JUGA E BARDHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Esse nga Alush Avduli

Shko poshtė

Esse nga Alush Avduli Empty Esse nga Alush Avduli

Mesazh  muratori 2008-11-19, 4:45 am

SA SERIOZĖ JANĖ “SERIOZĖT”
Sprovė nga Alush Avduli.

Trupi dhe shpirti mashtrojnė njėri tjetrin nė bashkėjetesėn e pėrkohshme. Midis “seriozėve” dhe njerėzores ndan njė mur i padukshėm. Fitorja e rrėzimit tė domosdoshėm nuk ėshtė pėrfitimi i pjesės. Ėshtė rikthim tek serioziteti i natyrshėm si rrjedhje dhe kėrkim i suksesshėm nė terr me fenerin e Diogjenit tė lashtėsisė. Por koha ndėrron sundimtarėt, si kurva nė kurvėtore klientėt. E festat e pengesave ndodhin si pije tė lavdishme. Pėrparimi nuk ka as duar e as kėmbė.
“Seriozėt” si sundimtarė tė lėnė tek fjalėt. Ata luajnė lodra tė rrezikshme pa fjalė. Fatmirėsisht, kordoni i kėrthizės na mban lidhur me mitrėn e mėkatit tė parė. Duket para lindjes kemi qenė mė tė lumtur. Por tė gjitha janė mistere qė na torturojnė pafundėsisht. Ē’na duhej lindja qė shpaloste me flamuj ngjyrė gjaku perspektivėn e sigurt tė vdekjes. Kur nuk e gjen kuptimin mund ta trillosh.
Muri i padukshėm qė na kufizon me “seriozėt” ėshtė rival me pamundėsi ngadhėnjimi. Shenjtėria e tyre e pėrmbaruar ėshtė impotente. “Seriozėt” edhe tė konvertuar na sjellin njė liri pa “mollė tė ndaluara” e mungesė kafshimesh. Na ndėshkojnė pa mbarim pangjashmėri cungimesh. Njeriu i natyrshėm dhe dėshirat vėshtrohen pėrballė si dy brigje qė nuk bashkohen kurrė. Por unė shpresoj tek maskat tė ribėhen njerėz. Gjithmonė maska bėn origjinalin dhe njeriu kopje. Njė dashuri e barabartė vdes e pa shkėmbyer. Njerėzimi qorrolliset me kėpucė tė drunjta dhe gozhdė tė ndryshkura nė mendje.
“Seriozėt” nga rrugėt e qėllimshme, nė krye tė parėt. Tė ngrirė nė madhėshti si mpiksje e djallėzuar. Gjak i ftohtė gjarpri qė helmon. Se fatkeqėsisht serioziteti nuk ekziston akoma si ndjenjė e lirė shpirtėrore. Ėshtė art i shpikur i pamjeve mė hipokrite si udhėzime tė diktuara nga mishi. Si produkt rrethanash ėshtė kostum i kėnaqshėm i pėrshtatsisė. “Seriozėt” janė objekti pa subjekt. Ata zotėrojnė veprime dhe synime demoniake drejtimi. Dhe nė tė mirėn e sė keqes sonė, planetin e qeverisin tė tillėt. Sa tė rėndėsishėm, hijerėndė, bufatorikė, tė matur, tė moralshėm, tė logjikshėm si majmunė tė papėrfunduar nė njerėz. Ata boshti dhe tė tjerėt rrotullimi.
“Seriozėt” nerva tė zeza nė tru tė njerėzimit, secila nė pozicionin e saj tė volitshėm. Bark-tmerrshėm hanė, gllabėrojnė variantet e lumturisė sė zakonshme. Meditojnė me mendime stomaku, e lėvizin me putra tė arta si fantazma mė fyese tė imagjinatės. Janė formalistė tė gardhuar nga brenda e tė hapur nga jashtė. Mbajnė fytyra nė hije me pėrdorime grimacash e gjestikulacionesh me zbrazdėsi shpjegimesh. Janė Sfinksa qė ofrojnė enigma pėr mbjellje viktimash e shkatėrrime. Kanė dinakėri tė verbėr me pjesėmarrje tė gjerė nė gjendje tė brishta humane. Zgjuarsia e tyre shėrben tek paraqitja e turbullirės deri nė zbardhjen marramendėse.
“Serioziteti” ėshtė mbetja mė e pistė e turpeve tė ikonave. Pushteti i adhuron, i ndez qirinj, e pėrkėdhel si shpėtim kapital. Ai ėshtė Mesea i tij. Premtohet ndėn veten si rregull, largpamėsi, pėrparim, por ėshtė treguesi i shpinės qė ikėn. “Seriozėt” kanė gojė tė rėndė tė vendosur me pėrpikėri lavdėruese. Nuk janė fenomene por shfaqje tė ushtruara nė shekuj. Rrėfehen si angazhime me mos plotėsime tė pa numėruara. “Serioziteti” i afirmuar ėshtė talenti i munguar i mediokėrve dhe pagjakėsi me synime tė pėrgjakshme.
“Seriozėt” tė barasvlefshėm me vulgarėt, janė aleatė tė mefshtė tė fanatikėve, militantėve, konjukturalėve, burokratėve, vjedhėsve dhe kriminelėve. Kam vėrejtur kokat e tyre tė ngjashme pėr shkėmbim me koka kuajsh Kaligulash qė na u bėnė perandor. Edhe mė tepėr, Inkuzicioni, Fashizmi, Komunizmi, Al-Kadizmi, janė “serioziteti” i pėrsosur si pėrbindėsh i njerėzimit. Ēezarėt, Luigjėt, Stalinėt, Hitlerėt, Sadamėt, Bin-Ladenėt, janė Neronė si mostra tmerri. Krenaria e tyre e zezė dhe hareja biologjike e korbave mbi pirgje kufomash. Dhe bota moderne i ndėshkon viktimat, pėr tė shfajėsuar kriminelėt. Apologji cinike! Mosdallime tė mėdha tė qartėsisė. Hiena tė reja stėrvitin nofullat pėr kafshime.
Kėnaqėsia e “seriozėve” ėshtė peizazhi i vrenjtėsirave qė gatisin kėrcėnime. Matematika e tyre nuk i llogarit tė natyrshmit, spiritualistėt. Ata numėrohen me gishta si krijuesit e vėrtetė. “Seriozėt” kanė me bollėk misione maskash tė etura pėr fitime. Ėndėrrojnė gllabėrim unikal, pa ditur se paraja dhe lavdia e pėrkohshme janė mjerimi i duarve. Ata kanė ekzistuar si nėn specie e pėrjetshme. Epikuri na nuk jep mėsime tė kėsaj lumturie tė pėrdalė.
“Seriozėt” janė shtypėsit dhe pėrbuzėsit kalimtarė tė njerėzimit. Janė tė padukshėm nga vėshtrime naive. Tek “seriozėt”gjithēka shkėlqen ndyrėsisht. Jo vetėm kaq, gjithsecili nga ne i ka brenda vetes “seriozėt”, qė me mundėsi zhvillimi rrezikojnė. I keni parė tė mbyturit si i zmadhojnė vėllimet?! Pėrpjekje tė dėshpėruara pėr tė dalė nė sipėrfaqe. Kujdes me seriozėt e mvehtėsisė.
I zbutni ose i lini tė shuhen nė pėrpėlitjen e heshtjes. Tė jesh i natyrshėm apo “serioz”?! Kjo ėshtė ēėshtja e ardhur nga fillimet si gjėagjėz pa zgjidhje tė gatshme. Koha na kėshillon ashpėr. Vetmia mbyll veshėt ndaj gjėmimeve tė qetėsisė nė udhėkryqe. Pėrqeshjet e mbetura diskriminojnė akoma tė sinqertėt. “Seriozėt” janė ata qė nuk duhet tė jenė, ēerek zhvillime, gjysmė zhvillime, lavra, vemje me krahė, ėndrra tė cekta fluturimi. Turmat janė ndėrtuar si urat.
“Seriozėt kalojnė sipėr tyre dhe ato shemben. Respekti nuk i justifikon shfaqet e tyre tė shkuara. Nėpėr kohė “seriozėt” edhe ndryshojnė. Nga metamorfoza u ngelet vetėm pamje dhelprash. “Seriozėt janė pemė tė egra, tė pa pėrkryera nė njerėz, qė pjekin fruta tė hidhur.
Pra, sa seriozė janė seriozėt!?...
Athinė 2007.

muratori

Numri i postimeve : 24
Registration date : 16/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi