JUGA E BARDHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luljeta Lleshanaku

Shko poshtė

Luljeta Lleshanaku Empty Luljeta Lleshanaku

Mesazh  muratori 2008-11-19, 4:41 am

HIJE NĖ DĖBORĖ

Nuk qe dėborė e parakohshme. Hijet manushaqe
u ulėn pėrreth zjarreve tė bardha tė pemėve
si barinj tė dremitur.
Hija gri e mėnjanuar e gardheve – klavikulat e gruas
qė ėndėrronin kthimin e thinjur tė burrit
- kthimin e tij tė mbramė.
Micelet ndalen nė prag.
Njė makinė e parkuar prej shumė orėsh
rrok njė copė tė zezė toke nėn vete.
Radioja pluskon mbi valėt e veta jashtė vėmendjes –
njė varkė dhe gjahtarėt klandestinė tė ngjalave
nėn mushama tė zeza fosforeshente.
Mbi tavolinė
fėmija vizaton me dorėn e vogėl qė i dridhet
drurė tė mėdhenj e tė shtrembėr.
Kori u ul nė gjunjė.
Asgjė s’bėzan rreth e rrotull
Siē e sheh,
erdhi ēasti tė dėgjosh zėrin tėnd,
atė zė qė kurrė nuk e ke njohur.
Ngrej kokėn e shoh tė vetmin yll nė njė natė tė tillė
Yllin e gabuar qė kam ndjekur prej kohėsh
i paformė dhe i frikshėm, si njė grykė e thyer shisheje.

KUPTIMI I NJĖ UDHĖTIMI

Gjithė ky udhėtim i gjatė
vetėm pėr tė zgjedhur vendin ku do tė vdesim
si ngjalat qė i rikthehen Karaibeve
dhe elefantėt humusit tė butė tė breglumenjve.
Ku do tė vdesė i fundit imazhi im
cila derė do tė pėrplaset mė fort nga rryma e fortė.
Nuk ka vdekje mes mjerimit a madhėshtisė
shtrati ynė do tė jetė vetėm njė palė sy
do tė jetė shpirti qė shkėputet i fundit prej nesh
po me kaq vėshtirėsi
sa druri i arrės
prej hijes sė vet.
Shihni seē gjumė tė thellė bėn kjo grua
njė gjumė foshnjeje
qė nuk do t’i shkonte pėr shtat
moshės sė saj tė thyer:
ėshtė hija e arrės qė nuk ėshtė mbjellė akoma
ėshtė njė jetė e pajetuar.
Si zakonisht syzet e kryqėzuara afėr shtratit
duke pritur njė frymė qė t’i mjegullojė
Pėrtej tyre objektet vijnė tė zmadhuara, tė prekshme, tė qarta,
tė papėrpunuara
si nė ditėn e parė tė krijimit tė botės.
Kurse unė, si njė bishė e rėndė dhe dembele
rrėmoj me thonj mbi tė njėjtin vend, dhčun nėn kėmbė.
E nėse ky do tė ishte vendi im i zgjedhur
atėherė unė kurrė nuk do tė mund ta dėgjoj atė degė qė thyhet
qindra kilometra larg meje,
ceremoninė madheshtore tė pyllit nė dimėr
me njė zemėr tė ftohtė akull
si zemra e dėborės.

LIBRA TĖ VERDHĖ

Njė kohė qė s’ka shumė tė vėrteta
nuk ka as tabu. Ndoshta ky libėr i verdhė ėshtė njėra nga tė paktat,
ndonėse gjithēka qė mbetet prej tij nė mendje
ėshtė akti i fshehjes.
Ėshtė vapė. Darka serviret me ngathtėsi dhe si ēdo natė nė orėn e caktuar. Ora kur ne mbulojmė njėri-tjetrin nė ekuinoks.
Diēka e gatuar shpejt, njė kokė viēi. Hisja ime ėshtė gjuha.
Thonė se po tė hash gjuhė, gjuha tė rritet,
dhe po tė hash syrin, do tė kesh shenjė tė mirė.
E nėse ha libra, do tė hash veten, pak e ngapak, nga qoshet nė qendėr
si makinė korrėse, nė fermat kolektive.
Nga kreu i tavolinės vijnė leksione mbi evolucionin,
“Tė fortėt vdesin; mė tė dobėtit mbijetojnė!”
nė njė mėnyrė krejt orgjinale
duke mėshiruar lythet me dorė.
Dhe asgjė nuk e dallon nga njė darkė e shenjtė
ku nė porcione tė barabartė ndahet buka dhe shpirti
tė vėrtetat e vetme- tė lexuara fshehtas
e tė mistifikuara gjatė shkėmbimit
si librat e verdhė.

muratori

Numri i postimeve : 24
Registration date : 16/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi