me shpinė nga porta e rėndė, shpendi nisi tė mendonte se tani e mbrapa do tė rronte i lirė. Do tė endej nėpėr oborrin e madh si pyll, dhe nuk do dėgjonte mė atė shprehjen e bezdisur; “...Erdha e dashur. ..!” Pėr njė moment u ngazėllye aq shumė, sa nisi mekanikisht atė qė nuk e pėlqente ta shqiptojė me zė. Kalimtarėt nuk u besonin veshėve, me ato ēka dėgjonin nga zogu sqeptrashė. Ndaj i afroheshin duke i mbuluar gojėt e veta me duar, qė tė mos iu dukej hutimi. Papagalli, tek shikonte gjithė atė turmė qė e kundronte me habi mbi pragun e portės, i shpejtoi ecejaket si dhe recitimin. “Erdha e dashur. Tė iku...?”
“Me siguri qė nuk di ē’thotė!”–u shpreh njė zonjė qė zgjatej ta dėgjonte mė mirė.
“Kushedi! Ndofta kujton se po na pėrshėndet ėmbėl!” –u hodh njė tjetėr qė flokėt i kishte tė lyera si puplat e papagallit. Kureshtarėt merrnin dhe jepnin, si t’ju vinte pėr mbarė. Ndėrsa papagalli shkonte-vinte dhe kėlthiste mė fort, sikur ai vetė tė kish qenė dashnori i zonjės Rica, e cila me siguri nga arratisja e tij, tani do ta kish humbur logjikėn. Dhe me tė drejtė. Si tė mos i trembesh njė llafazani! Papagalli qė priste nisi tė nervozohej. Papritur, fjalė tė tjera po i rridhnin si krua. “...Kėshtu tė pėlqen!” “Kėshtu mė pėlqen..!” “...Merre qene..!” “Jepi dem..!” “...Kėshtu tė pėlqen!” ... “Jepi dem..!”
“Eeej, o njerėz! Papagalli ju ka ikur nga kafazi! Dilni tė merrni papagallin!” –zunė tė thėrrisnin tė shqetėsuar kalimtarėt, qysh nga hekurat e gardhit. Mbas pak porta e rėndė u hap. E gjithė familja u shfaq e befasuar mbi mysafirin e vogėl verdhuk, sa njė lėmsh.
-Uuaa, njė zog, sa i bukur!–tha njėra nga vajzat.
-Papagall ėshtė, tutkune!-ia preu tjetri dhe u ul ta kapte me dorė. Papagalli i rritur nė sallone, kur pa se i hutoi me prezencėn, u pėrsėriti pėr tu miqėsuar.
-Po, po, njė papagall jam. Jam njė papagall i verdhė! -sqaroi dhe ngjyrėn e puplave tė tij, me atė gjuhėn e vet papagallēe. Pastaj vazhdoi me atė shprehjen e vjetėr; “Erdha e dashur. Tė iku ....!
-Uuaa, folka fjalė tė ndyta! –nduki buzėt e turpėruar vajza, qė deklaronte me atė formė, se nuk kishte dėgjuar mė fjalė aq banale. Mendoj ta marrim brenda. Po na bėn rezil! -e mbylli diskutimin ajo.
-Nė shtėpinė tonė, njė papagall nuk mund tė hyjė kaq lehtė, moj vajzė! –ia preu i ati, qė prej kohėsh ia njihte frikėn atij shpendi. Nuk kishte pse t’u jepte fėmijėve hollėsira, se dikur nė atė shtėpi, nga njė papagall si ky, planet e prindėrve tė tij ishin prishur. Kurthi i tyre ish zbuluar nga njė paraardhės i tij. E ku ta dish, mbase edhe prej ndonjė stėrgjyshi tė kėtij puplaverdhi, qė priste ti hapej porta.
Papagalli, porsa dėgjoi zotėrinė qė nuk donte ta qaste brenda, pushoi i fyer. U rrudh, u tkurr, dhe puplat e verdha i morėn pak pėr jeshile. Pra, u zbulua tek kalimtarėt me formėn me tė bajate, se bėhej fjalė pėr njė papagall rrugaē. Vėrtet ish gojėtar, por edhe njė rrugaē i madh.
“Ta ēosh diku, ose ta shesėsh mė mirė!” –e kėshilloi i ati djalin, dhe duke u kollitur, u fut brenda. Djaloshi qė e kish tė qartė rreptėsinė e babait nė kėso punėsh, mendoi se me tė, mund tė siguronte bastunin e ri tė golfit. Nuk vonoi, e lidhi mbi timon tė biēikletės, dhe u nis pėr nė qytet. Shpendi qė e njohu rrugėn e kthimit, nisi tė ankohej, se aty ku po ēonte mund ta gjente zonja qė braktisi, dhe me siguri qė do ta dėnonte keq. Ajo mund ta mbyllte nė ndonjė kafaz pa portė, tė bėrė enkas pėr “tradhtarė”, ku do tė ngordhte pa tjetėr. Por djaloshi nuk dėgjonte. Petalonte fort e mė fort.

* * *
Kur zonja e braktisur kuptoi se papagalli nuk ishte nė kafaz, u tmerrua tėrėsisht. Nuk qe mė e aftė pėr asgjė, megjithėse dashnori i vinte normalisht, si ēdo ditė. Kjo e ulur nė njė kanape tė kuqe, telefononte vazhdimisht e dridhur prej zemėrimit. As tė lėpirat e qenit nuk e qetėsonin, dhe as dhelkat e maces nė prehėr, gjithashtu as fjalėt e thekura tė dashnorit.
“O Zot, papagalli do tė m’i nxjerrė tė palarat nė rrugė!” –pėrsėriste duke parė nga dritarja e hapur.
“Ah, ta kem kėtu, qė t’ia dredh zverkun!” – e dublonte mė kot dashnori, qė mė tepėr zemėrohej, se nuk po e merrte racionin nga Rica...

* * *

Ndėrkohė, djali me tė arratisurin po i afrohej qytetit. As i binin nė vesh ato ēka llomotiste pupla-verdhi, por “bluante” ta shiste sa mė shtrenjtė. E kush nuk do ta blinte njė papagall “rrėfenjėtar..?” Do tė shtyheshin e do tė kapeshin nga mėngėt, kush e kush ta pronėsonte mė parė. Kėshtu qė, djaloshi do tė ēonte pėr tė njė ankand tė shpejtė, qė ēmimi pėrfundimtar tė mos i dihej fundi. Kėto mendonte djali euforik. Mbas pak edhe shpendi heshti. Dukej sikur u pendua pėr gjithė ato qė kish thėnė.
“Fol, fol, mos i lėr llafet! I pafjalė nuk vlen hiē!” –e qortoi djaloshi qė shpresonte nė njė ēmim tė lartė. Vėrtet, nuk i kaloi as njė ēast nėpėr mend, se zonja e braktisur mund ti mallkonte. Kaq vjet me bukė, nuk i thonė shaka.
Tek pushimi tjetėr, pranė njė burimi tė ftohtė nė anė tė rrugės, papagalli i pėshpėriti pėrsėri; “..Erdha e dashur. Tė iku budallai? Uli brekėt..! Sa mė tepėr e dėgjonte kėtė fjalė, aq mė shumė i vinte pėr tė qeshur dhe aq mė tepėr i forcohej bindja, se ky papagall vlente njė barrė lekė. Por papagalli deri nė qytet, nuk e hapi mė sqepin. Tė jepte pėrshtypjen e njė tė ēmenduri.
E gjendura nė “pazar,” i kujtoi pėrsėri shpendit ditėt e rinisė, kur priste nė radhė me papagallėt e tjerė, padronin e ri. Ashtu, si dikur i vogėl edhe tani nuk mund tė bėnte shumė. Priste ta pėlqente ndonjė Ricė tjetėr. Tek e shikoje ashtu tė mpirė, tė dukej se ish penduar qė e braktisi qetėsinė e jetės nė moshė aq tė madhe. Ja tani pėrsėri, po shfletonte njė faqe tė re, plot me shkronja tė zeza... Njė ēast humbi nė mendime. Tė gjithė qė i kalonin pranė, e cytnin tė fliste, por ai askund. Madje, as qė ua kthente sytė.
“Njė papagall i plakur dhe i pa aftė tė thotė njė fjalė, sa mund tė vlejė..? asgjė..!” -pėshpėritnin njerėzit dhe drejtoheshin nga papagallėt e tjerė, qė nuk i fshihnin gjestet e pafajėsisė.
-E blini o njerėz njė papagall, qė di t’iu thotė njė sekret! –thėrriste djaloshi, tek shikonte se dita po ikte dhe papagalli i ngeli pa shitur. Pėr njė ēast e shkoi shpendin me dyshim. “E ē’tė keqe mund tė tė sjellė njė papagall qė nuk flet, ndėrkohė qė im atė nuk e deshi si llafazan! Ēudi me njerėzit! Disa tė duan me gojė, kurse disa gojėqepur. Po afronte tė mbyllej “pazari” dhe Papagalli vazhdonte i heshtur, i lidhur fort mbi njė degė. Puliste sytė duke tė dhėnė pėrshtypjen, se gjendej nė njė ėndėrr tė thellė.
Ndoshta ėndėrronte tė organizonte turmėn e papagallėve, qė tė thėrrisnin tė gjithė sė bashku: “o njerėz, ju jeni e keqja e gjithēkaje mbi dhe!” Ndryshe, ē’mund tė ėndėrrojė dikush kur vuan?
Pėr njė ēast u zgjua dhe shikoi i trembur. Ishte bėrė mung. I vetėm mbi degėn e njė portokalleje tė egėr, vėrejti se pėrqark i qėndronin disa mace qė shkriheshin nė gaz, ngaqė kish nisur tė fliste si pėrēart: “..erdha e dashur. Tė iku budallai? Uli brekėt...!


Athinė 2006
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 16
Registration date : 27/10/2007

https://jugaebardhe.forumattivo.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi