JUGA E BARDHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NOBEL I REFUZUAR

Shko poshtė

NOBEL I REFUZUAR Empty NOBEL I REFUZUAR

Mesazh  Admin 2008-11-19, 10:20 am

Jean-Paul Sartre refuzon Ēmimin Nobel (1964)

Perkthyer nga Urim Nerguti

Nė vitin 1964, Akademia Suedeze nderon shkrimtarin Jean-Paul Sartre me ēmimin Nobel. Mirėpo, coup de théātre ! Sartre refuzon. Kjo ngjarje pati bėrė bujė tė madhe. Ishte hera e parė qė njė shkrimtar refuzonte, me vullnetin e tij tė plotė, ēmimin e aq shumė lakmuar. Gjashtė vjet mė parė, 1958, Boris Pasternak, shkrimtari i njohur rus, kishte fituar dhe ai ēmimin Nobel, mirėpo autoritetet ruse nuk pranuan t’i japin vizė pėr Stockholm, dhe e detyruan shkrimtarin qė tė dėrgojė njė letėr refuzimi. Por nė rastin e Sartre ishte ndryshe, ngaqė ai nuk ishte nėn shtrėngimin e asnjė detyrimi.
Kėtu mė poshtė, mund tė lexoni copėza nga letrat e tij tė refuzimit. Letra e parė ėshtė dėrguar pėrpara se Sartre ta merrte vesh qė e kishte pasur ēmimin. Dhe letra e dytė ėshtė pas dhėnies sė ēmimit.



"Zoti Sekretar,
Sipas disa informacioneve me tė cilat jam njohur sot, kėtė vit do tė kisha gjasa tė merrja ēmimin Nobel. Ndonėse tė jetė paksa e fryrė nga ana ime qė tė vendos pėr njė votim i cili nuk ėshtė zhvilluar ende, po marr pėrnjėherė lirinė t’ju shkruaj me qėllim qė tė largoj apo shmang ndonjė keqkuptim. Ju siguroj fillimisht, Zoti sekretar, pėr nderimin tim tė thellė pėr akademinė suedeze dhe pėr ēmimin me tė cilin ajo ka nderuar aq shkrimtarė. Sidoqoftė, pėr arsye personale tė miat dhe pėr tė tjera qė janė mė objektive, dėshiroj tė mos figuroj nė listėn e kandidatėve tė mundshėm dhe unė nuk mundem as nuk dua, as mė 1964, as mė vonė, ta pranoj kėtė nderim.
Ju lutem, Zoti sekretar, tė pranoni shfajėsimet e mia dhe tė besoni nė konsideratėn time mė tė lartė."


Por letra nuk qe hapur dhe sidoqoftė, votimi ishte zhvilluar tashmė dhe mė 22 tetor 1964 njė anėtar i akademisė shpalli zyrtarisht : "Ēmimi Nobel pėr kėtė vit i jepet shkrimtarit francez Jean-Paul Sartre pėr veprėn e tij e cila, pėr nga fryma e lirisė dhe kėrkimi i sė vėrtetės qė ajo dėshmon, ka ushtruar njė ndikim tė gjerė mbi epokėn tonė."
Sartre i shkroi atėherė njė letėr tjetėr akademisė, duke shprehur arsyet e mospranimit tė kėtij ēmimi. Ja disa copėza nga kjo letėr :


[…] Mė vjen shumė keq qė kjo ēėshtje tė ketė marrė njė pamje skandali : ėshtė dhėnė njė ēmim dhe dikush nuk e pranon.
[…] Aty kam pėrmendur dy lloj arsyesh : arsye personale dhe arsye objektive.
Arsyet personale janė tė mėposhtmet : mospranimi im nuk ėshtė njė akt i rastit. Asnjėherė nuk i kam pranuar nderimet zyrtare. Kur pas luftės, mė 1945, mė kanė propozuar Legjionin e Nderit, nuk kam pranuar edhe pse kam patur miq nė qeveri. Gjithashtu, nuk kam dėshiruar kurrė tė hyj nė Collčge de France siē ma kanė parashtruar disa prej miqve tė mi. […] Nuk ėshtė e njėjta gjė nėse nėnshkruaj Jean-Paul Sartre dhe nėse nėnshkruaj Jean-Paul Sartre ēmim Nobel. […] Shkrimtari duhet pra tė mos e lejojė veten tė kthehet nė njė institucion, edhe nėse kjo ndodh nėn format mė tė nderuara siē ėshtė kėtu rasti. […]
Arsyet e mia objektive janė tė mėposhtmet : I vetmi luftim i mundshėm nė frontin e kulturės ėshtė ai pėr bashkėjetesėn paqėsore tė dy kulturave, asaj tė lindjes dhe asaj tė perėndimit. Nuk dua tė them qė ato duhet tė pėrqafohen me njėra-tjetrėn, e di mirė qė pėrplasja ndėrmjet kėtyre dy kulturave duhet tė marrė detyrimisht formėn e njė konflikti, por ajo duhet tė zhvillohet ndėrmjet njerėzve dhe kulturave, pa ndėrhyrje institucionesh. […] Simpatitė e mia shkojnė padyshim pėr socializmin dhe pėr atė ēka quhet blloku i lindjes, por jam lindur dhe rritur nė njė familje borgjeze. […] Shpresoj megjithatė, sigurisht, qė "mė i miri tė fitojė", domethėnė socializmi.
Ja pėrse nuk mund tė pranoj asnjė ēmim tė dhėnė nga instancat e larta kulturore, as nė lindje as nė perėndim, por e kuptoj fort mirė ekzistencėn e tyre. Ndonėse tė gjitha simpatitė e mia tė jenė nė krahun e socialistėve, do tė isha pra i paaftė tė pranoj pėr shembull dhe ēmimin Lenin, nėse dikush do tė donte tė ma jepte, ēka nuk ėshtė rasti. […] Gjatė luftės sė Algjerisė, ndėrsa ne kishim nėnshkruar "Manifesti i tė 121-ve", do ta kisha pranuar ēmimin me mirėnjohje, sepse ai nuk do tė kishte nderuar vetėm mua por dhe lirinė pėr tė cilėn ne luftonim. Por kjo nuk ka ndodhur dhe ky ēmim mė jepet vetėm tani, kur lufta ka mbaruar.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 16
Registration date : 27/10/2007

https://jugaebardhe.forumattivo.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi