JUGA E BARDHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Primo Shllaku

Shko poshtė

Primo Shllaku Empty Primo Shllaku

Mesazh  Admin 2008-11-18, 2:39 pm

PEMA NĖ MES TĖ SHESHIT
Vera kishte qenė e thatė.Nuk mbahej mend qyshkur nuk kishte ra shi.Koha e mirė vazhdonte.Gjatė ditės ngrihej nji tymnajė prej pluhni qė e pshtillte qytetin.Njerzia e ndiente me hundė e nė gojė shijen e pluhnit.Por nė mbrambje ata vazhdonin deri vonė shetitjen e tyne tė pėrhershme nė shetitoren e ngushtė qė kufizohej nė tė dy krahėt me ndėrtesa e shtėpi tė nji stili tė parandejshėm.
Kishte hŷ tetori dhe mbramja kishte morrnica.Por rrallėkush veshte mangė tė gjata.Ishte pėrhapė ideja se nuk duhej mendue fare pėr fundin e verės e fillimin e vjeshtės,se duheshin lanė nė punė tė vet me shkue sa tė shkojnė,pėrndryshe gjithēka mund tė ndėrpritej befas e stina do tė kthehej me tėrbim nė shtratin e vet tė zakonshėm.
Atė mbramje askush nuk e priste prishjen e befasishme tė motit.Njerzit po banin xhiron e fundit,bile shetitja tashti mbyllej edhe ma vonė,sepse,kushedi,mbrenda vetes secili kishte idenė se ēdo mbramje mund tė ishte mbramja e fundit pėr at sezon e mandej dimni,shiu,era e lagshtinat...
Nji shkulm i fortė ere hyni nė krye tė shetitores,u sul me furi nėpėr tź,tue i turbullue shetitėsit e asaj ore tė vonė.Ajo erė e papritun mori para dhé,ranė,gjethė e mbeturina e fshikulloi me to trupa e ftyra njerzish.Burra e gra u kthyen nė vend mbrapa-ktheu pėr me pėrmbajtė tėrbimin e flokėve tė krehun e tė shtruem me fiksativė e brilantinė.Funda femnorė u shpėrvolėn nalt tue zbulue shalė e veshje tė bardha intime. Plasėn klithma,tė qeshuna,por tė gjitha kta tė ndėrpreme,tė mbytuna. Grila e kapakė dritaresh u pėrplasėn me kėrcnim.
Kur kaloi shkulmi i erės,njerzit u ndalėn nė grupe pėr me u rregullue.Shkundnin dheun prej rrobesh,pshtynin pėr me heqė ranėn e bazhgaret qė u kishin hŷ nė gojė e,me kujdes tė veēantė,pėrpiqeshin tė sillnin disi nė formė flokėt qė me aq mund i kishin pėrpunue para se tė delnin pėr shetitjen e tyne tė mbramjes.Filluen tė pyeteshin me njeni tjetrin se ē’ishte kjo,si kishte ardhė e cili mund tė ishte vazhdimi.Por ajo furi ere nuk u pėrsėrit.Hutimi qe aq i madh,sa njerzit e harruen drejtimin e lvizjes sė tyne para ardhjes sė erės dhe vazhduen ashtu si i kishte zanė ikja e saj.
Me thanė tė vėrtetėn shetitja qe topitė.Shum prej tyne u futėn nė rrugicat qė lidhen me shetitoren dhe u larguen.Por tė tjerėt nuk deshėn t’ia dinė e vazhduen edhe ma.Por mbrenda tyne kjo erė e papritun e kishte tronditė knaqsinė e shetitjes e i kishte bā me mendue se dalngadalė ata duhet tė msoheshin me e lanė at zakon qė e kishin marrė qysh atėherė qė nuk mbahej mend se nuk kishte ra shi.
Gjindja filloi tė rrallohej,por ajo qė e kishte shkaktue at rrallim nuk po pėrsėritej.Ai shkulm ere u harrue shpejt,por nė vetdijen e secilit atė natė qe strukė nji ankth i paspjegueshėm.
Krejt papritmas qielli u hap,nji vetimė e fortė me dritė lbyrėse e bani natėn ditė.Pasoi sakaq prej fare afėr nji shkreptimė e mpreftė dhe e rreptė prej atyne qė duket se e ēajnė njeriun pėrmidis me mish e me kocka.Mbas nji pushimi tė shkurtė qė e mpiksi ajrin dhe lvizjen e njerzve,kokrra tė mdha shiu filluen me ra mbi trotuaret e pluhnosun.Ato u shpeshtuen e,mbrenda pak ēastesh,nji tymnajė pluhni e uji tė pluhnosun,u ngrit nė naltsinė e njeriut.
Njerzit u strukėn kush nėn qemere dyersh,kush nėn tė futuna dyqanesh,kush nėn streha,tė tjerėt ia dhanė vrapit pėr me i ikė batėrdisė. Shiu u rreptsue,u trash.Vetimat e shkreptimat rrahnin shetitoren,pullazet e qytetin mbarė me zemrim tė tė pandigjuem.Sa ēil-e-mbyll-sytė u sajuen rrké mbi asfaltin e shetitores qė erdhėn e u frynė deri sa sajuen nji lum qė rridhte rrėmbyeshėm mes dy trotuareve.
Njerzit e strukun ishin lagė deri nė palcė.Fjalėt e tyne tė thana me zana tė naltė ndėrpriteshin prej bubullimash e,kur vazhdonin mbas,dukeshin krejt pa kuptim.
Ishte e kjartė se ithtarėt e xhirove tė gjata tė stinės verore ishin kapė si nė kurthė prej asaj shtrėngate tė papritun.Nji palė qortonin veten se nuk kishin ikė qysh me shkulmin e erės,nji palė ishin krenarė qė e kishin jetue atė stinė shetitje deri nė sekondin e fundit.Por,si pėr njenėn palė,si pėr tjetrėn tashma ishte e kjartė se atė natė e me at shi para sŷve tė tyne e me ta si dėshmitarė kishte mbarue ajo verė e tejzgjatun e bashkė me tė edhe shetitjet e gjata deri nė orėt e fundit tė natės.
Tanė atė natė rrebeshi rrahu qytetin e sheshtė,pėrmbyti shtėpi,rroposi pullaze,theu pemė e pjergulla,shembi suvį.Tė paka ishin ato shtėpi qė i banė ballė furisė sė shtrėngatės,tė pakė tavanet qė nuk tajitėn.
Mėngjesi ishte i shurdhėt.Shiu kishte pushue e temperatura kishte ra.Njerzit kishin veshė tė tutlueme rrobat dimnore.Qyteti ishte i lagun deri nė palcė.
* * *
Ata qė dolėn tė parėt nė rrugė,qenė ata qė dhanė lajmin. Shtrėngata e nji nate ma parė kishte rrzue pemėn e madhe nė sheshin kryesor tė qytetit.Ajo pemė vigane qė mbahej prej tė gjithėve si emblema e qytetit,si simboli e pajtorja e tij,ishte rrzue e tashti dergjej sa gjanė gjatė.Trungu i saj i trashė e i rrumbullakėt kishte zanė cep mė cep sheshin.Qysh nė fillim u mor me mend se ē’ngerē i llahtarshėm ishte pėr trafikun e qytetit ai drū vigan qė e kishte nda sheshin pėrgjysmė.
Kur zbardhi drita e qyteti u zgjue,lajmi i rrzimit tė pemės u pėrhap me shpejtsi.Edhe ata qytetarė qė gjatė natės sė maparshme kishin pasė damtime tė pasunisė sė tyne,kur morėn vesht pėr pemėn,i harruen tė vetat.Rrzimi i asaj peme tinglloi nė qytet si nji gjā ogurzezė,paralajmim i nji tė keqje ma tė madhe e ma tė papėrballueshme.
Turma njerzish vinin palė e palė pėr me pa prej afėr at vigan tė shtrimė qė deri nji ditė ma parė tundte nė erė,nalt,fare nalt,ndoshta ma nalt se asnji prej ndėrtesave tė qytetit,degzat me gjethė tė majės.Ku i afroheshin sheshit,atyne u binte menjiherė nė sŷ mungesa e pemės. Pejzazhi tipik i qytetit dukej nji kartolinė e grisun.Vendin e pemės e kishte zanė nji boshllek qielli,nji kaltėrsi e shpėrlame.
Njeriu qė formuloi pėrshtypjen e parė mbi atė pamje tė re tha se sheshi pa pemėn iu duk si jetim.Deri nė mbramjen e asaj dite do tė bāheshin shum karakterizime pėr sheshin jetim.Kjo prirje kaloi deri nė mani,por duhet thanė se tė gjitha pėrshtypjet ngėrthenin njifarė shqetsimi e pamja paraqitej e shkallzueme simbas tana nuancave tė sė keqes.
Kur turma nė shesh u rrit e murmuritja e saj vigane ēatisej prej borive nevrike tė makinave qė kėrkonin kalim,autoritetet vendore nuhatėn se nė qendėr tė qytetit kishte ndodhė diēka e pazakontė.I pari atje vrapoi kryetari i bashkisė bashkė me sekretarin e vet.Ēanė turmėn e u gjetėn diku pranė pemės,te kati i dytė a i tretė i degėve tė saj.Kryetari i bashkisė nuk e kuptoi atypėraty se pėrse turma nuk e kishte marrė rrzimin e asaj peme thjesht si rrzim,si rrzim prej shtrėngatės,prej moshės a diēka tė tillė.Gjithsesi iu u duk pa shkak gjithė ai kallaballek e turmėn e quejti grumbullim kureshtarėsh.Dha nėn zā porosi qė tė sillej nji togė policėsh,e cila do tė shpėrndante turmėn dhe do tė rivendoste trafikun.Por kur u kujtue se trafikun e pengonte pema,me zā tė naltė dha sėdyti porosi qė tė thirreshin ata tė pyjores.
Mbas pak turmėn e ēau nji togė policėsh,e cila i shtŷu sa mundi njerzit larg prej pemės.Rreth sa u pėrftue boshllek e raporti mes pemės sė rrzueme e njeriut mori pak a shum vlerat e asaj kohe kur pema ishte nė kambė e njerzit kaloni pėr nėn tź.
Atėherė kryetarit tė bashkisė iu duk se puna nuk ishte aq e thjeshtė sa i qe dukė kur kishte ardhė nė fillim e,me nji dorė tė shkujdesun,kishte prekė pemėn,pėr t’i shkundė e fshī gishtat me nji gjest po aq tė shkujdesun e tė panevojshėm.Iu duk se porosia pėr me lajmue pyjoren kishte qenė e ngutun.U pėrkul nė veshin e sekretarit pėr ta pyetė nėse e kishte pėrcjellė porosinė e ai iu pėrgjigj me zell se po.Kryetarit tė bashkisė ketė herė s’i pėlqeu zelli i vartėsit tė vet.Ai po kundronte at trup ēuditnisht tė lmuet e me rrudha tė rregullta rreth degzimeve,tamam siē ndodh me lkurėn e gjallė njerzore rreth artikulacioneve.Nji degė e trashė qė pesha e pemės e kishte zanė nėn vete,ishte shqye e tźjzat e kputuna tė drunit tė ri dukeshin si gjurmė e nji klithme,kurse langu i trashė i lkurės sė dėrmueme si lot i trashė.Ajo pemė shtrīhej atje me tė tanė shźjat se ishte gjallė,me lkurėn e hintė,pėrmes sė cilės dallohej kjartė nji masė e tulėt e e gjelbėr shum e gjallė,shum e freskėt qė,me rudhat e imta qė sajonte, dukej sikur padiste ndonji fėrgėllimė tė ngathėt.Ajo lmuetsi e habitshme e degėve,ajo rrumbullaksi i kujtonte padashje nji trup femnor tė shtrimė e lakuriq atje para sŷve tė nji turme kureshtare e cila dukej se nuk e kishte konsumue atė pamje tė jashtzakonshme e priste sa tė mėrzitej e tė tėrhiqej tue e gogsitė atė ngjarje.
Pėrballė kryetarit tė bashkisė turma u ēa.Nji njeri me nji dosje qė e mbante sipėr krenave tė turmės,po vinte nė drejtim tė pemės.
“Po patėt thirrė pyjoren,unė s’kam ma vend ktu”,thrriste ai.
Ishte njeni prej historianėve ma nė zā tė qytetit.Qe marrė nji jetė me studimin e monumenteve historikė e tashti po vraponte pėr t’u ndodhė nė vendin e ngjarjes ma tė re qė kishte prishė rregullin e pėrditshėm tė qytetit tė sheshtė.
Policėt s’e mbajtėn.Kur u afrue pyeti nėn zā se si kishte ndodhė kjo gjā.Askush s’i dha pėrgjigje.I ra pėrsėgjati pemės dhe e inspektoi nė tė dyja anėt.Kur erdhi pranė autoriteteve,u tha se nuk i besohej qė nji pemė kaq vigane tė ishte rrzue prej nji shiu qė nė at qytet ishte nji gjā kaq e zakonshme.
Shkoi te kryetari i bashkisė dhe i tha :
“Ti besoj e di se kjo pemė āsht ma e vjetėr se vetė qyteti.E pati mbjellė simbas gojdhanės...”e filloi me tregue fakte e hamendje mbi nji kohė qė as ai vetė nuk dinte me e shprehė me shifra.
Kryetari i bashkisė pėrherė e ma tepėr po e ndiente se pozita e tij ishte shum ma e ngatrrueme se ē’mund tė ishte nė raste fatkeqsish natyrore,kur ai thirrej me marrė vendime tė shpejta nė dobi tė qytetarėve. Ai po kuptonte se ajo pemė stėrmadhe,kur ishte ende pingul,paskej qenė nji element i parandsi i qytetit tė vet,nji send qė s’lypte kujdes,as kurrfarė vemendje.Kurse tashti e shtrime mes sheshit,ngjante me pėrbindsh,me nji pėrbindsh familjar qė,aq sa tė prish punė,aq ke edhe ngurrim me e heqė qafe.Tashti ajo pemė i ngjante me shum sende njiherėsh e kjo gjā ia kishte turbullue vullnetin.
Papritmas i erdhi mendimi se ai nuk duhet tė vendoste vetėm se si duhej tė shkonte puna e ksaj peme.Menjiherė i tha sekretarit tė lajmonte autoritete dhe njerz me peshė nė jetėn mendore tė qytetit.
At ēast nji burrė i gjatė me nji peliēe kaki iu afrue kryetarit.Pėrshndeti e foli shkurt :
“E pat edhe kjo.”
Kryetari e kishte marrė vendimin mbrenda vetes qė pyjorja tė mos pėrzihej nė punėt e pemės.
Pyeti pa u sjellė :
“Ēfarė peme āsht kjo,inxhinier ?Si quhet,me nji fjalė ?”
Inxhinieri e shqyrtoi pemėn,e preku,kputi gjeth prej nji bisku tė njomė e tha :
“Caracė...fojletė...karabobe,ose siē i themi na ktu nė qytet,kalibobė.”
Kryetari u pėrmend :
“Aha,po,kalibobė.”Dhe heshti.
Historiani ndodhej afėr dhe e ndigjoi.
“Ē’randsi ka kjo ?Pema āsht ktu para qytetit,ka pa lindjen e rritjen e tij.Āsht dėshmitare okulare e shum ngjarjeve qė kanė pėrcaktue fatin e ktij qyteti.Diku ka edhe plagė plumbash e predhash...qe diku ktu...”.Dhe u largue pėr t’i gjetė.
Nji grue prej nji shtėpie karshi kaloi pa u vū re kordonin e qetė tė policėve dhe iu afrue kryetarit.
“Zotni kryetar,pėr hesapin tim u bā shum mirė qė u rrzue kjo kalibobė.Gjatė verės fmijėt tanė hypnin pėr kokrra deri nė majė tė saj.Na bāhej gjaku ujė ēdo vjetė kur i piqeshin kokrrat.Si majmunat kacavareshin deri nė majė.Mblidheshim na gratė e shpijave pėrreth e fillonim vajin pėr fmijėt e hypun nė tź.”
Kryetari ishte i pavemendshėm.
“A e shef,zotni kryetar”vazhdoi grueja“atė tė shkretin atje ?” Dhe tregoi turmėn pėrballė.
Prej diku atje u shkput nji karrocė sakatėsh qė e ngiste nji burrė pėrmbi tė pesėdhjetat.
Ai u afrue dhe kryetari e priti me kureshtje.
“Kam qenė dymbėdhjetė vjeē kur pata hypė nė tź pėr kokrra.Mė rrshqiti kamba dhe rashė.Theva shtyllėn e kurrizit.Qysh atėherė jam i mbėrthyem nė ket arkivol me rrota.”Dhe rrahu me forcė pshtetset e karrocės.
Kryetari ndieu dhimbje.
Sakati vazhdoi :
“Mbas rrezikut tim im atė deshi me e pre,por u tut se nuk dinte se kah mund tė rrzohej.”Dhe bani nji gjest nėnshtrimi.
Sakati iu afrue pemės e me nji shkop e godiste butė,por jo pa inat.
“Hė,si po tė duket ?”e pyeti historiani.
Sakati u ngėrdhesh :
“Kur ishte nė kambė,e mbaja mirė nė mend vendin se prej ku kam ra.Kshtu tė rrzueme,e kam tė vshtirė.Mandej nė atė kohė ka qenė ma e vogėl,shum ma e vogėl.Po tė kisha ra tashti,me siguri do tė kisha vdekė nė vend.”
Sakati u largue tue e grahė karrocėn me duer mbi rrotat e mdha.Inxhinieri i pyjores vazhdonte inspektimin e pemės.Me nji metėr shirit maste perimetra e gjatsi.Herėmbashere i hidhte nga nji sŷ edhe kryetarit tė bashkisė.Kur sŷtė e tyne u takuen,e pyeti.
“Hė,si thoni ?”Dhe bani me tehun e pllambės veprimin e sharrimit.
Kryetari largoi sŷtė e bani sikur nuk kuptoi.
“A āsht lajmue kryeqyteti ?pyeti historiani.“Kjo pemė āsht monument kulture...Nėmos...monument natyre po se po.”
Nga njena anė turma ishte e shqetsueme.Bori me tinguj nga ma tė ndryshmit banin nji zallamahi qė tė acaronte nervat.
“Erdhi prefekti”,tha dikush.
Prefekti u afrue me nji ēantė tė hollė nėn sqetull.
“Hė,ē’bėhet kėtu?Ėshtė krijuar njė rrėmujė e tmerrshme.”
Veshtroi kryetarin e bashkisė e i tha :
“Hiqeni,ē’e mbani kėtė tabut !”
Kryetari luejti paksa prej vendit.Historiani liroi lehtė nyjen e kravatės.Sekretari veshtroi nėn sŷ kryetarin.Inxhenieri i pyjores u afrue tė merrte vesht se ē’po thuhej.
“Po, po, diēka do tė bājmė”, tha nėpėr dhambė kryetari.
Deri nė orėn dhjetė tė paradites aty u pėrshkuen pothuejse tė gjithė autoritetet e qytetit.Turma u shpėrnda dhe kordoni i policėve u hoq. Trafiku u devijue dhe pema e rrzueme u gjet nė nji mjedis bosh edhe ma tė madh.Njerzit tashti e kundronin nė ecje e sipėr,pėrveē,tek-tuk ndonji kalimtari tė ngźshėm qė ngulej nė ndonji cep trotuari dhe vriste kohėn tue u marrė me pemėn.
Sa ma tepėr kohė qė kalonte e sa ma pak njerz kishte rreth vetes,aq ma tepėr ajo pemė i pėrngjiste nji kufome tė madhe a nji trupi qė ngadalė po jepte shpirt mu nė mes tė qendrės sė qytetit.
Shum njerz qė nė qytet ishin nė gjendje me dhanė mendime tė kuptueshme pėr shumicėn,e lidhnin rrzimin e pemės me shpėrthimin e shtrėngatės nji natė ma parė.Ata e kishin marrė jo si ngjarje,por si paralajmimi i ngjarjes.“E madhja vjen mbas”,deklaronin haptas.E thonin me njifarė knaqsie,tė cilėn as qė banin ndonji pėrpjekje pėr ta mshefė,a thue se e keqja qė paraflisnin do tė godiste dikź tjetėr e jo vetė ata. Kishte asish qė kishin llapė kaq tepėr qysh nė mjes herėt rreth asaj peme,saqė kishin bā bź tė randė qė tė mos e zenin ma me gojė.Por krejt pa dashje bisedat silleshin prap te pema dhe ata zźheshin tash e parė tue e shkelė betimin.


( vazhdon)


Edituar pėr herė tė fundit nga Admin nė 2008-11-19, 10:28 am, edituar 2 herė gjithsej
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 16
Registration date : 27/10/2007

https://jugaebardhe.forumattivo.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Primo Shllaku Empty PEMA NE MES TE SHESHIT

Mesazh  Admin 2008-11-18, 2:40 pm

Kryetari i bashkisė ndźjti fare pak nė zyrė.Si qytetar i parė i Qytetit tė Kalibobės,ndiente njilloj si bashkėqytetasit e tij atė forcė cfilitėse qė tė mundon,kur ndodhesh para diēkaje,tė cilėn nuk di se si ta trajtosh.Nji fjalė goje kishte qenė ajo qė kishte thanė prefekti:“atė tabut”.E kishte kollaj ai.I ardhun ishte.Ku i dinte ai shźjat e qytetit, shtyllat e qytetit,mendjen e tij.
Kah mesdita kishin ardhė te pema e rrinin tubė pa mundė me dalė nė nji pėrfundim njerz qė ishin yndyra mendore e qytetit.
Famulltari kishte shprehė haptas knaqsinė e vet se nė rrzimin e saj ajo pemė nuk kishte shkaktue viktima.Kishte thanė se do tė falnderonte Zotin nė meshėn e mbasdites.
Drejtori i muzeut kishte pranue pa rezerva randsinė e pemės gjallė,si dhe shźjtninė e saj tė rrzueme,por kishte ngritė supet tue thanė se objekte me tė tilla pėrmasa nuk mund tė strehoheshin nė mjediset e paka tė muzeut.Dikush bile kishte pyetė nėse do tė ishte kurrsesi e mundun me e ringritė edhe nji herė nė kambė ashtu siē ishte,meqė rranjėt ishin aty dhe gropa e hapun.Ky mendim ua kishte ngrofė zemrėn shum dashamirėsve tė pemės,por specialistėt e kishin hjedhė poshtė idenė me shkakun e mungesės sė teknikės sė pėrshtatshme pėr ngritjen e nji objekti sa kabį aq edhe tė randė.
Ndėrkaq rretheqark pemės u dukėn njerz qė i hidhnin asaj sŷ lakmiqarė.Me mend llogarisnin sa metėr kub drū mund tė delnin prej asaj,sa muej dimėn mund tė kaloheshin me ta e a ishte drū qė e mbante zjarmin apo jo.Ata mbaheshin ende larg,mbanin nė dorė ndonji bisk tė thyem prej saj e silleshin poshtė e nalt me lvizje qė mezi e mshefnin padurimin.
Aty nga dreka dolėn nė rrugė fmijėt e shkollave.Orėt e msimit ua kishin pėrndezė dėshirėn pėr tė shkue sa ma parė te sheshi e pėr ta kundrue me sŷtė e vet atė vigane tė rrzueme,para se dikush ta hiqte prej andej.Kur erdhėn fmijėt,pema u rrethue si nė mjes herėt..Ata u lshuen mbi tź,i hypėn trungut,kacavareshin,kalonin degė mė degė me shkathtsi tė shkujdesun.Kishte asish qė u mburreshin shokėve tue u tregue bigzime degėsh andej kah ana e majės,ku ata kishin mundė me u kacavarė gjatė verės qė shkoi.Tė tjerėt,ma frikacakė e lladikė,hypnin me mundim, ēoheshin nė kambė tue u luhatė e,si tarzanė tė turbullt,hapnin krahėt me ndjenjėn ngadhnjyese qė,nėse nuk kishin mundė me iu kacavarė kur ajo ishte nė kambė,tė paktėn tashti ata do tė shkelnin nė degėt aq fort tunduese,tė cilat shokėt e tyne ma tė shkathėt e trima i mbrrinin me aq lehtsi e ata mbeteshin nė tokė,tė shamė e tė turpnuem pėr ngathtsinė e vet.
Ndėrkaq njeni prej shkollarėve gdhendi me brisk nji zemėr tė shporueme prej nji shigjete,dikush tjetėr nistoret e emnit tė vet.Tre fotografė po korrnin pare me polaroidet e tyne.
Burra tė mdhej nė moshė i afroheshin pemės,pshtesnin kambėn mbi ndonji degė tė trashė e merrnin poza prej njerzish tė randsishėm,gati me thanė si prej njerzish qė e kishin vū pėrfundi at vigan qė s’e kishte pasė shokun pėr kah naltsia.
Skulptori,skulptor monumentesh publike,kishte orė tė tana qė po e studjonte prej afėr trungun e pemės.Tundte kryet e thoshte me vete :
“Ah,sikur ta dija...”
Mandej drejtohej,ēonte pantallonat e thoshte prap me vete :
“Ēka me ditė ?Dreqi ngjitej deri nė majė tė saj pėr me i pa kto...”
Mandej prap shtonte:
“Dreqit i shkonte mendja se kjo pemė i kishte kto,se,pėr t’u ngjitė nė tź,edhe i gjehej dermani...”
Kryetari i bashkisė e kishte pikasė skulptorin qė nuk po i ndahej asaj peme.Diēka solidare e shtŷu t’i afrohej.
“Si thue,”i foli skulptorit“a s’mund tė shkpusim...”
Kryetari u ndėrpre.Fjala “shkpusim” qė sapo kishte pėrdorė, nuk i pėlqeu.Mendoi pak.
“...tė marrim nji copė”,vazhdoi ai“...nji fragment e ta ruejmė diku.Ku ?Ku di unė.Nė zyrėn time,pėr shembull.”
Skulptori qeshi.
“Eja tė tė tregoj diēka,kryetar.”
E kapi prej krahu dhe e ēoi diku te degėt e majės.
“E shef,”foli“Kpute ktu.E dallon se ēfarė formash merr druni nė ket vend ?Shife mirė.Prej ktu deri ktu.Tė tjerat,leni.”
Skulptorit iu duk se kryetari po e ndiqte.
“Kta janė hipogastrat...ose barku,pjesa e barkut.E shef ketė birė.Kjo āsht kėrthīza.Shif si ndahet trungu nė dysh.Preke sa e lmuet.Tamam si kofshė femne.Oh,ē’mrekulli !Ky tors i pėrsosun Venusi varej kokėposhtė nė ketė rrugė qė unė pėrshkoj dhjetė herė nė ditė.Por isha qorr,qorr dy sŷsh,se kisha ngut me shkue e me gdhendė gurė.E ēfarė gurėsh ?Gurė tė ftoftė,gurė gri.Preke,preke,pėr kuriozitet.”
Kryetari i bashkisė u befasue.Diku ma poshtė,afėr trungut qendror,ai kishte vū re vetė nji ngjashmėni tė tillė.Degėt atje ishin shum ma tė trasha e atij i kishin sjellė ndėr mend prehnin dhe kofshėt e nji grueje tė pjekun,e dhanė kjo shum mbi madhsinė natyrale.Kurse ky vend qė po i tregonte skulptori,ishte saktsisht fragment i nji nudoje femnore,i nji vajze qė sapo ka mbrritė plotninė e formave tė saj fizike :barku petė, kofshėt e lmueta e te mbushuna qė hapeshin paksa anash.Kurse nė dy anėt e skajshme vazhdonte druni,nji drū qė s’i pėrngjiste asgjāje pėrveē se vetes.
Megjithė pėrkimin e pėrshtypjeve tė veta me ato tė skulptorit,kryetarit iu prish qejfi qė s’ishte ai qė e kishte hetue atė ngjashmėni.Ai nuk e preku drunin siē po i lutej skulptori,por me sŷ e ndiente lmuetsinė e lkurės sė pemės.Nėn kostumin e tij blu prej stofe tė ndritshme,lkura e tij provoi nji vetimė pėrqethje.
Mbas tyne po vinte nji grup tjetėr.Ata po thonin me zā tė naltė se,pavarsisht se kjo gjā nuk duhet tė ndodhte,kjo pemė ishte bā problem.Tė gjithė pijanecėt e pijetoreve rretheqark sheshit e kishin marrė ves e shurronin te trungu i saj.Ky bile,hamendsonin,ishte edhe shkaku i dobsimit e,ma vonė,i rrzimit tė saj.
Kryetari u bashkue pėrsėri me kolegėt e tij nė trotuar. Skulptori po ua thoshte edhe tė tjerėve zbulimin e vet.Tė tjerėt duket se i zbaviste pėrshkrimi i tij.
Dikush i tha kryetarit tė bashkisė se qyteti do tė nderohej fort sikur tė shifej mnyra qė kalibobės sė rrzueme t’i bāhej njifarė funerali.
“Si ?”pyeti ai.
Atėherė filluen me i spjegue se ē’tingull pak a shum tė kobshėm kishte pasė nė qytet ramja e asaj peme,se psikja kolektive ishte e topitun nga parandjenja se diēka e keqe kishte pėr tė ndodhė,diēka e paparashikueshme dhe e pashmangshme.
“Pse funeral ?”pyeti i habitun kryetari.
Ata i thanė se asgjā nuk u dukej ma e pėrshtatshme si ceremoni.Dasėm,pėr shembull,nuk do tė kishte kuptim.Dekorim,po prap, s’kishte sesi.
Kishin mendue qė tė shpallej monument natyre.Po si,kur ? Mbas vdekjes,kishin thanė.Kishin heqė dorė edhe prej ksaj ideje,sepse monumentėt duhet tė jenė diku e tė palvizshėm..Kurse kjo pemė...
Kryetari kishte nisė me kuptue se tė gjithė ishin dakord qė ajo pemė tė mos ikte ashtu,pa u nėnvizue ky ēast fundor i jetės sė saj,por nga ana tjetėr,e ndiente mirfilli se tė gjithė ishin tė nji mendje qė ajo duhej largue,duhej heqė,duhej zhdukė...
“Po pse funeral ?”kishte pyetė pėrsėri kryetari i bashkisė sė Qytetit tė Kalibobės.
E ata i kishin thanė se kjo pemė ishte rrzue,kishte ra e,se kur diēka rrzohet,kur bie,nėmos atypėraty,tė paktėn pak ma vonė,āsht e pritshme qė ajo diēka edhe mund tė marrė fund,mund tė vdesė.Dhe ia kishin thanė troē se simbas mendimit tė tyne nji gjā e tillė kishte ndodhė edhe me kalibobėn e sheshit nė mes tė qytetit.
“Pse funeral ?”kishte pyetė pėr tė tretėn herė kryetari,i cili at ēast ma fort se kurr kishte parasŷsh ngjashmėninė absolute tė disa pjesėve tė asaj peme me torse femnorė prej grueje tė pjekun ose prej vajze qė sapo e ka plotsue pjekuninė e trupit tė vet.
E ata i kishin thanė se kur diēka vdes e mbaron,duhet medomos tė shkojė nė vorr,pėrndryshe kalbet,qelbet,prishet.Pra funeral i kishin sugjerue se funerali ka nji tė mirė tė madhe se,tue tė nderue e tė dhanė meritat,tė pėrcjell...
“...tė pėrcjell...”,kishte thanė kryetari i bashkisė e,nga mnyra sesi e kishte thanė,tė gjithė e kishin kuptue se ai ma nė fund kishte ra dakord.
Atėherė,paksi tinzash kryetarit,sekretari i tij kishte thirrė pėrsėri pyjoren,por ketė herė jo inxhinierin,por puntorėt e veglat e tyne tė punės.
Kah mbasdrekja ia behėn puntorėt e pyjores me motosegat e veta.Ēeta e qytetarėve tė vemendshėm qė silleshin gjatė gjithė ditės andejpari,mori zemėr.Se kah nxorėn spata e sharra dore e ia filluen punės pėr hesap tė vet tek degėt e majės,ku landa ishte kinse ma e pavlerė.
Puntorėt e pyjorės kapėn trungun e trashė.Pėr dy orė trupi vigan i pemės ishte coptue e bā rrafsh me tokėn.Cilindra tė mdhej prej druni rrokulliseshin e njerzia rrinte nė ta si stola.
Kur erdhi kryetari i bashkisė,pamja kishte fillue me ndryshue.Pema qė s’ishte ma nė vendin ku ishte rritė,tashma nuk ishte as nė vendin ku kishte ra.Pėrmes trupit tė saj tė premė kortarė-kortarė njerzit kalonin lirisht.Kureshtja e tyne kishte ra shum.Ai iu afrue vendit ku skulptori i kishte tregue zbulimin e vet.Por atje kishte hŷ spata e pjesėt e atij trungu tė magjishėm qė ia kishte pezullue frymėn e ia kishte prapsue vullnetin me marrė nji vendim,s’ishin tjetėr veēse trungje tė vegjėl cilindrikė qė ca kalamāj i ēanin katėrsh me spatė.
“Tė mbarojė kjo histori”,tha me vete.
I rilindi ideja me pre nji rriskė prej drunit tė asaj peme e me e mbajtė si relike a si kujtim nė zyrėn e vet.Iu duk se ishte i fundit qė po lirohej prej idesė ndjellakeqe tė asaj dite.Nuk deshi tė mbetej kaq mbrapa e hoqi dorė nga kjo dėshirė.
Tė nesėrmen nė mjes u ngrit me plan qė tė shkonte nė kambė nė zyrė e,me ket rast,tė kalonte edhe nga sheshi.Mungesa e pemės nė kambė i ra ma pak nė sŷ.Kurse mungesa e pemės sė rrzueme aspak.Dy fshesaxhij tė bashkisė po mblidhnin grumbujt e fundit tė tallashit qė kishin lanė motosegat e pyjores,kurse nji i tretė hidhte ujė mbi asfalt me nji zorrė,e cila kishte kaq presion sa mezi e mbante nė dorė.
Kambėt e ēuen te vendi ku qėndronte pema.I doli para nji gropė e thellė e e freskėt,qė iu duk si plagė.Ndieu frikė prej saj, i largoi sŷtė e,me nji piruetė tė lehtė,u kthye e vazhdoi rrugėn pėr nė zyrė.
Ecte me pėrshtypjen se funerali kishte marrė fund,por gropa kishte mbetė e hapun

Shkodėr,1997
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 16
Registration date : 27/10/2007

https://jugaebardhe.forumattivo.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi