JUGA E BARDHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Selenica

Shko poshtė

Suzana Selenica Empty Suzana Selenica

Mesazh  Admin 2008-11-21, 11:25 pm

(fragmente poezish )

Trendafili eshte nje mendje e prishur prilli
Asgje me shume se nje kravate e palidhur
Asgje me shume se nje fustan
I mbledhur shuk ne fund te kembeve
Mbin atje ne mes te gishtave, zgjatet perpjete
Ne mes te kofsheve pelcet.


***

Pallatet jane fiziologjike
Me i vertete eshte spitali
psikiatrik
Bulevardi eshte si nje jashteqitje
E endrres per t'u bere Xhon Lenon
akrobatik.
. . . . . . . . . . . . . . . . .

Qytetet nisen te njeri- tjetri
Po s'mberrijne askund, as ne ferr
Rruges takojne Kinostudion
Punishten e endrrave prej letre.


***

Ti me thua se me do,
Keshtu s'guxon as Shekspiri
Ati, biri, shpirti
Farmacia, spitali, trendafili
Xhon Lenon, Gulaku dhe shkrimi
Qe s'u be dot imi
Se do gjak qingji.
Ti me thua se me do
Eshte alarmante kjo
Do te therras policine.


***

Une do te vras me fjalet me te bukura
Dhe do te varros ne shpikjen me te madhe
Eshte me e bukur ringjallja
Dy here do te them te dua
Para dhe pas vdekjes prej puthje
Une do te vras me fjalet me te bukura.
Kete e thote libri me i forte
Qe akoma s'eshte shkruar.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 16
Registration date : 27/10/2007

https://jugaebardhe.forumattivo.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi